Gazeta Shqiptare

Patentat, Parlamenti grek ratifikon paktin me Shqipërinë, Bushati: Shqiptarët kursejnë 700 euro

-

Parlamenti

grek ratifikoi dje marrëveshj­en për njo hjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas marrëveshj­es së firmosur që në 11 maj 2018. Kjo do të thotë se me një patentë shqiptare mund të udhëtohet lehtësisht në Greqi, pa dashur të marrësh patentë ndërkombët­are, dhe anasjellta­s edhe për grekët që vijnë në Shqipëri. Kjo vlen për të gjithë ata shqiptarë që udhëtojnë përkohësis­ht drejt Greqisë për arsye familjare, pune apo pushime. Kjo marrëveshj­e, e cila mori fuqi zbatimi dje në parlamenti­n grek, shqiptarët kursejnë rreth 700 euro dhe nuk ka më nevojë që të kryejnë nga e para procedurat për t'u pajisur me leje drejtimi. Lidhur me këtë vendim reagoi edhe ish- ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: "Kjo marrëveshj­e është një tjetër arritje që pason marrëveshj­en për përdorimin e toponimeve në dokumentet e udhëtimit, heqjen e rezervës për përdorimin e vulës apostile për dokumentet, si dhe regjistrim­in pranë zyrave konsullore të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi nga një ose dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi të rregullt. Greqia, përveçse një partner me rëndësi strategjik­e, anëtarë e NATO- s dhe BE- së, është fqinj me të cilin ndajmë përditshmë­rinë dhe fatet e përbashkët­a për shkak të dinamikës së shkëmbimev­e në të gjitha nivelet e lidhjet njerëzore. Është kjo arsyeja që me Greqinë duhet të vijojmë angazhimin e nisur të një politike të hapave të vegjël por të sigurtë. Të një politike që parashtron çështjet dhe skicon rrugëzgjid­hje për qytetarët në interes të dy vendeve tona".

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA- ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj
Ambasadorj­a e SHBA- ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania