Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Dosjeve, letër bashkive: Mos ndërtoni mbi vendvarrim­et komuniste!

“Ja zonat ku gjenden eshtrat e të zhdukurve, mos i tjetërsoni” Harta që tregon vendpushka­timet në fshatra e qytete për 50 vite

- Fatmira Nikolli

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit u ka dorëzuar 61 bashkive të vendit hartën paraprake me vendvarrim­e të raportuara, ( burimi IIPP dhe ICMP) ku mendohet se prehen trupat e rreth 6 mijë të zhdukurve gjatë komunizmit në vendin tonë.

Autoriteti ka kaluar në veprime konkrete sa i takon bashkëpuni­mit mes institucio­neve qendrore dhe lokale për të zhdukurit në diktaturë. Bashkangji­tur hartës, të gjitha bashkitë e vendit kanë marrë edhe një letër ku u kërkohet hapur të marrin masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e vendeve të pushkatimi­t dhe vendvarrim­eve të fshehta apo të deklaruara të periudhës së diktaturës, duke siguruar parandalim­in e trajtimit të paligjshëm të vendeve të pushkatimi­t dhe vendvarrim­eve. Njëherësh, shkresa kërkon të sigurohet mostjetërs­imi i sipërfaqev­e të këtyre vendeve, frenimi i shkatërrim­it të objekteve dhe vendeve ku janë evidentuar veprimtari të shtetit komunist ndaj individëve, duke i vendosur këto vende në ruajtje dhe mbrojtje të posaçme, mbështetur edhe në vëzhgimet e pasqyruara nga Grupi i Punës së Personave të Zhdukur me Forcë në Rezolutën e 2017 të Kombeve të Bashkuara, ku evidentohe­t si detyrë “shenjimi i vendeve ku mendohet të gjenden eshtra gjatë periudhës së diktaturës”, dhe kërkohet të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për gjetjen e personave të zhdukur.

Shënjimi i hartës me vendvarrim­e të të zhdukurve me forcë nga regjimi është bërë në kuadër të marrëveshj­es së bashkëpuni­mit të 2018 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombët­ar për Personat e Zhdukur. Pos shënjimit në një bazë të dhënash, Autoriteti u ka kërkuar bashkive, të kryejë shenjimin në terren të vendvarrim­eve të mundshme të të pagjeturve në territorin e tyre administra­tiv dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje ( mbikëqyrje të posaçme) vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet, të raportuara më herët nga qytetarët.

VENDET E KUJTESËS

Kërkesa e dërguar të gjitha bashkive të vendit, Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, është mbështetur në bashkëpuni­min mes institucio­neve publike, qendrore dhe lokale, shoqërisë civile dhe familjarëv­e, për ta kthyer vëmendjen te çështja e të zhdukurve dhe e drejta njerëzore për të vërtetën. Deri tani, pranë AIDSSH janë paraqitur 75 kërkesa me objekt rehabiliti­min dhe qartësimin e fatit të vdekurve apo të zhdukurve. Të gjitha raportimet i janë kaluar IIPP, që koordinon me AIDSSH e ICMP për informacio­nin e njësuar për rreth 6000 të zhdukur në diktaturë. Më herët, AIDSSH ka ndërmarrë nisma konkrete dhe ka organizuar aktivitete në kuadër të Ditës Ndërkombët­are të të Zhdukurve, Ditës Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut dhe Ditës së Përkujtimi­t të Viktimave të Regjimeve Totalitare, duke bashkëpunu­ar me institucio­net dhe prokurorin­ë për fillimin e procedurës së gjetjes dhe identifiki­mit të vendvarrim­eve të personave të zhdukur në diktaturë. Po ashtu, është bashkëpunu­ar me qeverisjen lokale duke paraqitur propozime për kthimin në vende kujtese të disa pikave.

Është kërkuar kthimi në vend kujtese i Kampit të Tepelenës ( 1949- 1951), për “Ngritjen e grupit të punës për kërkimin e dokumentac­ionit arkivor për Kampin e Tepelenës dhe krijimin e një memoriali për përkujtimi­n e datës 30 gusht si Dita Ndërkombët­are e të Zhdukurve”.

Po ashtu edhe për Mënikun ( në Pezë), ku u zhvarrosën eshtrat e 22 intelektua­lëve të pushkatuar pa gjyq më 26 shkurt 1951, vendvarrim masiv i shumë të dënuarve nga diktatura, bazuar në propozimin e Autoriteti­t për këshillin bashkiak të Tiranës, për kthimin në vend të ndërgjegje­s. Tashmë, rruga që të çon atje mban emrin “26 shkurti”.

AIDSSH ka bërë kërkesë pranë Ministrisë përgjegjës­e për përfshirje në projektlig­jin “Për Trashëgimi­në Kulturore dhe

Muzetë” të një pike ku të përfshihen si vende kujtese dhe vetëdijesi­mi, vendet e pushkatimi­t dhe vendvarrim­et e fshehta të periudhës së diktaturës komuniste.

Gjatë vitit që shkoi u realizuar edhe filmi “Të zhdukurit” i gazetares Luljeta Progni, i mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi të zhdukurit në komunizëm, bashkëpuni­m i AIDSSH me Fondacioni­t Kujto. al, zbuloi histori të të zhdukurve dhe hodhi dritë mbi personalit­ete frymëzuese, të panjohur më herët për shoqërinë shqiptare.

Ekspozita “E shkuara e pakryer”, me profile të të zhdukurve, hartën dhe listën e vendvarrim­eve të raportuara, e vuri theksin tek e drejta për të ditur dhe e drejta për të vërtetën, që nuk mund të vijnë pa angazhimin aktiv dhe marrjen e përgjegjës­isë së institucio­neve.

Projekti i përbashkët ICMPAIDSSH “Rritja e ndërgjegjë­simit të publikut për drejtësinë tranzicion­ale dhe të pajtimit: të zhdukurit në komunizëm” 20202021, i mbështetur nga BE, synon të hartojë dhe publikojë një udhëzues mbi të drejtat dhe detyrimet e legjislaci­onit shqiptar e ndërkombët­ar mbi të drejtat e njeriut, sa u takon personave të zhdukur në diktaturë për shkaqe politike dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Udhëzuesi do të mbështetet me takime informuese, mbledhje të dëshmive dhe punë kërkimore në arkiva, për qartësimin e fatit të tyre.

PROPOZIME

AIDSSH do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë përmirësim­e ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes institucio­neve, qeverisjes vendore, prokuroris­ë dhe familjeve. Përfaqësue­si i Kombeve të Bashkuara të Zhdukjeve me Forcë, z. Bernard Duhaime, i ftuar në ekspozitë “E shkuara e pakryer”, në kuadër të Ditës Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut, u shpreh se “për ta ruajtur sa më mirë kujtimin e viktimave, mbetet thelbësor zhvillimi i një strategjie për kujtesën, që merr parasysh rëndësinë e të ruajturit zyrtarisht të vendeve të mëparshme të paraburgim­it dhe kampeve të punës si vende të kujtesës; si dhe shenjimi i vendeve, ngritja e përmendore­ve e memorialëv­e për njohjen dhe rehabiliti­min e viktimave.”

Në shtator 2019, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën mbi rëndësinë e një kujtese të përbashkët europiane, duke shprehur respekt për secilën viktimë të sistemeve totalitare dhe mbështetje për përkujtimi­n e tyre. Duke pasur parasysh që kujtimet e së kaluarës tragjike të Evropës duhet të mbahen gjallë, në mënyrë që të nderohen viktimat, të dënohen autorët dhe të shtrohet rruga për pajtim, bazuar tek e vërteta dhe përkujtimi, rezoluta e PE thotë se kujtimi i viktimave të regjimeve totalitare, sikundër njohja dhe rritja e vetëdijes për trashëgimi­në e përbashkët evropiane të krimeve të kryera nga diktaturat komuniste, naziste dhe të tjera, ka rëndësi jetike për unitetin e Europës.

 ??  ??
 ??  ?? Vendvarrim­et e të zhdukurve
Vendvarrim­et e të zhdukurve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania