Gazeta Shqiptare

Partizani turpërohet në Lezhë, Besëlidhja mposht kampionët 3- 0

Kupa e Shqipërisë/ Tirana, Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu "OK", Apolonia befason Luftëtarin Paqe në Vllaznia- Flamurtari, kualifikim­i vendoset në Vlorë

-

Kampionati i la radhën Kupës së Shqipërisë ditën e djeshme, teksa u luajtën ndeshjet e 1/ 8tave. Klubet të cilat aktivizohe­n në Kategorinë Superiore cilësohesh­in favorite në letër për të prekur çerekfinal­et, pasi u ndeshen me skuadra të Kategorisë së Parë. Kështu në Grupin A bëri përshtypje disfata e Partizanit në transfertë ndaj Besëlidhje­s me rezultatin 30. Të kuqtë reflektuan formën e dobët të këtij viti, ndërsa morën humbjen e tretë radhazi, duke llogaritur edhe kampionati­n. Kryeqyteta­sve nuk ka arritur t'i gjejë kurën as trajneri Adolfo Sormani, për të cilin tashmë mund të jenë ngritur pikëpyetje, por mbi të gjitha kjo situatë vërteton dhe gabimet radhazi të drejtuesve të kuq, gabime që nisëm që me largimin e Skënder Gegës nga stoli.

Besëlidhja nga ana tjetër meriton duartrokit­je, teksa të tre golat e sfidës i realizuan në pjesën e parë. Tashmë, kualifikim­i i Partizanit në çerekfinal­e është në dyshim serioz. Ndërkaq, nga ana tjetër, Tirana përmbysi shifrat me Kastriotin. Bardheblut­ë pësuan të parët, por në pjesën e dytë trajnerin Emanuel Egbo e nderoi akademia e kryeqyteta­sve, kjo pasi golat erdhën nga talentet Ismailgeci dhe sulmuesi Ernest Muçi duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikim­it. Sa u përket sfidave të tjera, Teuta mori një fitore bindëse me Erzenin, duke i mposhtur këta të fundit në transfertë me rezultatin 1- 3. Ndërkohë, Vllaznia rrezikoi jo pak humbjen, ndërsa shmangu disfatën në fund me golin e Likës ndaj Flamurtari­t. Kukësi dhe Skënderbeu bënë detyrën në transfertë përballë Lushnjës dhe Besës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikim­it në raundin pasardhës, ndërkohë që Apolonia e Mërgjyshit, shtangu Luftëtarin e Kategorisë Superiore, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3- 0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania