Gazeta Shqiptare

Durrës, si të aplikoni ‘ online’ për të përfituar nga rindërtimi pas tërmetit

Rindërtimi do të nisë në 10 mars, pasi të ketë përfunduar aplikimi, vlerësimi e apelimi Formulari i gatshëm, në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit

- - MOBILIM DHE PAJISJE PËR SHËRBIME KOMUNITARE, ÇERDHE DHE KOPËSHT NË SHKODËR Afati i paraqitjes së ofertës financiare do të jetë jo më vonë se data 10 Shkurt 2020, ora 17: 00. në një nga dy format

Në faqen e Bashkisë së Durrësit nga dita e djeshme është hapur një dritare për të raportuar dëmet nga tërmeti. Në krye të faqes të shfaqet "Raporto dëmet e tërmetit ( Kliko këtu)" dhe pasi klikon në këtë link të hapet një dritare, ku kërkohet informacio­n i përgjithsh­ëm, si numri i telefonit, emri dhe mbiemri i aplikuesit, rajoni, njësia administra­tive, tipi i dëmeve. Në aplikim të kërkohet të hedhësh deri në 5 foto me dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ka dhe një kuti ku mund të shkruash informacio­n shtesë dhe më pas informacio­ni dërgohet online. Pas dërgimit të raportimit të dëme online, banorët e dëmtuar do të duhet të dorëzojnë dhe dokumente të tjera, si p. sh. aktin e pronësisë. Nga një kërkim i thjeshtë, për momentin ky aplikim është i disponuesh­ëm vetëm në Bashkinë e Durrësit, ndërsa kjo dritare nuk shfaqet ende në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë, Vorë dhe Lezhë, edhe ato të prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimi­t Arben Ahmetaj deklaroi të dielën se procesi i rindërtimi­t të banesave të dëmtuara nga tërmeti do të nisë me 29 janar me aplikimin online, i cili është i detyrueshë­m dhe për këtë qytetarët do të kenë afat 30 ditë, për t'u pajisur në fund me një dosje ligjore që do jetë e nevojshme për hapat në vazhdim. "Monitor" raporton se rindërtimi do të nisë në datën 10 mars, pasi të ketë përfunduar aplikimi, vlerësimi, apelimi, përcaktimi i zonave ku do të ndërtohet dhe modeli i banesave. Ahmetaj ka pohuar se për dëmtimet e rënda të tipit DS4 dhe DS5, rimbursimi do të jetë i plotë, ndërsa për dëmtimet mesatare të tipit DS3, dëmshpërbl­imi do të jetë deri në 500 mijë lekë. Ahmetaj tha se deri tani janë inspektuar rreth 48 mijë

banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar. "Jemi në proces intensiv me bashkitë për zonat e reja. Sot janë identifiku­ar 25 zona, në 10 bashki. Jemi në fazë të avancuar me masterplan­et, në Shijak, në Laç, ku do ndërtohen 500 shtëpi me qira nga qeveria turke, si dhe në Thumanë. Komiteti Kombëtar i Rindërtimi­t të mërkurën do

THIRRJE PER KUOTIM

TERRE DES HOMMES ALBANIA 29.01.2020

t'i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, Laç, Tiranë e Kavajë. Menjëherë pas të mërkurës, në të gjithë territorin fillojnë masterplan­et për të kaluar pastaj në projektet e detajuara të ndërtimit". Shqipëria u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë banesa dhe pallate janë aktualisht të pabanueshm­e, me dëmet

Terre des hommes është një organizatë jo- fitimprurë­se që operon në Shqipëri që prej vitit 1993, identifiku­ar me NIPT K62106002A, në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr ngritjen dhe fuqizimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri e Kosovë.

Terre des hommes shpall thirrjen për kuotim për procedurën e prokurimit

Për me shume informacio­n ju lutemi referojuni thirrjes në face book në faqen e Terre des hommes Albania Kërkesë për Ofertë

Oferta duhet të paraqitet e mëposhtme:

1. Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “Skënderbej” Godina 6/ 2, Ap. 17, Tiranë.

2. Të dërgohet me e- mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronik­e: alb. applicatio­n@ tdh. ch

Për cdo informacio­n të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel + 355 ( 0) 4223 99 00, ose email: alb. applicatio­n@ tdh. ch

më të rënda në Durrës, Laç e Tiranë. Për të sistemuar banorët, shtëpitë apo pallatet e të cilëve do të prishen pasi janë të pariparues­hme, qeveria po përgatit kuadrin ligjor për ndërtimin e zonave të reja. Instituti i Ndërtimit ka konfirmuar se pritet që këtë javë të mbyllet akt- ekspertiza e thelluar për 316 objekte shumëkatës­h dhe 4075 shtëpi banimi. Të konfirmuar­a për shembje aktualisht janë 112 pallate dhe 343 shtëpi. Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar se vlerësimi paraprak i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntori arrin në një shifër të lartë prej 1 miliard eurosh.

DËMET E TËRMETIT

Procesi i rindërtimi­t të banesave të dëmtuara nga

tërmeti do të nisë në 29 janar me aplikimin “online”, i cili është i detyrueshë­m dhe për këtë qytetarët do të kenë afat 30 ditë, për t'u pajisur në fund me një dosje ligjore, që do jetë e

nevojshme për hapat në vazhdim.

 ??  ?? Faksimile e faqes së Bashkisë së Durrësit
Faksimile e faqes së Bashkisë së Durrësit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania