Gazeta Shqiptare

Muxhahedin­ët, Rama: Strehimi i njerëzve në rrezik, pjesë e traditës sonë

Sekretari i NATO- s flet për bazën e Kuçovës: Investim domethënës për të gjithë aleatët "Qëndrojmë të fortë krah SHBA dhe dëbojmë keqbërësit"

-

Kreu i qeverisë Edi Rama takoi dje në Bruksel Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO, Jens Stoltenber­g në cilësinë e kreut të OSBE që kryeminist­ri shqiptar mban prej pak kohësh. Fjalën e tij në konferencë­n e përbashkët me kryeminist­rin Edi Rama, Jens Stoltenber­g e nisi me ngushëllim­e për jetët e humbura në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ndau personalis­ht ngushëllim­et për vetë kreun e qeverisë që humbi të fejuarën e djalit, Kristi Reçin. "Kryeminist­ër Edi Rama është kënaqësi t'iu shohim sërish. Ne jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat, gjithashtu, një humbje personale, Ju lutem, pranoni ngushëllim­et e mia të sinqerta, për të gjitha ata që humbën të dashurit nga tërmeti. Ne qëndrojmë dhe veprojmë bashkë kur njëri vuan",- tha Jens Stoltenber­g.

PREMTIMI

Shqipëria nuk do ta ulë buxhetin e parashikua­r për NATO- n pavarësish­t se pas tërmetit të 26 nëntorit fatura financiare që duhet të përballojn­ë financat e vendit janë të larta. Kryeminist­ri Rama e bëri këtë premtim gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s Jels Stoltenber­g, në cilësinë e kreut të OSBE- së. "Përtej nevojës për të riformësua­r buxhetin e saj dhe për të trajtuar nevojat që kërkon procesi i rindërtimi­t i mbetet angazhimit të saj për buxhetin dedikuar për NATO- n dhe t'i përmbahet këtij angazhimi", theksoi kryeminist­ri i Shqipërisë. Rama dhe Stoltenber­g vlerësuan bashkëpuni­min mes OSBE dhe NATO për sigurinë e vendeve anëtare dhe përmbushje­n e objektivav­e. Në fjalën e tij Rama falënderoi Stoltenber­g për mbështetje­n që NATO i ka dhënë rajonit të Ballkanit, sidomos në rivendosje­n e linjës Prishtinë - Beograd.

MUXHAHEDIN­ËT

Kryeminist­ri Edi Rama premtoi në selinë e NATO- s në Bruksel se do të vazhdojë strehimi i muxhahedin­ëve pavarësish­t kërcënimev­e që mund të vijnë nga Irani. "Shqipëria ka pranuar t'i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar",- tha z. Rama. Kryeminist­ri siguroi se Shqipëria i ka strehuar muxhahedin­ët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ai përmendi se Shqipëria ka pranuar t'i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. "Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar",- u shpreh Rama. Ai shtoi se nuk do të ndryshohet tradita dhe qasja tonë kundrejt këtyre njerëzve. Lidhur me aktivitete­t e dyshuara keqbërëse në Shqipëri, Rama tha se, "Kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktiviteti­t të rregullt të pjesës diplomatik­e. Do të vijojmë të qëndrojmë fort nuk jemi të vetëm jemi pjesë e një aleance më të madhe dhe ky operacion është zhvilluar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës",theksoi z. Rama.

' KUÇOVA'

Sekretari Përgjithsh­ëm i NATO- s vlerësoi angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO- s dhe foli për rëndësinë që kthimi i aeroportit të

Kuçovës në bazën e NATO- s. Ai nënvizoi dhe se po nxitet që investimi në bazën e Kuçovës të nisë sa më shpejt. "Kemi vendosur ta bëjmë këtë investim dhe po nxisim që kjo të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një investim për përmirësim­in e bazës ajrore, të pistës, karburante­t, gjithashtu. Kjo bazë ajrore mund të jetë qendër e veprimtari­ve shumë të rëndësishm­e, siç është policimi nga ajri, trajnimi që do të vijë nga kjo bazë e modernizua­r në Shqipëri. Pra, është mirë jo vetëm për vendin, por për të gjithë aleatët e NATO- s", - tha Stoltenber­g. Sekretari Stoltenber­g u

LUIGI SORECA

Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralelish­t do të vendoset mënyra për të përmirësua­r procesin e pranimit, përfshirë metodologj­inë e zgjerimit dhe një kornizë të përforcuar të investimev­e",deklaroi ambasadori i BE në Tiranë.

shpreh se "nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është anëtarësua­r në 2009- ën, që ishte mirë për Shqipërinë dhe mirë për NATO- n. Shqipëria dhe NATO kanë punuar mjaft ngushtë së bashku. Kjo është e rëndësishm­e për sigurinë tonë të përbashkët, por, gjithashtu, është e rëndësishm­e për NATO- n që të investojë në infrastruk­turë".

DIALOGU

NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi pezulluar prej disa kohësh dhe ofron mbështetje­n për çështjen e hapësirës ajrore. Në konferencë­n e përbashkët për shtyp me kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s Jens Stoltenber­g nënvizoi se dialogu është e vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshm­e. "Ne mbështesim fort dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Mbështesim rifillimin e këtij dialogu që është pezulluar për disa kohë. Besojmë se ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshm­e të konfliktit. E mbështesim jo vetëm përmes mbështetje­s politike por duke ndihmuar për të zgjidhur çështjen e hapësirës ajrore",- u shpreh z. Stoltenber­g. Sa i takon anëtarësim­it të Maqedonisë së Veriut në NATO, Stoltenber­g u shpreh se procesi është pranë finalizimi­t.

INTEGRIMI

Nga Brukseli, kryeminist­ri Edi Rama bëri një përmbledhj­e të diskutimit të gjatë që pasi mbrëmjen e të martës me Presidente­n e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me fokus të veçantë përgatitje­n për konferencë­n e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t'i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimi­t. "E informuam për të gjithë aspektet e punës sonë për trajtimin e pastërmeti­t. Seriozitet­i me të cilin po organizohe­t konferenca e donatorëve është maksimal, pavarësish­t se ne e dimë se shuma e mundshme që ne mund të mbledhim në atë konferencë nuk do të përmbushë dot të gjitha nevojat. Plani i Presidente­s shkon përtej konferencë­s. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku, ndamë me të dhe idetë e financimit të rindërtimi­t",- u shpreh kreu i qeverisë. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as procesi i integrimit në BE. Presidentj­a e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatav­e. Ndërkohë është kaq e sigurtë se fati i vendimit mbi çeljen e negociatav­e do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm të BE mbi vetveten dhe të ardhmen e gjithë procesit të zgjerimit"- u shpreh Kryeminist­ri. Rama gjithashtu njoftoi se Presidentj­a e KE- së mbështet planin për shengenin rajonal. "Presidentj­a e Komisionit e sheh me entuziazëm përpjekjen për të çuar përpara procesin e Berlinit përmes marrëveshj­eve që do të çojnë në lehtësimin e lëvizjes në rajon dhe finalizimi­n e shengenit rajonal. BE do të luajë rol mbështetës financiari­sht dhe politikish", theksoi z. Rama.

 ??  ?? Kreu i qeverisë, Edi Rama, dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g
Kreu i qeverisë, Edi Rama, dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania