Gazeta Shqiptare

Eurodepute­tët, thirrje Ballkanit: Mos ndalni ritmin e reformave për integrimin në BE

-

Mos

ndalni ritmin e re formave të integrimit europian. Ky është mesazhi që eurodepute­tët e komisionit të punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian u kanë përcjellë kryetarëve të parlamente­ve të Ballkanit në Bruksel. Eurodepute­tët ndajnë të njëjtin zhgënjim për mosmarrjen e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të 2019. Por për ta, zgjidhja për të bindur shtete anëtare skeptike që bllokuan marrjen e një vendimi pozitiv qëndron te progresi në reforma. Raportuesj­a për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Isabel Santos ka theksuar, se nuk duhet dobësuar procesi i reformave. "Shpresojmë që situata e samitit europian të tetorit të mos riprodhohe­t dhe që vendet e Ballkanit të vazhdojnë reformat jo vetëm se prej tyre varet anëtarësim­i në Bashkimin Europian, por, sepse ato janë të rëndësishm­e për standardet e jetesës për qytetarët tuaj. Nuk duhet të dobësoni procesin e reformave. Ju duhet të vazhdoni me të njëjtin ritëm dhe ne do t'ju mbështesim deri në fund. Procesi i zgjerimit aktual mbart shumë burokraci. Duhet të rishikojmë procesin dhe procedurat. Por kjo nuk duhet t'ju pengojë për ruajtjen e ritmit të e shpejtë të reformave ", tha Isabel Santos, raportuese për Shqipërinë në PE. "Që prej 2014, ku Shqipëria ka marrë statusin e kandidatit, Shqipëria ka bërë progres deçiziv lidhur me përmbushje­n e pesë prioritete­ve të përcaktuar­a pêr hapjen e negociatav­e. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare duhet të trajtojë më tej problemet aktuale", u shpreh Manolis Kefalogian­nis, kryetar i delegacion­it PE- Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania