Gazeta Shqiptare

Grabitet sërish biznesi i kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin sende me vlerë miliona lekë

-

LIBRAZHD - Persona ende të paidentifi­kuar nga ana e policisë kanë vjedhur gjatë natës të së martës një nga bizneset më të njohura në qytetin e Librazhdit. Burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04: 00 të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është konstatuar pas rënies së sinjalit të alarmit për pak sekonda. Vjedhja e dyqanit të argjendari­së në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish- kryeminist­rit dhe deputetit socialist Bashkim Fino. Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord. Vjedhësit dyshohet kanë vepruar sipas një plani të parapërgat­itur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmeni­t. Që andej kanë marrë çelësat e argjendari­së dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakis­ht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti. Ky biznes edhe pse ndodhet në qendër të qytetit të Librazhdit dhe fare pranë godinës së komisariat­it të policisë dhe i monitoruar me kamera sigurie e sistem alarmi gjithmonë ka qenë objekt i piketuar nga vjedhësit. Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh. Ndërkaq, policia lokale për rastin e fundit ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe po punon për dokumentim­in e të gjitha provave, si dhe të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, për të identifiku­ar dhe kapur autorët e kësaj vjedhje. Gjatë ditëve të fundit në Qarkun e Elbasanit edhe në Bashkinë e Belshit u raportua vjedhja gjatë natës e dy bizneseve, por ende autorët nuk janë zbuluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania