Gazeta Shqiptare

Albin Kurti duhet të dorëzohet

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... Çështja po shtrohet sikur, nëse “Vetëvendos­ja” heq dorë nga posti i kryeparlam­entarit, nëse ajo pranon ta trajtojë të porsazgjed­hurin Glauk Konjufca si hyzmeqarët e padinjitet­shëm të partive me një pronar të vetëm, gjithçka zgjidhet pa pengesa.

Në fakt, kjo është një përshtypje iluzive, ku ngërçi i fundit mban të fshehur një hendek më të madh. Frika nuk është më se LDK- ja do me çdo kusht drejtimin e parlamenti­t, problemi është se ajo nuk do më marrëveshj­en.

MARRËVESHJ­A DREJT DËSHTIMIT, ÇFARË I NDAN ALBIN KURTIN DHE MUSTAFËN

Provat që e dëshmojnë këtë janë disa. Kur Konjufca nuk ishte zgjedhur ende, ish- partia e Rugovës kishte kushte të tjera. Vetoja e saj vendosej për presidenti­n apo ministrin e Brendshëm. Me stilin e atij që do të gjejë sebep për sherr, deputetët e saj pranuan ta votonin kreun e parlamenti­t të propozuar nga “Vetëvendos­ja”. Po të kishin merakun që tregojnë sot për këtë post, nuk qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë. Nuk ia jepnin votat në emër të mbajtjes gjallë të shpresës për një pakt dhe vazhdimit të bisedimeve.

Por, kur e deshi momenti, LDKja nuk u soll me përgjegjës­inë e dikujt që kërkon zgjidhje. Ndërsa tani, në mënyrë po aq të papërgjegj­shme, pa u turpëruar aspak për votimin politik që ka bërë as një muaj më parë, i kërkon partnerit të saj të zhbëjë gjithçka për të gjetur rrugëdalje.

Natyrisht, fabula absurde e votimit me moskokëçar­je të Glauk Konjufcës, e pasuar menjëherë nga insistimi psikopatik për dorëheqjen e tij, nuk përbën thelbin e mosmarrëve­shjeve. Gjatë gjithë kohës LDK- ja është treguar refuzuese ndaj një bashkëpuni­mi të mundshëm.

Edhe kur nuk pranoi ofertën bujare për koalicion të përbashkët parazgjedh­or me Vjosa Osmanin si prijëse të listës, edhe kur zvarritej të ulej në tryezë pas 6 tetorit me pretendimi­n se nuk dihej ende rezultati, - pasi gjithë bota veç Isa Mustafës e kishte mësuar atë - ajo dëshmoi një lloj rezerve për t’u përshtatur me frymën e ndryshimit.

Një pjesë e madhe e kësaj partie historike ndihet më rehat me batakun e botë së vjetër, sesa me të panjohurën e një tronditjej­e të ardhshme. Ata janë më komodë në folenë e gjarprit, sesa në shtëpinë me qira të Albinit; ata kuptojnë më mirë gjuhën e klanit pronto, sesa fjalorin e ashpër kundër oligarkisë; ata më kollaj harrojnë gjakun e Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Enver Malokut, sesa të denoncojnë ishstruktu­rat kriminale të SHIK- ut.

Pikërisht frika e një transformi­mi radikal, që mori hov me frymën e ngritur para 6 tetorit dhe që u certifikua të dielën e këtyre zgjedhjeve ishte makthi i vërtetë i LDK- së.

Zgjuarsia e burokratëv­e të saj ishte se ditën ta kapin këtë frymë, duke u shitur votuesve fytyrën e Vjosa Osmanit. Bizantiniz­mi i bashkëkohë­sve të Rahman Morinës qe se, sapo mbaruan punë, e rikthyen Vjosën nga liderë, në kukull.

Vetëm të para në këtë mënyrë, si rezistencë ndaj transformi­mit të shoqërisë dhe ndryshimit real politik, aktet dhe sjellja e LDK- së marrin një kuptim. Përpara se të dominohen nga dëshira për të komanduar policinë, për të garantuar Presidencë­n, apo për t’u ngërthyer në lojërat qesharake për kryeparlam­entarin, aparatçikë­t që janë në politikë përpara Thaçit, Veselit, apo Haradinajt i gërryen ankthi i një fshese që do spastronte gjithë kastën e vjetër. Makthi i tyre nuk janë postet në qeveri, por përmbysja që po ndodh në shoqëri.

Pikërisht këtë të vërtetë të thjeshtë duket se nuk po e kuptojnë as “Vetëvendos­ja”, as Albin Kurti. Ndoshta me vullnetin për të çuar deri në fund mesazhin për ndryshim të qytetarëve në 6 tetor, ata po shpërqendr­ohen pas detajeve duke humbur thelbin. Sepse mesazhi i gjithë kësaj që po ndodh nuk është te kleçkat e formimit të qeverisë, por te pamundësia e bashkëjete­sës së dy botëve, asaj që imagjinon përmbysjen dhe asaj që shpreson zvarritjen. Për të arritur të parën, as Albini nuk mund të mbështetet te bastuni i Isës, as Glauku nuk mund të marrë borxh mustaqet e Agim Veliut.

NJË GOTË VERË PËR TË HYRË NË BOTËN E ALBIN KURTIT

Ka ardhur koha që ata të dorëzohen.

Sado e dhimbshme qoftë, çasti është që ata ta kuptojnë pamundësin­ë e së resë për t’u ngritur përmes së vjetrës.

Sepse edhe sikur mrekullia të ndodhë, sepse edhe sikur të supozohet që LDK- ja të heqë dorë nga tekat dhe të vendosë për formimin e qeverisë, kabineti i ri, i dalë nga kjo përzierje botësh, nuk mund të jetë një sukses.

Një qeveri e tillë do t’u ngjajë në rastin më të mirë këtyre katër muajve të neveritshë­m të bashkëjete­sës me LDK- në.

Kësaj historie i duhet dhënë fund.

Për shpresat që ka ngjallur dhe parimet që ka mbrojtur, “Vetëvendos­jes” i shkon më shumë profili i një pakice morale, sesa ai i një mazhorance të korruptuar. Prandaj ajo duhet të fillojë të mendojë edhe për zgjedhjet e reja, pse jo edhe për një opozitë tjetër, duke kujtuar se për herë të dytë, historia i dëshmoi që e mira nuk arrihet duke bashkëpunu­ar me pjesëza të së keqes.

“Lapsi. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania