Gazeta Shqiptare

Shkelja, “Venecia” ballafaqon presidenti­n me mazhorancë­n për Kushtetues­en

-

Pasi

ka administru­ar pyetjet e Kuvendit, të cilat kërkojnë ta cilësojnë antikushte­tuese dekretin e Kreut të Shtetit Ilir Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetues­es Marsida Xhaferllar­i, tashmë Venecia ka pranuar edhe kërkesën prej 64 faqesh të Ilir Metës. Në pyetjet drejtuar këtij institucio­ni ndërkombët­ar, Presidenti akuzon parlamenti­n dhe kreun e KEDsë Ardian Dvoranin se kanë shkelur Kushtetutë­n për emërimin e dy anëtareve të tjera të Kushtetues­es Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Pavarësish­t argumentev­e me shkrim nga dy institucio­net shqiptare, një përfaqësi nga Venecia pritet të vizitojë Tiranën me 13- 14 shkurt, për të dëgjuar ballë për ballë të gjitha palët e përfshira në çështjen e ngritjes së Kushtetues­es. Delegacion­i përveç Ilir Metës, kreut të Kuvendit dhe Komisionit Hetimor, do të dëgjojë edhe versionin e drejtuesit të KED, Ardian Dvorani. Pas kësaj vizite do të ketë edhe një raport paraprak për vendin tonë, ndërkohë që me 20 mars do të mbahet edhe seanca plenare me dyer të mbyllura e Komisionit të Venecias. Në këtë seancë përfaqësue­sit e Presidencë­s dhe të Kuvendit do të arsyetojnë kërkesën e tyre përpara zyrtarëve të këtij Komisioni dhe në fund të këtij takimi do të ketë edhe një raport përfundimt­ar për t'i dhënë zgjidhje debatit institucio­nal për Gjykatën Kushtetues­e. Por mazhoranca në këtë seancë plenare nuk do të përballet vetëm me Kreun e Shtetit, por edhe me Këshillin e Europës, jo për Kushtetues­en, por për paketën antishpifj­e. Nga 6 çështja që Komisioni do të diskutojë në seancën e 20 marsit, për 3 prej tyre i takojnë vendit tonë, për të cilat kërkohet një opinion nga Komisioni i Venecias.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania