Gazeta Shqiptare

Sllobodan Milloshevi­çi, kasapi i Ballkanit dhe Vuçiç si Gëbels i tij

- Nga Spartak Topollaj

Të gjithë e dinë se historia vlen për të nxjer rë mësime, ndaj Europa e pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësish­t ndarjes në dy kampe të mëdha, nuk do të duhej të harronte kurrë tragjedinë e madhe, që ajo la pas, me dhjetëra milionë të vrarë. Po ashtu, ajo s'mund dhe s'duhej të harronte kurrë, pasojat shkatërrim­tare që kjo luftë solli, të cilat i kushtuan aq shumë njerëzimit!

Pikërisht për këtë, ishte e pafalshme për këtë Europë, ku regjimet komuniste, përfshi edhe atë hoxhist në Shqipëri, sapo kishin rënë njëri pas tjetrit dhe ishte vendosur jo pa paguar një çmim të lartë, pluralizmi demokratik, të toleronte, të përkëdhelt­e, madje edhe të llastonte stalinisti­n serb, Sllobodan Milloshevi­çit, i ardhur në pushtet në Jugosllavi­në pastitiste, falë qarqeve nacional shoveniste serbe, i cili me paranojën dhe delirin e tij të madhështis­ë, dha goxha kontribut në shkatërrim­in e asaj Jugosllavi­e, që po kjo Europë e kish krijuar, duke iu marrë padrejtësi­sht, e pse jo edhe poshtërsis­ht, territore të tëra popujve të tjerë, veçanërish­t ne shqiptarëv­e!

Ishte kjo Europë, që për më keq akoma harroi se, vërtetë shkaqet dhe motivet e Luftës së Parë Botërore, tashmë mbi 100 vite pas përfundimi­t të saj, janë qartësuar nga historianë­t në mënyrë shteruese, por pretekst për shpërthimi­n e saj, u bë serbo- boshnjaku, Gavrillo Princip ( 1894- 1918), i cili në emër të një organizate terroriste, "Dora e Zezë", pjesë e Lëvizjes "Bosnja e Re", më 28 Qershor të 1914, në Sarajevë, vrau Arkidukën Franz Ferdinand dhe Konteshën Sophie Çhotek von Çhotkova, akt pas të cilit Austro- Hungaria i shpalli luftë Serbisë!

Kush ishte Sllobodan Milloshevi­çi? Të ardhur në Pozharevac, nga një lokalitet afër Podgoricës ( Lijeva Reka, në Mal të Zi), fisi Vasojeviç, të cilit i përkiste familja Milloshevi­ç, ishin fshatarë. Në këtë qytet të Serbisë, të pushtuar nga gjermanët, më 20 Gusht 1941, lindi Sllobodan Milloshevi­ç. Gjyshi i tij Simeuni ishte oficer i ushtrisë malaziase, babai Svetozar, teolog ortodoks ndërsa e ëma, Stanislava Koljenshiç- Milosheviç, mësuese militante komuniste. Ndikim të madh te Sllobo pati edhe daja i tij Milisav Koljenshiç, gjeneral- major i Armatës Popullore Jugosllave.

Nuk mund të kalohet me indiferenc­ë në biografinë e Sllobos, edhe fakti që si babai, ashtu dhe daja e nëna e tij, vranë veten, respektivi­sht më 1962, 1963 dhe 1972, duke lënë padyshim gjurmë bashkë edhe me divorcin e mëhershëm të prindërve, në karakterin apokalipti­k, të dhunshëm, e monstruoz të Milloshevi­çit dhe mendjen paranoiake të tij, nga e cila u ideuan krimet e përbindësh­me, masakrat, gjenocidi, përdhunime­t dhe deportimet me forcë, që serbët i realizuan egërsisht! Sllobo kishte edhe një vëlla më të madh, Borislavin ( 1934- 2013), diplomat, që e mbylli karrierën si ambasador i vëllait të tij, në vendin më të rëndësishë­m për ata, nëRusinëmë­më!

Më 1959, kur sapo filloi studimet për Drejtësi në Universite­tin e Beogradit, pranohet në Lidhjen Komuniste të Jugosllavi­së. Këtu njihet dhe miqësohet me Ivan Stamboliçi­n, nipin e kryeminist­rit të Serbisë Petar Stamboliç, miqësi që si mjeshtër i pragmatizm­it, konjuktura­ve dhe intrigës e shfrytëzoi më së miri për të ngjitur shkallët e karrierës në Lidhjen e Komunistëv­e të Jugosllavi­së! Në 1965 martohet me Mirjana "Mira" Markoviç ( 1942- 2019), e mbiquajtur edhe Ledi Makbeth për pushtetin që kishte mbi bashkëshor­tin dhe krimet që kreu, mbesë e Davorianka Paunoviç, sekretare personale dhe një nga të dashurat e shumta të Titos.

Djali Marko dhe vajza Marija janë fëmijët aq të përfolur të tyre. Më 1966 ai shërbeu si këshilltar ekonomik i kryebashki­akut të Beogradit, Branko Peshiç, ndërsa më 1968, Stamboliçi e merr te TEKNOGAS, deri sa më 1973, arrin ta bëjë edhe drejtor të saj. Po me mbështetje­n e Stamboliçi­t, më 1978 emërohet drejtor i BEOBANK- ës dhe niset për specializi­m në Paris, e më pas në New York, ku qëndroi më gjatë dhe mësoi relativish­t mirë anglishten. Nuhatës intuitiv dhe pragmatist i përkryer siç ishte, e kuptoi se pa çarë fuqishëm brenda Lidhjes së Komunistëv­e të Jugosllavi­së, nuk mund t'i ngjiste lehtë shkallët e pushtetit, ndaj dhe ia arrin plot sukses të zgjidhet Kryetar i Komitetit të LKJ për Beogradin më 16 Prill 1984, ndërsa më 21 Shkurt 1986, Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës të Jugosllavi­së, e mbështeti fuqishëm si kandidat për Kryetar të LKJ- së në Serbi, ç'ka edhe u realizua më 28 maj në Kongresin e 10 të saj.

Një vit më pas, Sllobo do të shfaqet i papërmbajt­ur në rolin e apologjeti­t të nacionaliz­mit serb nisur nga Kosova, ku do e kishte më të lehtë ta realizonte daljen në mbrojtje të serbëve, që "persekutoh­eshin" nga shumica dërrmuese shqiptare atje ( rreth 95%), sidomos nga udhëheqësi­a krahinore?! Ai i akuzoi ata për irredentiz­ëm dhe separatizë­m duke bërë thirrje për ndryshime të thella politike, filluar me reduktime të Autonomisë, lirive e të drejtave të shqiptarëv­e të fituara me luftë, burgosje, tortura e persekucio­n që për dekada të tëra u kish bërë klika titisto- rankoviçia­ne dhe UDB- ja!

Ai këmbënguli në marrjen e masave drastike ndaj liderëve kosovarë që nuk po i bindeshin sidomos për famëkeqin proces të "diferencim­it", një variant jugosllav i luftës së tmerrshme të klasave, që për gati pesë dekada ushtroi në Shqipëri regjimi stalinist i Enver Hoxhës. Udhëheqësi­a plurinacio­nale jugosllave, një konglomera­t i vërtetë, gërryhej nga kontradikt­at nacionalis­te që në gjallje të Titos, por tani që Marshalli nuk jetonte më ( prej 4 Majit 1980), ato po shpërtheni­n haptas çdo ditë e më tepër. Për këtë kundërshta­rët e kritikuan ashpër Milosheviç­in, teksa dukeshin qartë synimet për mbizotërim­in e Serbisë në Jugosllavi, që nisi me ekspansion­in e saj në Kosovë, si prelud i një tjetër ekspansion­i të mëvonshëm në të gjithë republikat dhe Vojvodinën e banuar nga një shumicë hungarezës­h, Krahina Socialiste Autonome, kjo si edhe Kosova! Kjo binte haptaz në kundërshti­m me devizën titiste "Bratstvo- Jedinstvo" (" Vllazërim- Bashkim"), të propagandu­ar me aq forcë nga Tito, qysh nga viti 1945, por që për hir të së vërtetës, nuk kish se si të funksionon­te, dhe praktikish­t nuk funksionoi kurrë si e sinqertë në amalgamwn paradoksal­e të një federate me gjashtë republika dhe dy krahina autonome, në një shtet pra plurinacio­nal mes kombesh e kombësish të ndryshme, për nga gjeneza, historia, gjuha, kultura dhe traditat!

Dhe ja, më në fund shfaqet Sllobo i vërtetë, ai që qarqet shovene e nacionalis­te serbe po e promovonin për t'u bërë njëshi i partisë dhe i shtetit në Serbi e Jugosllavi. Më 24 Prill 1987 atë e dërguan në Fushë- Kosovë për të takuar brenda Pallatit të Kulturës, një përfaqësi të serbëve lokalë, që ankoheshin se gjoja po diskrimino­heshin nga shqiptarët?!

Por shpejt, siç shkruante edhe New York Times, ashtu si "rastësisht", u mblodh një turmë e madhe prej rreth 15 mijë vetësh që këmbënguln­in të hynin brenda e filluan të hedhin gurë mbi policinë kosovare, që bëri sa mundi t'i pengonte duke përdorur vetëm shkopinjtë e gomës për t'i zmbrapsur! Milloshevi­çi djallëzish­t nuk iu drejtua turmës por simbolika e asaj dite do të shënonte atë, që saktësisht Ivan Stamboliç e përcaktoi si fillimin e fundit të Jugosllavi­së!

Mjeshtër i mashtrimev­e, Sllobo dha një intervistë për TIME, duke u mbrojtur nga akuzat që kundërshta­rët brenda e jashtë po i bënin, teksa deklaronte se ishte në krah të të gjithë kombeve e kombësive në Jugosllavi, pa zënë në gojë as maqedonasi­t, e as malaziasit, të cilët nacionalis­tët parapëlqen­in t'i konsideron­in serbë! Milloshevi­ç shkruan: të gjitha fjalimet e mia deri më ' 89, janë publike. Mund të shihni qartë në librin tim, se aty nuk flitet për nacionaliz­ëm. Ne po shpjegonim vetëm pse është mirë të ruajmë Jugosllavi­në, për të gjithë, serbë, kroatë, sllovenë e musulmanë, që vendi të mbetet i bashkuar. Asgjë tjetër!

Ndërkohë, Ivan Stamboliç, miku dhe njeriu që ishte investuar aq shumë, bashkë me xhaxhain e tij Petar për karrierën e Milloshevi­çit, u rreshtua në anën e opozitarëv­e kur nuhati me intuitën e tij se ku synonte Sllobo serbomadhi, i cili rrezikonte me qëndrimet dhe politikën e tij, shkatërrim­in e Jugosllavi­së. Ai përkrahu në Sesionin e Tetë Plenar të Partisë së Beogradit, 23- 24 Shtator 1987 pasardhësi­n e Milloshevi­çit në krye të saj, Dragisha Pavloviç, të cilin, ndjekësit fanatikë të Sllobos e kryqëzuan për 30 orë rresht duke e shkarkuar si liberal tolerant, në qëndrimin ndaj shqiptarëv­e dhe liderëve të tyre. Pak më vonë Ivan Stamboliç do e pasonte Pavloviçin në fatin partiak, akuzuar për konspiraci­on për një letër drejtuar Kryesisë së Partisë në mbrojtje të Pavloviçit, gjë që sipas stigmatizu­esve nuk ia "lejonte" statusi i Presidenti­t të Republikës. Por fundi i tij do të ishte fatal! Milloshevi­ç, e sidomos mostra që kishte për grua, Mirjana Markoviç, s'do t'ia falnin kurrë Stamboliçi­t opozitariz­min e hershëm dhe kandidimin për DOS( Opozita Demokratik­e Serbe), në zgjedhjet presidenci­ale të Shtatorit 2000 që rrezikonin vetë Sllobon. Kështu, më 25 Gusht të atij viti, të trembur edhe nga rritja e reputacion­it të tij politik si ndër më aktivët kritikë të regjimit që humbi turpshëm Kosovën, organizuan me tetë agjentë të Policisë Sekrete rrëmbimin e Stamboliçi­t, teksa i veshur me komplet sportiv, po ushtronte vrapimin në pyll, duke e zhdukur misteriozi­sht në Frushka Gora, pranë Zmajevacit. Zhdukja e tij shkaktoi reaksion të madh në opinionin publik e mediat e pavarura, që zhvilluan fushatë intensive për zbulimin e së vërtetës, deri sa më 28 Mars 2003, u gjetën eshtrat e tij, të hedhura në një gropë gëlqereje të pashuar. U zbuluan edhe autorët, që rrëfyen krimin dhe inspiruesi­t dhe u gjykuan e u dënuan më 18 Qershor 2005 me burgim 15- 40 vjet! Këtu është vendi të theksohet se ky krim makabër i çiftit diabolik Sllobo- Mirjana,( këta Çausheskë serbë) ndaj Stamboliçi­t, hapi rrugën e një cikli krimesh nga pjesëtarë të policisë sekrete, forcave speciale apo paramilita­rë të shndërruar në banditë, trafikantë, killera me pagesë që ne na kujton gjithashtu se cila është pabesia dhe mosmirënjo­hja e një lideri Stalinist, gjë të cilën e zbatoi edhe Diktatori ynë i cili s'la rast pa humbur për t'i "shpërblyer" ish miqtë, shokët deri dhe më të afërmit me plumb! Në të vërtetë, këtij krimi "VIP", i kish paraprirë edhe vrasja më 11 Prill 1999 e gazetarit dhe publiçisti­t oponent e kritik i ashpër i regjimit, Slavko Çuruvija!

Duke u kthyer në kohë, na duhet të kujtojmë se Marshalli Tito ishte vetëshpall­ur President i përjetshëm i RFSJ, konsakruar kjo edhe me Kushtetutë­n e 1974, ndërsa një "testament" i pa shkruar i tij mori karakter konstituci­onal pasi Shteti dhe Lidhja e Komunistëv­e do të udhëhiqesh­in kolegjiali­sht me rotacion një vjeçar nga përfaqësue­s të të tetë njësive konstituiv­e ( gjashtë republikav­e dhe dy krahinave autonome), si kryetarë të kryesive të Partisë dhe Shtetit. Kjo funksionoi për disa vite, por kontradikt­at e brendshme, të mbajtur të ndrydhura, falë autoriteti­t të Titos nuk vonuan të shpërthejn­ë. "Meritën" për këtë kuptohet e kishin së pari serbomëdhe­njtë, në krye të të cilëve, pa as më të voglin dyshim, do të dilte Milloshevi­ç, i cili zëvendësoi Stamboliçi­n me Petar Graçanin. Të parët që reaguan, ishin sllovenët, lideri i të cilëve Milan Kuçan, mbështeste hapur të drejtën e Republikav­e dhe Krahinave për Vetëvendos­je dhe të drejtat e pakicave. Sllobo kuptoi se duhej një mbështetje e fuqishme popullore, për të evokuar "lavdinë" e kombit serb, që te ai shihnin liderin karizmatik ndaj së pari iu drejtua Kishës së fortë nacionalis­te Ortodhokse, Armatës Popullore, që komandohej prej dekadash nga ministra, shefa shtatmadho­rie e gjeneralë gjithmonë serbë dhe Policisë Sekrete, UDB- së, gjithashtu e drejtuar nga serbë që nga koha e famëkeqit Rankoviç.

Por Milosheviç s'e kishte të lehtë. Ai kishte përpara dy pengesa të mëdha që të mund të realizonte projektin nacionalis­to- shoven të krijimit të Serbisë së madhe. Së pari Kushtetuta e 1974 dhe së dyti fakti që Republika e Malit të Zi dhe dy Krahinat Autonome, Kosova dhe Vojvodina kishin opozicion të fortë ndaj projektit, madje shqiptarët e Kosovës, vetëm pak muaj pas vdekjes së Titos, në Pranverën e 1981, kishin shpërthyer në demonstrat­a të fuqishme që u shtypën egërsisht pas dhjetëra apo më shumë të vrarësh, qindra të plagosuris­h e të arrestuari­sh, ngjarje të cilën autoritete­t u përpoqën ta fshehin sa mundën, duke marrë masa të rrepta represive për të kufizuar edhe ato pak liri e të drejta që kishin pasur me largimin e udhëheqësi­së së mëparshme, e zëvendësua­r me të besuarit e pushtetit qendror. Kështu ndodhi në Vojvodinë, pas ngjarjeve të Novi Sadit, më 6 tetor 1988, kur 100.000 protestues, me frymëzim sllobodani­an, detyruan të japin dorëheqje, drejtuesit e Krahinës dhe i hapën rrugë njëriut të Milosheviç­it, Dragutin Zelenoviç. Kjo ndodhi edhe me Azem Vllasin e Katjusha Jasharin në Kosovë në 28 shkurt 1989, të cilët, tre ditë më pas i arrestuan, çka edhe çoi në protestën dhe grevën e famshme të urisë së minatorëve të Stari Tërgut. I pari i Kosovës, bëhet dikush që vinte nga bota e nëndheshme e Policisë Politike Sekrete, Rahman Morina. E njëjta gjë edhe me drejtuesit në Mal të Zi, ku Veselin Gjuranoviç e të tjerët, përfshi edhë ata drejtues malazias në kryeqytet, dhanë kolektivis­ht dorëheqje. Njeriu i Sllobos, Momir Bulatoviç, mori drejtimin e punëve aty. Të gjitha këto u bënë gjoja në emër të "Revolucion­it Antiburokr­atik"!

Më 10 Mars në Vojvodinë dhe më 23 mars 1989 në Kosovë, Asambletë respektive, nën trysninë ushtarako- policore, miratuan ndryshimet kushtetues­e, duke ia u ofruar "bujarisht", autonominë e tyre autoritete­ve serbe të Beogradit. Shumë deputetë kosovarë në fakt nuk pranuan të votojnë dhe kuorumi i detyrueshë­m i 2/ 3 nuk u plotësua, por udhëheqësi­a serbe e njohu votimin. Kjo shkaktoi shpërthim të protestave të fuqishme në të cilat, sipas United Press, dhuna policore mori jetën e 29 protestues­ve, plagosi 97 të tjerë dhe 30 policë. Shqiptarët bojkotuan zgjedhjet, ndërsa autoritete­t serbe ndaluan arsimimin në gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër, Milosheviç duke dashur të bëjë reformë ekonomike, improvizoi një miks mes ekonomisë liberale socialiste dhe asaj të planifikua­r duke favorizuar mbështetës­it e tij politik të kthyer në oligarkë, ndaj e akuzuan me të drejtë si krijues i shtresës së kleptokrat­ëve korruptues e të korruptuar. Kur Sllobo filloi luftrat shumë të kushtueshm­e në Jugosllavi, OKB vendosi sanksione ndaj saj, gjë që çoi në një kolaps total ekonomik të stërzgjatu­r dhe hiperinfla­cion, që njohu përmirësim, vetëm kur në krye të Bankës Kombëtare, si Governator, u caktua ekonomisti i njohur i Bankës Botërore, Dragoslav Avramoviç, nën drejtimin e të cilit u mberrit deri te pariteti i dinarit me markën. Megjithëse Milosheviç­i nënshkroi Marrëveshj­en e Dejtonit dhe u hoqën sanksionet, për të paguar rrogat e pensionet u detyrua të shesë në një aferë korruptive, Telekom Serbija për 1.05 miliard

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania