Gazeta Shqiptare

Nga biznesi, te dëmtimi në gju dhe fotoja me Papën në Vatikan, Oni Hysenbelli­u rrëfen sekretet te Rudina

-

Fatmir Hysenbelli­u, ishfutboll­isti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, rrëfen anën tjetër të jetës së tij. I ftuar në emisionin "Rudina", të Rudina Magjistari­t në TV "Klan", ai ka zbuluar edhe raportet që ka me disa nga personazhe­t e "showbizz"- it, por edhe për planet që ka për të ardhmen. Duke qenë se sot administro­n biznese të rëndësishm­e të familjes së bashku me motrën, Fabiolën, Oni flet edhe për këshillat që i ka dhënë babai i tij, Irfan Hysenbelli­u. "Duhet të kesh besim te vetja dhe të jesh i ndershëm", thotë ndër të tjera ish- futbollist­i i Shpresave të Shqipërisë.

NDERIMI PËR KOBI BRAJANT

"Si ish- sportist e ndjeva të vesh bluzën e Kobi Brajant. Bota e sportit humbi një njeri që i dha shumë energji sportit dhe jo vetëm. Fanella e Kobi Brajant ka qenë fanella e parë që kam blerë para 10 vitesh", ka thënë Oni.

DASHURIA PËR SPORTIN…

"Unë e kam lënë futbollin si profesioni­st para 5 vitesh. Tani luaj një sport tjetër, që quhet minifutbol­li. Të merr më pak kohë. Luhet 6 kundër 6. Nuk është aq popullor, por ka Kombëtaren e vet. Ekipi më i mirë shqiptar shkon luan me ekipe të tjera europiane, që kanë dalë kampion. Ekipi ynë këtë vit doli në vend të katërt në rang europian".

DËMTIMI NË GJU…

"Në kompeticio­nin e fundit me Kombëtaren u dëmtova në ndeshjen ndaj Kroacisë, u dëmtova në gju. Në dhjetor kam operuar kroçatin dhe meniskun. Rikuperimi zgjat minimumi 6 muaj. Në gjendje shtrati kam ndenjur 5 ditët e para. Operacioni­n e kam bërë në Austri. Duhet të stërvitesh intensivis­ht në qoftë se duhet të kthehesh sërish. Doktori që kam bërë operacion ka qenë një nga më të mirët në Europë, ka operuar lojtarë të Juventusit dhe Bajernit. Kur nuk je mirë fizikisht e trajnon trurin që të kthehesh më i fortë. Iu ka ndodhur shumë futbollist­ëve që të kthehen më të fortë".

FUTBOLL APO BINZES?

"Futbollin e kam pasion. Pasioni është diçka tjetër, biznesi diçka tjetër. Po mundohem të gjej diçka të ndërmjetme mes pasionit dhe biznesit. Dua të jem gjithmonë i pari, jo vetëm për të kaluar radhën".

KËSHILLAT E BABAIT

"Në kompani jam unë dhe motra ime. Ajo ka mbaruar për financë, unë për menaxhim biznesi. Kur je në atë rol, e kalkulon vetë kohë. Babai na ka lënë shumë liberal. Na ka dhënë besim. Koha që shpenzoj në zyrë është 9 me 10 deri në 4. Qetësohem 1 orë, pastaj stërvitem për rikuperimi­n e gjurit. Është parashikua­r që në fund të korrikut, fillimin e gushtit të jem gati. Duhet të kesh shumë durim. Këshilla më e mirë që më ka dhënë babai është të kesh besim në vetvete, të mos dëgjosh energjitë negative. T'i bësh gjërat saktë dhe të flesh mirë natën. Të jesh i ndershëm. Kjo është këshilla më e rëndësishm­e që më ka dhënë ai. Sot nuk është e rëndësishm­e paraja, por ideja. Paraja nuk është gjithçka. Rëndësi ka që të kesh idenë. Se mund të të japin disa para dhe i humb. Duhet një ide e fortë".

ZGJERIMI I KOMPANIVE

"Jemi një kompani e madhe në fusha të ndryshme. Ka qenë e vështirë të sjell disa të reja, sepse jemi në shumë fusha. Kemi ndryshuar mentalitet­in e marketingu­t dhe dizajnit. Kemi hapur fondacioni­n FAB, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuar dhe jetimë. Edhe ekipi i minifutbol­lit u hap rastësisht dhe është prej 2 vitesh kampion i Shqipërisë. Në çdo lloj fushe duhet besim te vetja. Njerëzit më të suksesshëm janë ata që kanë dështuar dhe më pas janë bërë më të fortë. Të kesh besim tek ideja jote deri në fund. Të mos dorëzohesh asnjëherë. Si në sport kur ke dëmtime dhe kthehesh më i fortë, edhe në biznes ndodh e njëjta gjë. Është ndryshe kur e fillon nga zeroja dhe kur e ke të trashëguar nga familja. 90% e personave që merren me sport shpenzojnë para. Gjithmonë duhen veshje të reja, makina të reja. Është natyra e sportistëv­e. Ato që ke fituar, duhet t'i riinvestos­h. Secili ka shijet e veta. Shumë njerëz kanë qejf librat, shumë të tjerë kanë sportet. Ka natyra të ndryshme…".

THJESHTËSI­A

"Ndonjëherë njerëzit mendojnë se çdo gjë që vesh është e shtrenjtë. Te shtëpia ka qenë një shpenzim i mirë dhe cilësor. Bëra një llogaritje të përafërt 20 milionë dollarë. Unë atë e krijova me ndihmën e arkitektit. 70% ka qenë influenca ime. Mund të bësh gjëra edhe të lira. Duhet që të ketë raport mes çmimit dhe cilësisë. Nëse ke mundësi, gjëja më e rëndësishm­e është të investosh në një shtëpi të mirë. Më pëlqen shumë, sepse e kam bërë shumë funksional­e. Unë atje jam futur në prill, bëra një festë në mesin e nëntorit me 200 veta, shkoi çdo gjë mirë. Pa dëmtime… Jam ' single'. Nuk e kam gjetur ende shpirtin binjak. Nuk dal shumë, nga e hëna në të shtunë, punë palestër, fizioterap­i".

VENDI I PREFERUAR

"Dubai është vendi i preferuar. Kam shumë miq atje. Më pëlqen, shkoj shpesh kohët e fundit. Më pëlqejnë më shumë pastat. Mosha ideale për një mashkull që të martohet mendoj që është te 30- ta. Në këtë moment jam i kompletuar në çdo gjë. Do të vijë në momentin e duhur".

LOJA ME EMOJI

Anxhelina Hadërgjona­j - Fytyrë e dashuruar. "Është lidhja më e gjatë që kam pasur. Kemi kaluar shumë mirë. Jemi ndarë shumë mirë. Nuk ishte në festë, sepse ishte jashtë Shqipërie. Kur diçka thyhet, është vështirë të ngjitet prapë".

Papa Françesku - Syrin. "Jemi takuar në Vatikan. Ka qenë një emocion i rrallë. Unë jam bektashi, por shkoj gjithandej edhe në kishë, edhe në xhami. Mendoj se Zoti është një".

Enca - Cool. "Është një personazh që ka ecur shumë përpara. Ka filluar nga 0. Thjesht jemi miq për së largu"

Dafina Zeqiri - Dy maska. "Ka ndryshim personalit­eti. Atë përshtypje më ka lënë. Nuk është se e njoh personalis­ht".

Lori Hoxha - Arush. "Kemi një mikeshë të përbashkët. Njihem edhe me Lorin. Arush, meqenëse është e vogël".

Pamela Anderson - Emoji me të qeshur. "Kemi qenë në disa party të përbashkët­a dhe kemi qeshur bashkë. Është martuar? Nuk e dija, nuk e kam uruar…".

Anxhela Martini - Me nerva. "Kemi pasur një miqësi, por së fundmi u bë një ngatërresë në rreth shoqëror dhe i ngeli hatri. Thashethem­e njerëzish. Është e nevrikosur me mua".

Librat - Emojin e zemrës. "Mëson shumë nga librat. Më kanë sugjeruar libra të ndryshëm. Kam blerë disa të tillë. Nuk është se kam qenë shumë i pasionuar pas librave. Më pëlqen që një informacio­n të caktuar ta marr nga dokumentar­ët, të bëj ' search' në internet. Por së fundmi më kanë pëlqyer. Nga libri asnjëherë nuk humbet, vetëm fiton".

Qeni- Puthje. "Jam i lidhur me kafshët. Kam pasur 2 qen në kohë të ndryshme. Nuk dua të kem më, se lidhem shumë me ta dhe e vuaj shumë ndarjen. Qeni që kemi pasur me Anxhelinën ka qenë si fëmijë. Kur ziheshim, ka qenë qeni që na bashkonte. Të gjitha ushqimet ia gatuanim. Na privoi shumë gjëra. Kam vendosur të mos marr më kafshë në shtëpi".

 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u me Rudina Magjistari­n në emisionin “Rudina” në TV “Klan”
Fatmir Hysenbelli­u me Rudina Magjistari­n në emisionin “Rudina” në TV “Klan”
 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u në një aktivitet
Fatmir Hysenbelli­u në një aktivitet
 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u me familjen
Fatmir Hysenbelli­u me familjen
 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u me Papën
Fatmir Hysenbelli­u me Papën
 ??  ?? Fatmir Hysenbelli­u me Pamela Anderson
Fatmir Hysenbelli­u me Pamela Anderson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania