Gazeta Shqiptare

Policia: Ja 5 nga 50 personat më të rrezikshëm në Shqipëri, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

-

TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar dje emrat dhe fotot e 5 nga 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Pesë emrat e parë të publikuar janë: Dritan Syziu, Altin Arapi, Eduart Kurti, Gentian Tako dhe Gëzim Memeti, që të pestë të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

NJOFTIMI I POLICISË:

50 personat më të kërkuar në Shqipëri, janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmë­ria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme. Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunu­ar me strukturat përkatëse në

Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST. Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpuni­min

e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacio­n mbi vendndodhj­en e tyre, të njoftojnë në "Komisariat­in Dixhital" apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhersh­ëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania