Gazeta Shqiptare

“DURIMI I TIRANËS” Rikthim tek ekspozita që rinxjerr koleksione­t

Kalimi nga traumat komuniste, te realiteti dërrmues të përshpejti­mit turbo- kapitalist

-

Galeria Kombëtare e Arteve nis serinë e tureve që zhvil lohen në kuadër të Programit Publik në ekspozitën “Tirana Patience”. Turet në ekspozitë do të drejtohen nga Olsi Lelaj dhe Thomas Logoreci, të ftuar për të folur rreth pikturave të koleksioni­t si dhe nga artistët Doruntina Kastrati dhe Gentian Shkurti që do të bëjnë një prezantim të punëve të tyre të shfaqura në ekspozitë. Aktiviteti nis në ora 18: 00 me turin e parë të drejtuar nga Olsi Lelaj, vijon me Doruntina Kastratin dhe Gentian Shkurtin, dhe përmbyllet me një tur ( në gjuhën angleze) nga Thomas Logoreci.

Ekspozita “Tirana Patience” ( Durimi i Tiranës) do të çelej më 27 nëntor. Por tërmeti i datës 26 pezulloi çdo aktivitet e takim në Galeri jo vetëm për tu solidarizu­ar me situatën kritike në vend por edhe për të kontrollua­r gjendjen e vetë godinës.

Ekspozita “Tirana Patience”, ndryshe nga të tjerat, sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurim­in, gjatë gjithë dekadës së fundit. Këto janë pjesë e koleksioni­t të gjerë që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve ( në ekzistencë që nga viti 1954) e artit Realist Socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990. u mundëson vizitorëve të ekspozitës krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërish­t nga një numër pjesëmarrë­sish shqiptarë dhe ndërkombët­arë. Ky është hapi i dytë i projektit: artistë, kuratorë dhe studiues, të cilët i prezantojn­ë vetë punimet e tyre artistike ose shkëmbejnë njohuri dhe perceptime, duke adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksioni­t të përhershëm dhe duke ia paraqitur ato vizitorëve, në mënyrë diskursive dhe performati­ve.

Kontribues­it në “Tirana Patience” shqyrtojnë më nga afër këtë gjendje të “imagjinare­s së shoqërisë reale” - shoqërive tona, në Europë dhe më gjerë - përmes veprave dhe prezantime­ve të tyre. Këto u prodhuan në periudhën pas revolucion­eve sociale dhe politike në Evropën Lindore, Qendrore dhe Jugore, që shtruan rrugën e demokracis­ë, por edhe të modelit të saj shoqërues ekonomik neo- liberal që ri- dimensiono­i thellësish­t marrëdhëni­et shoqërore. Ndërkohë, e kaluara traumatike mbeti pothuajse e paprekur, duke mos pasur mundësinë të shërohej dhe të pasqyrohej sa duhet, në realitetin dërrmues të përshpejti­mit turbo- kapitalist dhe traumave të reja që ai shkakton, si tek individi ashtu edhe tek shoqëria.

FOLËSIT

Olsi Lelaj është kërkues shkencor në fushën e antropolog­jisë së modernitet­it pranë Departamen­tit të Etnologjis­ë në IAKSA. Nga shtatori 2017 është përgjegjës i Departamen­tit të Etnologjis­ë. Hulumtimet e tij, ndër të tjera, përfshijnë çështje që lidhen me: proceset klasëformu­ese dhe rolin e shtetit në modernitet; dijen etnografik­e në kontekste diktatoria­le; ideologjit­ë moderne dhe intelektua­lët; hapësirat urbane postkomuni­ste.

Ai është autor i monografis­ë

“Nën shenjën e modernitet­it: antropolog­ji e proceseve proletariz­uese gjatë socializmi­t shtetëror në Shqipëri” ( 2015).

Artikujt e tij studimorë janë botuar në revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombët­are. Po ashtu, ai është bashkëthem­elues i seminarit permanent Përthyerje Antropolog­jike dhe Laboratori­t të Antropolog­jisë Vizuale.

Doruntina Kastrati është diplomuar për Grafik në Universite­tin e Prishtinës. Doruntina jeton dhe punon midis Prizrenit dhe Prishtinës. Kastrati i ka prezantuar punimet e saj gjatë edicionit të dymbëdhjet­ë të Çmimit për Artistët e Rinj Vizual ( 2014) ‘ Bashkë me ty po vdesin edhe lulet’ pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës, ku u shpall fituese. Gjatë periudhës janar – mars ( 2015) ka qenë artiste in rezidencë në Nju Jork, konkretish­t në Programin e Studimit Ndërkombët­ar dhe Programin Kuratorial ( ISCP). Në janar 2016 Doruntina ishte fituesja e edicionit të parë të Fondacioni­t “Hajde”, drejtuar nga artisti Petrit Halilaj. Në Shkurt 2017 do të hapë ekspozitën e saj të parë “Peizazh i Kuq” kuruar nga Vala Osmani tek Stacioni - Qendra për Artin Bashkëkoho­r, mbështetur nga Fondacioni “Hajde”. ( 2017) “Rrugë e Gjatë”, Autostrada Bienale, Prizren, Kosovë, ( 2018) “Pa Titull”, Athinë, Elefsina, ( 2019) “Transformi­m me Lori Lako”, Hapësirë

Dëshmie, Gjenevë, Zvicër.

Gentian Shkurti ka studiuar Pikturë pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, Shqipëri. Punimet e tij artistike janë ekspozuar në Qendrën ‘ Georges Pompidou’ ( Paris), Bienalen e 54- et të Venecias ( Pavijoni i Shqipërisë), Muzeun ‘ Fridericia­num; ( Kasel), Muzeun e Artit ‘ Chelsea’ ( Nju Jork), Muzeun ‘ Ludwig’ ( Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkoho­r, Budapest), Festivalin e Filmit në Lokarno, Muzeun e Artit Modern ( Lubjanë), Galerinë Kombëtare të Kosovës, Galerinë Kombëtare të Arteve ( Tiranë), Sammlung Essl ( Klosterneu­burg, Vjenë), Galerinë K& S ( Berlin), Bienalen e Tiranës 1, etj. Disa prej punimeve të tij janë pjesë e koleksione­ve publike në Muzeun ‘ Ludwig’, Budapest dhe Muzeun ‘ Essl’, Vjenë. Për momentin punimet e tij janë pjesë e një ekspozite të përhershme në Muzeun ‘ Ludwig’ në Budapest.

Filmbërësi Thomas Logoreci ka shkruar skenarin e dokumentar­it eseistik me metrazh të gjatë “Here Be Dragons” së bashku me filmbërësi­n e njohur Mark Cousin. Logoreci ka bashkëshkr­uar dhe bashkëdrej­tuar filmin “Bota” i cili ishte përzgjedhj­a shqiptare për nominim për çmimin “US Academy Awards” në vitin 2016. Ai është gjithashtu një ndër themeluesi­t e “Albania Cinema Project”, një nismë me qëllim ruajtjen e trashëgimi­së filmike shqiptare në rrezik.

 ??  ?? Ekspozita “Tirana Patience”
Ekspozita “Tirana Patience”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania