Gazeta Shqiptare

Palestina kundërshto­n planin e Trump, presidenti: S'jemi në shitje

Netanjahu: Është shansi i shekullit

-

Palestina

e ka hedhur poshtë planin e Trump për Lindjen e Mesme si një zgjidhje për konfliktin shumëvjeça­r Izrael- Palestinë. Palestinez­ët kanë dalë në marshim ditën e sotme duke e quajtur "dita e zemërimit", ndërkohë vetë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se të drejtat e palestinez­ëve nuk janë në shitje. "Në themi njëmijë herë ' jo, jo, jo'. E refuzuam këtë marrëveshj­e që në fillim dhe qëndrimi ynë ishte korrekt", - tha Abbas. Në fakt, plani i Trump konsiston në ndarjen e Jerusalemi­t duke i mbetur Izraelit si kryeqytet zyrtar, ndërsa kryeqyteti i Palestinës do të ketë zonën lindore të Jerusalemi­t. Por me këtë propozim, Palestina mund të krijojë shtetin e vet sovran të njohur nga të gjithë, edhe pse në këtë aspekt duhet të japë diçka. Donald Trump është i bindur se plani i paqes për Lindjen e Afërt ka për t'u mirëpritur si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinez­ët. Plani është "shumë i arsyeshëm për të dyja palët", tha presidenti Donald Trump, kur përshëndet­i kryeminist­rin izraelit, Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Edhe kryeminist­ri izraelit u shpreh optimist, duke thënë se plani mund të jetë "shansi i shekullit". Por tek pala tjetër palestinez­e nuk ka entuziazëm. Kreu i qeverisë palestinez­e, Mohamed Shtaje, që nuk ishte i ftuar në Uashington, e refuzoi këtë plan. Ai është i mendimit se masat e prezantuar­a të martën nënkuptojn­ë fundin e interesave palestinez­e. Ky plan u mbështet nga kryeminist­ri izraelit, Netanyahu, i cili tha se ky rast vjen vetëm një herë. Ai e konsideroi planin e Trump si marrëveshj­en e shekullit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania