Gazeta Shqiptare

Ju tregojmë formulën e suksesit tonë në muzikë

"Duhet të përpiqesh me shpirt për atë që do, ja kur dalin projektet e fundit"

- Egla Xhemali

Një rrugëtim me plot suksese që ka ardhur si pasojë e një pune intensive, këmbëngulj­es dhe pasionit. Shumë vite të dedikuara totalisht muzikës së mirë. Produksion­e të vjetra e të reja, që janë sjellë e risjellë me një lloj forme tjetër, pa ndryshuar atë që kanë në përmbajte, identiteti­n e vlerat. Mariola e Jurgen Kaçani mes përjetimev­e të koncerteve dhe shpirtit mbushur me art vijnë në një rrëfim për "Gazeta shqiptare" për të ndarë materiale e fundit që publiku po i pret me padurim dhe për të na njohur me një pjesë tjetër që rrallëkush e njeh.

Nëse thua Mariola dhe Jurgen Kacani, ke thënë muzikë e mirë. Ka qenë e vështirë për ju të arrini deri këtu?

Jurgeni: Si fillim, të falënderoj për këtë kompliment në fillim të pyetjes. Së dyti, nuk ka qenë e lehtë, por nuk

do ta quajmë as të vështirë, pasi Zoti na ka dhënë talentin dhe manaxhimi i mirë nga ana jonë na ka dhënë këtë sukses që kemi sot. Kemi patur fatin e madh që publiku na ka mbështetur goxha. Edhe sot na vlerësojnë dhe na duan, përpos muzikës edhe pse jemi vëlla dhe motër.

Ç'është në gjendje të transmetoj­ë kënga, muzika juaj tek publiku?

Mariola: Ne i kemi qëndruar korrekt muzikës që prezantojm­ë, pa e deformuar atë. I kemi qëndruar muzikës popullore shqiptare asaj muzike, e cila na bën unik në stilin që prezatojmë. Kënga jonë ka përçuar mesazhe të ndryshme, duke nisur nga patriotizm­i shqiptar , përmend këtu këngën "Bijtë e shqipes" deri tek këngët e kurbetit, si kënga "Ta mbajmë gjallë amanetin", "Pret motra vëllanë", për të vijuar me këngët e dashurisë si kënga "Shpirti Binjak" dhe "Fale" . Gjithashtu, vlen për t'u perënduar ajo për të cilën njerëzit na duan edhe më shumë. Këngët e dasmave dhe këngët folklorike labe, të cilat ne i kemi sjell në një version të përpunuar.

Cilat janë kriteret e mjaftueshm­e për ta konsiderua­r një këngë të denjë për t'u lançuar?

Jurgeni: Të them të drejtën nuk është se ne kemi vënë kritere. Thjeshtë në momentin që kemi një tekst të bukur punojmë për melodinë e saj dhe në momentin që ajo këngë na pëlqen vendosim ta përpunojmë më tepër. Kriteri i vetëm, ndoshta do të ishte që në çfarëdo materiali që realizojmë të jemi gjithmonë të identifiku­ar si këngëtarë të muzikës popullore shqiptare.

Me cilën këngë mendoni se keni goditur në shenjë te publiku?

Mariola: Duke qenë se unë kam shumë vite në skenë dhe kam sjell shumë materiale, këto 7 - 8 vitet e fundit së bashku me vëllain tim Jurgenin, numërojmë shumë produksion­e, të cilat kanë goditur në popull. Siç përmendëm dhe pak më sipër këngët e kurbetit prekin ata, që jetojnë jashtë kufijve, këngët e dasmave ata, që martohen preferojnë këngë me nuse dhe dhëndër.

Ndaj, nuk mund të veçoj ndonjë këngë, pasi shyqyr Zotit të gjitha materialet për të cilat ne kemi punuar janë pritur në mënyrë fantastike nga publiku.

Suksesi, nuhatet me instinkt?

Jurgeni: Nuk besoj. Të arrish suksesin duhet shumë punë dhe nuk mjafton vetëm instinkti.

Ju konsideroh­eni ndër zërat më të bukur të muzikës popullore shqiptare. Si ndiheni kur ju thonë këtë?

Mariola: Haha, faleminder­it për herë të dytë, për këtë kompliment. Besoj është një nga ndjesitë më të mira. Lodhja, mundimi, rrugët e gjata që ne bëjmë për të performuar në koncerte, të gjitha vlerësohen me zero, kur publiku që na pret na do dhe na thotë këto fjalë të mira.

Cila prej këngëve tuaja ka qenë dashuri me dëgjim të parë?

Jurgeni: Unë do të thosha " Ta mbajmë gjallë amanetin" është një këngë kurbeti me një tekst të qëndisur aq bukur, e cila na prek të gjithëve sadopak. Në momentin që kam marr tekstin në dorë mezi prisja të nisja punën për të gjetur melodinë e këngës.

Mariola: Kurse unë, se di nuk do të veçoja ndonjë këngë, pasi tek të gjitha këngët që kemi realizuar kam qenë e dashuruar në të kundërt nuk do ta realizoja. Këtë gjë kam unë, në qoftë se bëj diçka e bëj sepse e dua dhe jo thjeshtë sa për të pasur një material.

Nuk i ndaheni tabanit të muzikës popullore të jugut e jo vetëm, përveç përshtatje­s tuaj vokale, çfarë ju lidh kaq shumë me këtë zhanër?

Jurgeni: Besoj, origjina jonë i thotë të gjitha. Duke qenë se jemi lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Vlorës, kemi qenë në zemër të Labërisë dhe këngës labe. Kujtojmë ato kohë në sebepet familjare, kur mblidheshi­m me dajot dhe xhaxhallar­ët e këndonim këngë labçe. Jemi rritur në atë frymë. Kemi nisur që në festivalin e parë të këngës popullore në Vlorë, ku në juri ishte këngëtarja ikonë edhe kësaj dite e këngës qytetare vlonjate

Meliha Doda, ku unë jam vlerësuar me çmimin e dytë dhe isha vetëm 7 vjeç dhe prezantohe­sha me këngën "Dallëndysh­e vogël- o" dhe Mariola u vlerësua me çmimin e parë. Që aty filluan shkëndijat e para, që ne indetifiko­heshim me muzikën popullore qytetare vlonjate.

Dashuria për muzikën është ajo që ju bën unik në stilin tuaj?

Mariola: Normal që po. Dashuria që ne kemi për këngët popullore na bën unik në këtë stil. Biles, së fundmi, kemi sjell një kolazh këngësh të vjetra, të cilat ne i duam shumë, ku vlen për të përmendur një këngë, të cilën e do gjithë Shqipëria " O kanë dal plakat në lëmë, qaj nëno qaj moj nënë ". E si mos t'i duash këto këngë.

Në jetë keni ecur me qëllime të caktuara?

Jurgen: Qëllimet është mirë, që çdo njeri ti ketë. Disa nga qëllimet që ke do të realizohen disa dhe jo. Por, gjithmonë të përpiqesh me mish dhe shpirt për atë që kërkon të arrish.

Qëllimi jonë kryesor ka qenë të sjellim muzikë të bukur, të pastër dhe t'i qëndrojmë korrekt këngës popullore.

Është e lehtë ta mbani gjallë vëmendjen e atyre që kanë ardhur për t'ju dëgjuar një mbrëmje?

Mariola: Ah kjo është pika ime e dobët. Unë përpiqem me gjithë zemër që koncerti mos të jetë vetëm i joni, por edhe i publikut, sidomos duke i ' ngacmuar' nga pak me të kënduar. Ka shumë video në internet, në të cilat në shumë raste gjatë performanc­ës në jemi duke kënduar me gjithë publikun dhe nuk ka gjë më të bukur.

Nuk ka kënaqësi më të madhe. Njerëzit argëtohen më tepër, pasi fundja për atë gjë vijnë, për të kërcyer dhe kënduar dhe për më tepër kur këndojnë së bashku me ne.

Ç'projekte të tjera flenë në mendjen tuaj?

Jurgeni: Jemi duke punuar për një material, i cili do të dali shumë shpejt. Bashkëpuni­m me kompozitor­in Vani Rushiti.

Është një material që unë e kam menduar shumë vite më parë, por tani i erdhi koha ta realizojmë. S'diskutohet që përpara sezonit të dasmave do të kemi dhe materiale të tjera, që janë në punë e sipër.

Keni patur të huaj nëpër koncertet tuaja, të cilët janë impresionu­ar nga muzika shqiptare dhe çfarë komentesh keni marrë?

Mariola: Po muzika popullore shqiptare me të cilën ne identifiko­hemi është unike. Veshjet tona tradiciona­le, me fustanellë, me qeleshe etj. janë të veçanta. Në fakt vetëm muzika shqiptare i ka. Ose këngët me zë, të cilat ne i duam shumë dhe i këndojmë janë këngë, që janë të mbrojtura jo më kot nga UNESCO.

Pothuajse në të gjithë koncertet që kemi organizuar kemi pasur të huaj, si italian, grek, amerikan, australian etj. Kur dëgjojnë këngët tona pavarësish­t se nuk i kuptojnë fjalët mënyra si ne i sjellim me def, klarinetë e vegla të tjera muzikore u pëlqen jashtë mase. Ndaj ne e këndojmë me kënaqësi këngën popullore shqiptare, pasi në stilin e vet është unike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania