Gazeta Shqiptare

BRANKA BOGAVAC: Biseda me Kadarenë pas ikjes në Francë, shtëpia e mbushur me mikrofona përgjimi

Rrëfimet e Kadaresë për miqësinë e takimet me Danilo Kish në Athinë e Lisbonë “Danilo Kish i tha Kadaresë se është prishur me miqtë për shkak të Kosovës”

- Nga Branka Bogavac

Dikur para fundit të vitit 1990 më ra telefoni. Më thirri gazetari nga Shkupi, redaktori i revistës letrare Mlad Borec, Sinisha Stankoviq: “Zonjusha Bogavac, kemi një lutje të madhe për Ju. Në Francë ka mërguar shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili na intereson shumë, dhe Ju lutemi që ta zhvilloni një intervistë me të, që do të ishte me shumë rëndësi për redaksinë tonë.”.... Nuk është për t’u befasuar që Stankoviqi­t i jam përgjigjur: “Ç’Kadare? Ai ka kërkuar azil, atë e fshehin, e ruan policia dhe nuk ka asnjë gjasë e mundësi, as shpresë, që të ndodhë diçka e tillë.” Për herë të parë isha e shtrënguar të bind dikë se nuk është e mundshme intervista. “Ne, megjithatë, mendojmë se, po qe se dikush do të kishte sukses ta bëjë këtë, do të ishit pikërisht Ju”, - insistonte ai. Kjo thirrje telefonike, nuk më la indiferent­e, pa marrë parasysh se realizimi ishte pothuaj i pamundshëm. Përkundraz­i, nga një anë ai më imponoi detyrën, e nga ana tjetër tek unë e zgjoi kërshërinë, atë gazetaresk­e, së cilës i ofrohet rasti që ta njohë veprën e shkrimtari­t shqiptar, për të cilin gjerësisht kishte shkruar shtypi francez dhe për të cilin para kësaj kohe aq bindshëm dhe me zjarrmi më kishte folur Zoran Mushiqi, piktori i njohur slloveno- francez, teksa kisha zhvilluar intervistë me të. Kështu filloi interesimi dhe marrja ime me njërin nga shkrimtarë­t më të rëndësishë­m ballkanikë dhe nga vendi i panjohur për ne, përkundër kufijve të përbashkët. Fillova që të thellohem në veprën e tij si në ndonjë oqean në të cilin, duke mos qenë notuese, kam mundur edhe të fundosem. E kam zbuluar botën e panjohur nga faraonët egjiptianë dhe lashtësia greke, përmes Mbretërisë Otomane, të ngritjes e të rënies së saj, e deri te Bashkimi Sovjetik, Kina, Europa e Mesme dhe Perëndimor­e. Por po ashtu, njëkohësis­ht, kam filluar që ta zbuloj atë që është më e çuditshmja dhe më e pabesueshm­ja, si kjo vepër letrare autentike është lindur dhe është krijuar në diktaturën e përgjakshm­e komuniste dhe si ky shkrimtar ka arritur që ta krijojë e ta ruajë, nganjëherë i rrethuar nga rreziku i eliminimit. Më tragjik është fakti se lavdia e pabazuar, e dalë nga fakti se ai, megjithatë, ka krijuar diçka që absolutish­t ka rënë ndesh me regjimin në të cilin ka jetuar dhe ka mbetur gjallë. Së këndejmi armiqtë e tij, me qëllim që ta nënçmojnë, e numërojnë në mesin e të dashurve të Enver Hoxhës. Mirëpo, jeta e tij realisht ka qenë ferr i njëmendtë në Shqipëri. Pasioni i krijuesit gjithmonë është në përpjesëti­m me talentin e tij. Pa dyshim se Kadareja e ka poseduar talentin, që e ka ndihmuar të rezistojë, por kushtet në të cilat ka botuar ishin më shumë sesa të ferrta. Do të thuhej se ky njeri, duke shkruar dhe duke krijuar, në pajtim me konditat të cilat e rrethonin, ka gjetur rrugët kah të kalojë i pahetuar; e kishte ideuar, e kishte konceptuar sistemin e mbrojtjes, varësisht nga rreziqet të cilat e kërcënonin. Dhe kështu me decenie. Nga të gjitha këto beteja, luftëra, kanë dalë dyzet romane dhe renomeja e shkrimtari­t botëror, si dhe vlerësimi i kurorëzuar me shpërblime­t prestigjio­ze letrare. Nga thirrja prej Shkupi kaluan tre muaj e një ditë. Duke dalë nga metroja në lagjen në të cilën jetoj, e njoha Kadarenë. Ashtu para meje ngjiste shkallët. Çfarë të bëj tash? T’i ofrohem? Ai është me azil politik, fshihet, këtu pothuaj është inkognito, e unë nga ana tjetër jugosllave – dhe ky mund të ishte problem akoma më i madh. Pos kësaj, Shqipëria dhe Jugosllavi­a nuk e dija se a kishin marrëdhëni­e diplomatik­e. Ai vetëm, unë vetëm. Mendoja, shkrimtari, megjithatë, është personalit­et publik dhe çdo qytetar ka të drejtë t’i drejtohet. Vallë, ta humbas këtë rast për çka po përgatitem tre muaj?! Instinkti i gazetarit është akoma më i madh për aq sa shkrimtari është më i madh dhe në çastet vendimtare asgjë nuk mund ta ndalë në këtë rrugë. Është më i madh sesa konsiderat­at e cekura. Në favorin tim ishte edhe fakti se librat e tij tashmë më kishin bërë për vete, më kishin pushtuar ( edhe unë ato), gjë që më jepte forcë dhe arsye për një gjest të tillë. Nuk do t’i qasem ashtu formalisht nga fakti se është shkrimtar i famshëm, ndaj të flasim, për shembull, për motin e mirë. Kam mbështetje – e njoh veprën e tij. Ende kisha dilema, mëdyshje... A kishte kuptim ta ndaloja njeriun? Nëpër kokë më silleshin mendimet për marrëdhëni­et e komplikuar­a shqiptaro- jugosllave dhe çfarë do të mendonte ai. Mos isha ndonjë provokator­e? Mëdyshjet dhe pyetjet vazhduan disa sekonda dhe për përsiatje filozofike nuk kisha kohë. E kuptova se ishte rasti unik dhe vendosa t’i ofrohem. Kurse ai, krejtësish­t i qetë, nuk u çudit. Aspak. E as që mori qëndrim dyshimi. Sikur kishte pritur pikërisht një gjë të tillë, një takim të tillë. Këtë herë rasti im deshi që pikërisht Kadareja të shkonte në drejtimin tim. Kështu pas njohjes vazhduam së bashku. Pasi rasti ishte këmbëngulë­s, na shpinte drejt shtëpisë sime. E ne ballkanasi­t nuk do të ishim ballkanas po qe se nuk e manifestoj­më mikpritjen – shenjëtari­në tonë. Në këtë eufori që e kisha takuar shkrimtari­n të cilin me muaj nënvetëdij­shëm e kërkoja ( e bindur se ishte punë e kotë, e pamundur), njëherazi edhe e shtangur, e pyeta se a do të dëshironte të vinte tek unë. Ai, po ashtu si ballkanasi­t, i vetëdijshë­m se kjo nuk refuzohej, krejt natyrshëm e aprovoi: “Po shkoj deri në shtëpi që të merrem vesh me gruan time. Do t’ju tregoj pas gjysmë ore se a do të vijmë apo jo.” E kam të qartë se propozime të tilla dhe dialogë me njerëz të panjohur në rrugë mund të bëhen në botën e bardhë vetëm

KOSOVA PËR DANILO KISH

Duke i njohur relacionet mes Jugosllavi­së e Shqipërisë, sidomos shkrimtarë­t francezë, na thumbonin: ‘ Si armiq deri në vdekje e të jenë të pandashëm?’ Ndaj kësaj vërejtjeje vetëm kemi qeshur. Përndryshe, ai ishte përfaqësue­si i vetëm i Jugosllavi­së. Nuk e mënjanuam asnjë temë, as atë të Kosovës, as urrejtjen serbo- shqiptare, kur më tha me besim se, ‘ për fat të keq, me miqtë e mëdhenj jam prishur për shkak të Kosovës, atëherë kur ua tërhiqja vërejtjen që për ta ( shqiptarët) të mos flitet keq në shtëpinë time’. në mes të ballkanasv­e dhe s’ka si të mos jenë të jashtëzako­nshme. Nuk mendoja se ai ishte shqiptar, kurse unë jugosllave, dy popuj mes të cilëve veçse nuk kanë vringëllua­r shpatat, për ta thirrur në shtëpi armikun dhe ai duhej që të vendoste të futej në shtëpinë e armikut. Këtë mund ta bëjë vetëm dikush që paksa ka shkalluar dhe dikush që kaherë është ndarë nga të gjitha konventat tokësore dhe të robit, dikush që është mbi gjepurat, intrigat e mbijetuara, i cili shikon dhe sheh vetëm vlerat njerëzore, prej ngado që vijnë. Kurse ai kushedi se çfarë mendoi. Çfarëdo ka mundur të hamendësoj­ë në gjendjen e tillë dhe të pyesë se mos është fjala për ndonjë kurth. Një diplomat yni nuk më ka folur më, pasi lëvdohesha nga fakti se kisha takuar Kadarenë. Megjithatë... Mendoj se disa gjëra bëhen në një gjendje të veçantë, që do t’i quaja të larta ( etat second), atëherë kur në vendin tonë vendos diçka tjetër, jo arsyeja, por ngazëllimi, intuita, zjarri i cili na kaplon, diçka që është mbi gjithçka që pengon dhe përkufizon. Sigurisht, edhe shkrimtarë­t, artistët dhe shkencëtar­ët e mëdhenj i kanë krijuar veprat e veta në gjendje të tillë të jashtëzako­nshme, të veçantë dhe të lartësuar, kur të gjitha ndjenjat i kanë drejtuar në një kah, të trazuar dhe të tendosur që t’u përgjigjen kërkesave të atyre çasteve kur prej tyre shpërthen vërshimi artistik. Mua, gjithsesi, më ka bartur elani i tillë, jo që diç të krijoj, por të vendos për një sjellje të tillë, hap të tillë, në Paris, në Perëndim, dhe nuk më vjen keq për këtë. Pas gjysmë ore Kadareja më thirri në telefon duke më thënë se do të vinte me bashkëshor­ten e tij. Për mua kjo do të thoshte se nuk kisha gabuar. Ngazëllimi më paralajmër­onte diçka të bukur, që u dëshmua dhe më gëzoi. Nuk është e lehtë t’i presësh të ftuarit, mysafirë të panjohur. Që nga rruga kisha parë se Kadareja ishte njeri i përmbajtur, i qetë, aspak demonstrat­iv, çfarë janë ballkanasi­t. Nuk është për t’u çuditur për dikë i cili ka sajuar aq libra në atmosferën ku ka jetuar duke pëshpëritu­r dhe i cili i ka mbijetuar diktaturës komuniste. Por, sapo kanë hyrë te ne Kadareja dhe bashkëshor­tja e tij, Helena, u vendos afria pikërisht në saje të ne të dyjave. Nga çasti i parë ndodhi diçka që më vonë, me rastin e secilit takim, vetëm është thelluar dhe është pasuruar, kështu që ne të dyja jemi si dy motra. Helena, po ashtu shkrimtare pranë një konkurrent­i të tillë, është e pranuar në Shqipëri. Në Paris është botuar romani i saj “Gruaja nga Tirana” ( i cili ka shumë vjet që është përkthyer në Beograd, por pret momentin e përshtatsh­ëm). Botuesi i njohur francez Fajar i ka botuar kujtimet e saj. ( Në Shqipëri ka fituar çmimin si libri më i mirë i vitit.) Krahas gostisë së zakonshme për raste të tilla, u shtruam në një bisedë të gjallë e cila në fillim, respektivi­sht gjatë njohjes, ishte për jetën e përditshme, për familjen, ku morëm vesh se kishin dy vajza, më e rritura studionte për gjenetikë, kurse më e reja ndiqte gjimnazin. Pastaj, natyrisht, kaluam në atë që më së shumti na interesont­e, në temën kryesore – letërsinë dhe kulturën, – duke konkluduar se kishim interesime të njëjta apo shumë të ngjashme. Në fund edhe për atë që është e paevituesh­me – politikën. Kuptuam se, në të vërtetë, mes nesh nuk ekziston kurrfarë armiqësie e veçantë, se kishte shumë më tepër gjëra të cilat na përbashkon­in sesa sosh që na ndanin, se lidhjet tona janë letërsia e kultura dhe se mundemi të komunikojm­ë pa kurrfarë mendimesh e qëllimesh të fundit. Arritëm që edhe të talleshim me disa barsoleta të bash

 ??  ?? Branka Bogavac e Ismail Kadare
Branka Bogavac e Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania