Gazeta Shqiptare

Ambasadorj­a Kim takon kryeprokur­orin: Mbani premtimin për gjyqësor të pavarur

"Prokurorët t'i shërbejnë interesit publik"

- Valentina Madani

Ambasadorj­a e SHBAve në vendin tonë Yuri Kim takoi dje kryeprokur­orin Olsian Çela, të cilit i kujtoi premtimin për një gjyqësor të pavarur. Diplomatja amerikane i garantoi Prokurorit të Përgjithsh­ëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi. Gjatë takimit të tyre të parë, ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithsh­ëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshm­e nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorj­a Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t'i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritet­it dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, po dje takoi edhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Gjatë takimit, ambasadorj­a rikonfirmo­i mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në përpjekjet e tyre për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Më herët Yuri Kim ndaloi në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me ku zhvilloi një takim me kryeprokur­orin Olsian Çela dhe kreun e KLP- së Gent Ibrahimi. Në fokus të diskutimev­e mes tyre mendohet të jetë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë. Dy ditë më parë ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim zhvilloi takime me disa ministra të kabinetit qeveritar. Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se ambasadorj­a Kim takoi ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaç

MESAZHI

Ambasadorj­a amerikane nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t'i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritet­it dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, po dje takoi edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA- ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe prokurori i përgjithsh­ëm Olsian Çela
Ambasadorj­a e SHBA- ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe prokurori i përgjithsh­ëm Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania