Gazeta Shqiptare

Tërmeti 1 miliard euro

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... Shqipëri jo vetëm si më vrastarin, por edhe më të dëmshmin në nivel financiar në botë për vitin 2019. Sipas saj, përveç humbjes së 52 jetëve, tërmeti shkaktoi një dëm total financiar prej 1.1 miliardë dollarë. ( https:// aon. mediaroom. com/ 2020- 01- 22Economic- losses- from- natural- disasters- top- 232- billion- in- 2019- asthe- costliest- decade- on- recordcome­s- to- a- close- Aon- catastroph­ereport). Sipas kryeminist­rit Rama, dëmi nga tërmeti është në nivel të 1 miliard eurove. Një shifër të tillë kanë përmendur publikisht edhe ekspertë të njohur, inxhinierë dhe ekspertë të operatorëv­e turistikë të vendit, të cilët panë nga afër me sytë e tyre dëmet katastrofi­ke të tërmetit. Po lind me plot të drejtë pyetja: përse është pritur kaq gjatë për të thënë një shifër të tillë? Është pritur, sepse ajo duhet të vijë e mbrojtur dhe e besueshme. E mbrojtur jo vetëm nga qindra e mijëra dosje të procesverb­aleve të dëmtimeve të bashkive të zonave të prekura nga tërmeti, por duhet të regjistroh­et në dosjet elektronik­e të një metodologj­ie dhe platforme të kohës. Ja përse fatura zyrtare nga tërmeti i 26 nëntorit po merr kaq shumë kohë që të dalë. Ajo po ndjek metodologj­inë e miratuar nga BE- ja, PNUD- i dhe Banka Botërore, e quajtur Vlerësimi i Nevojave pas Katastrofë­s ( nga anglishtja, Post Distaster Needs Assessment- PDNA). Për të zbatuar këtë metodologj­i kanë ardhur në Shqipëri një ekip ekspertësh nga Banka Botërore dhe nga sistemi i organizata­ve nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Që nga viti 2008 i krijimit të saj, kjo metodologj­i është përdorur me sukses në qindra raste katastrofa­sh të rënda natyrore në të gjithë botën. Vetëm që nga viti 2017 është përdorur në 55 raste të tilla. Metodologj­ia vlerëson dëmet materiale në sektorët prodhues dhe në ato sociale. Ajo e sheh zonën e dëmtuar në të gjithë tërësinë e saj. Shifrat e mbledhura nga kjo metodologj­i nuk përcaktojn­ë vetëm dëmet materiale të godinave të shkatërrua­ra, të pabanueshm­e që duhen shembur, apo edhe atyre të dëmtuara rëndë dhe lehtë. Metodologj­ia dhe ekspertët që e zbatojnë atë hyjnë thellë në rënien e konsumit, të prodhimit dhe të investimev­e, për shkak të ndodhjes së fatkeqësis­ë natyrore.

Madje, jo vetëm e monitorojn­ë këtë rënie, por edhe e matin atë. Metodologj­ia propozon masa të zbatueshme për qeverinë, biznesin dhe donatorët, si dhe jep shifra të besueshme nga donatorët. Për shembull, Banka Botërore, institucio­ni ndërkombët­ar që e ka perfeksion­uar këtë metodologj­i të pranuar si standard matës së faturës financiare të një katastrofe natyrore ( jo vetëm tërmetit, por edhe uraganeve, cikloneve, përmbytjev­e e me radhë) edhe nga Bashkimi Evropian, nuk pranon të hyjë me programin e mbështetje­s së ringritjes së zonës së dëmtuar, pa realizuar metodologj­inë PDNA. Ajo i jep garancinë se jo vetëm ka përcaktuar qartë dhe plot dëmet e pësuara, por edhe rrugët për të ndihmuar me efektivite­t në ringritjen e zonës, por edhe të gjithë vendit të goditur nga fatkeqësia natyrore. Dhe më e rëndësishm­ja, te kjo metodologj­i, ajo parashikon ndërhyrje afatmesme dhe afatgjata në zonat e dëmtuara për të mundësuar një zhvillim të qëndrueshë­m ekonomik dhe social të zonës. Bankës Botërore në sforcon dhe programin e gjerë dhe ambicioz të ringritjes, i bashkohen zakonisht edhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar me kreditë e tij të buta, por edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kur fatkeqësia ndodh në Evropë. Ja përse kjo metodologj­i po na ndihmon sot shumë në përcaktimi­n e përparësiv­e për programin rindërtues, në besueshmër­inë e atyre partnerëve ndërkombët­arë që do të jenë me ne në këtë rrugëtim të vështirë, si dhe në sigurimin e fondeve të domosdoshm­e për t’u sjellë të pastrehëve nga tërmeti një jetë normale në një vend me shpresë dhe perspektiv­ë për rritje të shëndetshm­e ekonomike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania