Gazeta Shqiptare

Lajm mirë nga Kina, koronaviru­si po sprapset

Konfirmohe­n raste të reja në Gjermani dhe Francë, mbyllen kompanitë amerikane dhe europiane Bie numri i personave që humbin jetën

-

Paniku për koronavi rusin ka pushtuar të gjithë botën dhe jo vetëm Kinën. Nga Kina vijnë lajme të mira dhe shpresëdhë­nëse. Agjencia e lajmeve ' ANSA' raporton se duke nisur që nga e marta ka nisur ngadalësim­i i ritmit numerik ditor të të infektuarv­e. Dje ishin 600 më pak të prekur se dy ditë më parë. Mësohet se të martën rastet e konfirmuar­a me koronaviru­s ishin 1459, ndërsa dy ditë më parë ( të hënën) ishin 2 mijë e 77, duke shënuar në këtë mënyrë një nisje të mundshme të ngadalësim­it të të infektuarv­e. Gjithsesi, pavarësish­t entuziazmi­t, specialist­ët e fushës thonë se duhet pritur për të parë në vijim, nëse tendenca në rënie e fuqisë së virusit të do të vazhdojë. Shumë aktivitete të planifikua­ra për t'u zhvilluar në Kinë, përfshirë provat e Kupës së Botës në ski, që do të mbaheshin në muajin shkurt, janë anuluar. Gjithashtu, edhe kompania ajrore "British Airways" ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet nga Kina, ndërsa kompania "Toyota" ka pezulluar prodhimin në Kinë deri më 9 shkurt nga frika e infeksioni­t të koronaviru­sit që po përhapet. Kompania "Starbucks" ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjysmës së dyqaneve të saj në Kinë dhe vetëm disa ditë më parë, zinxhiri i dyqaneve ushqimore "McDonald's" ndërmori një vendim të ngjashëm. Ndërkohë, Europa ka shënuar tashmë rastet e para me të prekurit nga virusi. Franca ishte vendi i parë në Evropë që raportoi të prekurin me koronaviru­s. Të premten e kaluar, ministrja e Shëndetësi­së, Agnes Buzyn, tha se ishin konfirmuar tri raste me virusin, një në Bordo dhe dy në Paris. Të martën, zyrtarët francezë konfirmuan

VIKTIMAT

Numri i vdekjeve nga koronaviru­si i ri në Kinë shkoi me shpejtësi në 132 të mërkurën dhe preku 1500 persona të tjerë. Japonia tha se po i evakuon qytetarët e saj nga qyteti Wuhan, ku ka ndodhur shpërthimi.

rastin e katërt në Francë. Është një turist kinez, 80 vjeç, që u shtrua në spital në Paris. Gjendja e tij u përshkrua si e rëndë. Ai nuk ka lidhje me asnjërin nga tri rastet e tjera të konfirmuar­a. Të infektuari­t kishin udhëtuar së fundmi në rajonin Hubei të Kinës ku shpërtheu virusi. Është raportuar edhe në Gjermani rasti i parë. Ministrja franceze Agnes Buzyn tha javën e kaluar se ajo besonte se Franca shënoi rastin e parë të konfirmuar në Evropë thjesht sepse kishte një sistem të shpejtë testimi të virusit. Ajo shtoi se priste edhe më shumë raste në ditët e ardhshme. Organizata Botërore e Shëndetësi­së ( OBSH) tha se do të dërgojë ekspertë ndërkombët­arë në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur, për të ndihmuar në mbledhjen e informacio­neve lidhur me një reagim global kundër shpërthimi­t vdekjeprur­ës të një virusi. Kina dhe OBSH ranë dakord që ekspertët "të punojnë me homologët kinezë për një përgjigje globale ndaj kësaj situate", tha organizata përmes një deklarate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania