Gazeta Shqiptare

Dosja ‘ 184’, PD: SPAK po kthehet në shtojcë të Partisë Socialiste

"Vendimi që minon besimin te reforma në drejtësi"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e e konsideron vendimin e SPAK- ut që shpalli moskompete­ncën për dosjen 184 si një minë për besimin e opinionit te reforma në drejtësi. PD akuzoi dje se kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion Arben Kraja, është emëruar në atë detyrë për të mbrojtur krimin dhe korrupsion. Ish deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaroi se Kraja po rrezikon që SPAK të kthehet në shtojcë të Partisë Socialiste. Alibeaj e konsideroi politik dhe të paligjshëm vendimin e SPAK për të mos hetuar dosjen 184, ku opozita pretendon vjedhje të votave në qarkun e Dibrës. Ai paralajmër­oi se dosjet 339 dhe 184 janë një nga testet e mëdha nëse do kemi SPAK të besueshëm. "Vendimi i tij i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i shërben kreut të grupit të strukturua­r kriminal, Edi Rama, i cili urdhëroi masakrën elektorale të Dibrës 3 vjet e gjysmë më parë. Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t'i dhënë fund pandëshkue­shmërisë së zyrtarëve në nivele të larta. Duke mos lejuar SPAK- un të hetojë skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, duke mos lejuar të zbulohet zyrtarisht cili ishte roli i Edi Ramës, çfarë detyre i dha Damian Gjiknurit, sa para hodhën në fushatë për blerjen e votës dhe frikësimin e votuesve, cili është burimi i këtyre parave, cilat ishin grupet e drogës që përfshiu në zgjedhje Partia Socialiste, Arben Kraja ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë", u shpreh ish deputeti i PD- së. Sipas Alibeajt, Kraja mashtron për llogari të Ramës, pasi SPAK është ngritur me një qëllim të

vetëm, që të çojë para drejtësisë politikanë­t që shkelin ligjin. Me këtë vendim, sipas Alibeajt, SPAK është në rrezik që të kthehet në një

shtojcë të qeverisë. "Politikish­t, Partia Demokratik­e shpreh keqardhjen që, për shkak të drejtuesit të saj, shërbëtor të Edi Ramës,

DOSJA

Dosja e vjedhjeve të votave në Dibër, e njohur si dosja ‘ 184’, ka sjelle një pingpong institucio­nal, pasi ajo ka mbetur pa hetim për shkak se as Prokuroria e Krimeve të Rënda as Prokuroria e Dibrës dhe së fundi as SPAK nuk e kanë marrë në dorë duke shpallur moskompete­ncë. Kjo situatë vë në rrezik hetimin pasi mund të skadojnë afatet.

SPAK- u ka marrë një goditje të rëndë në imazhin si organ i pavarur. Partia Demokratik­e e ka bërë të qartë prej fillimit se ajo nuk

do të paragjykoj­ë punën e këtij organi, i cili është i vetmi nga organet e reja të drejtësisë që ne kemi votuar me garancinë e partnerëve tanë. Partia Demokratik­e ka paralajmër­uar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerje­n e votave janë një nga testet e mëdha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët. Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet dhe kryeminist­rit të vendit, duke dëmtuar rëndë imazhin, integritet­in dhe besimin e sh

qiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion",theksoi z. Alibeaj. Prokuroria e Dibrës ia delegoi me 22 Janar dosjen 184 SPAK- ut. Por vetëm një javë pasi u shqyrtuan materialet në këtë Prokurori, çështja u rikthye sërish në Dibër dhe SPAK- u shpalli moskompete­ncë për çështjen, që u bë e njohur pas publikimit të disa përgjimeve nga gazeta gjermane BILD, ku dëgjoheshi­n funksionar­ë të lartë të Partisë Socialiste të cilët komunikoni­n me zyrtarë, biznesmenë dhe policinë lokale mbi rezultatin e zgjedhjeve.

 ??  ?? Ish- deputeti Enkelejd Alibeaj
Ish- deputeti Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania