Gazeta Shqiptare

Vrasja horror e Jan Prengës, rrëmbyesit e tërhoqën zvarrë të zhveshur trupin e 49- vjeçarit

Zbardhet kronologji­a e ngjarjes nga Kamza në resortin luksoz. Arrin në 5 numri i të arrestuarv­e Kamerat e sigurisë zbuluan se viktima u mbështoll me qese, autorët e lanë 7 orë në një furgon

- Njoftim shitje me ankand

Një ditë pas lajmit për vdekjen e Jan Prengës, i cili u mor peng në rrugën "London" të Kamzës, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën dhe Durrësin. Në dosjen e hetimit janë renditur veprimet në mënyrë kronologji­ke të grupit kriminal. Referuar kësaj dosjeje, automjeti tip Range Rover, me të cilin u mor peng 49vjeçari në Kamzë, shfaqet në orën 12: 22 minuta e 17 sekonda në zonën e Laknasit. Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një Bar Kafeje, ndërsa kamerat kanë fiksuar edhe targat e makinës, e cila i përket një këngëtarej­e të njohur. Sipas burimeve nga grupi hetimor, këngëtarja e ka denoncuar si të vjedhur makinën e saj, më 26 nëntor, ditën kur vendi u godit nga tërmeti shkatërrim­tar. Një orë më vonë, e njëjta makinë shfaqet në fshatin Pjesëz të Shijakut, në një servis makinash në pronësi të shtetasit me inicialet, A. G. Pas servisit, makina e bardhë tip Range Rover, shfaqet të hyjë në ambientet e Golden Resort. Në këtë moment, është i paqartë nëse Jan Prenga, ka qenë ende i gjallë apo kishte gjetur vdekjen përgjatë rrugës. Gjithashtu, referuar dosjes hetimore të prokuroris­ë, lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49- vjeçarit Jan Prenga, "Gazeta Shqiptare" ka siguruar edhe detaje në lidhje me provat që kanë krijuar bindjen e policisë se 49 vjeçari ka humbur jetën. Mësohet se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur trupi i 49- vjeçarit nxirret i zhveshur dhe tërhiqet zvarrë në garazhin e ' Golden Resort'. Kamerat kanë fiskuar çastin kur autorët fusin viktimën në një tjetër makinë, e cila e më pas largohet nga resorti. Autorët sakaq në kamerat e sigurisë teksa ndërrojnë rrobat e tyre dhe lajnë vendin brenda garazhit, për të humbur gjurmët. Katër personat e arrestuar tashmë nga policia kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49- vjeçarit nga makina, e kanë mbështjell­ë

me qese dhe e kanë futur brenda një furgoni. Viktima ka qëndruar për plot 7 orë i parkuar në oborrin e resortit dhe më pas autorët kanë dalë me mjete pune në duar, janë futur në furgon, dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur pengun. Ndërkohë, furgoni është rikthyer në resort pas rreth një ore. Gjithashtu, mësohet se kamerat e sigurisë kanë rezultuar të paprekura, lëvizjet e autorëve janë fokusuar, gjithashtu, edhe nga kamerat e një hoteli përballë, i cili është në administri­m nga një zonjë që e ka marrë me qira. Këto kamera janë sekuestrua­r nga Policia e Shtetit. 49- vjeçari Jan Prenga u rrëmbye dhe u torturua më 17 janar në Kamzë. Ngjarja horror lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantë­ve. Në lidhje me këtë ngjarjeje të rëndë dy ditë më

parë u arrestuan blutë kanë arrestuar katër person, ndërsa janë nën hetim dhe gjashtë persona të tjera. Gjatë operacioni­t të koduar "Resorti" që u zhvillua nga policia dhe forcat speciale "RENEA" janë vënë në pranga shtetasit: Leonard Hajri 36 vjeç, ( i dënuar më parë), babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërsa, është shpallur në kërkim vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit "Golden" në Shijak si dhe katër të tjerë. Ndërsa, mbrëmjen e së martës, numri I të arrestuarv­e ka arri

KËRKIMET PËR TRUPIN E PAJETË

Burime nga grupi hetimor bënë me dije se ka dyshime të forta që trupi i pajetë i Prengës të jetë groposur në territorin e Shijakut, ndaj dhe kërkimet janë përqendrua­r në këtë zonë. Pas arrestimit të të dyshuarve për pengmarrje­n dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, policia me forcat speciale RENEA vijojnë operacioni­n për identifiki­min e bashkëpunë­torëve të tjerë në këtë krim të rëndë, por më e rëndësishm­ja, zbulimi i vendit ku mund të jetë fshehur trupi i pajetë i

49- vjeçarit Jan Prenga.

tur në pesë. Sipas bluve, është arrestuar në Kavajë 30vjeçari Festim Bexhdili nga Kavaja.

ARRESTIMI

"Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumen

MOTIVI I NGJARJES

Ngjarja horror lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantë­ve. Në lidhje me këtë ngjarjeje të rëndë dy ditë më parë u arrestuan blutë kanë arrestuar katër person, ndërsa janë nën hetim dhe gjashtë persona të tjera. Ndërkaq, gjatë superaksio­nit të forcave RENEA dhe policisë së Tiranës e Durrësit në resorte, hotele e shtëpi private janë sekuestrua­r armë zjarri, municione luftarake, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

timin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën "London", Kamzë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpuni­m me Departamen­tin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokuroris­ë, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpuni­m me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë",- njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa, sqarohet se në cilësinë e provës materiale, shtetasit F. B. i janë sekuestrua­r dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera. "Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë vijon punën për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e trupit të shtetasit J. P. Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës", "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës", "Përkrahja e autorit të krimit", të kryera në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje"", njoftoi policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania