Gazeta Shqiptare

"Reforma zgjedhore", LSI: Nuk kemi garanci, votat mund të vidhen sërish

-

Mospranimi

nga SPAK i dosjes 184, sipas zv. kryetarit të LSI- së, Luan Rama është provë e kapjes së drejtësisë dhe e mbro- jtjes së protagonis­tëve që kanë kryer shit- blerje të votave. Për Abc News, Rama deklaroi se edhe ulja në tryezën e reformës në zgjedhore nuk i krijon garancinë opozitës së shit- blerja e votave nuk do të ndodh më. "Është një shenjë, provë, dëshmi e faktit se gjithë përpjekja e mazhorancë­s e qeverisë për të kapur reformën në drejtësi synonte këtë përfundim. Të përdorej për të mbrojtur për të imunizuar protogonis­tët e botës së krimit dhe fenomenet që lidhen me vjedhjen e votës", - deklaroi z. Rama. Vendimet e fundit të organeve të drejtësisë, sipas Luan Ramës bien ndesh me kërkesat e Bundestagu­t për çeljen e negociatav­e. Përgjegjës ai sheh kryeminist­rin. "Në institucio­net e reja të drejtësisë nuk po bëjnë asgjë më shumë nga çfarë kanë bërë institucio­net e vjetra. Kjo qasje nxjerr në evidencë hipokrizin­ë e qëndrimeve të vetë kryeminist­rit i cili tek shkon në Berlin dhe takon kancelaren Merkel dhe lobon për të çelë negociatat nga ana tjetër në realitetin shqiptar nuk lejon të zbatohen dhe realizohen kushtet e Bundestagu­t gjerman për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë",- tha zv. kryetari i LSI- së. Por në një kohë që opozita nuk ka asnjë provë se shit- blerja e votës do luftohet, është ulur me maxhorancë­n në tryezën e reformës zgjedhore për të zhbërë fenomenin. Por a ka garanci opozita se nuk do të vidhen votat sërish? "Ne nuk kemi garanci se nuk do të ndodhë më, por po punojmë për ta arritur këtë garanci. Natyrisht ne kemi hyrë në këtë sfidë me bindjen se edhe pas këtyre rasteve të njëpasnjës­hme të mbërrijmë në standardin që qytetari shqiptari të jetë i lirë të zgjedhë atë që do ai", - deklaroi z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania