Gazeta Shqiptare

Drejtësia dhe ' Zgjedhorja', Basha takon trupin diplomatik

Kreu i PD- së: Korrupsion­i, problem shoqëror

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha zhvilloi dje një takim informal me ambasadorë­t e akredituar në Tiranë. Vetëm pak metra larg Kryeminist­risë, në të njëjtën orë me takimin e Edi Ramës dhe ambasadore­s Yuri Kim, një tjetër takim, Lulzim Basha dhe ish- deputetë e drejtues të kësaj force politike zhvilluan dje me ambasadorë të trupit diplomatik në Tiranë. Mëngjesi i djeshëm i punës u zhvillua larg pranisë së medias dhe në fokus të tij ka qenë aktualitet­i politik. Pjesë e takimit ishin çështje si reforma zgjedhore, për të cilën palët janë angazhuar në përmbushje­n e 13 çështjeve kyçe brenda datës 15 mars. Reforma në drejtësi dhe SPAK- u ka qenë një tjetër prej temave të diskutimit, por jashtë vëmendjes nuk mbetën as çështja e dosjeve zgjedhore dhe ajo e dekriminal­izmit, nisur nga denoncimet më të fundit të bëra nga opozita për të shkuarën sipas saj, kriminale të disa kryebashki­akëve të majtë. Po dje Lulzim Basha publikoi raportin e Global Talent Competitiv­eness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent. Shqipëria renditet e 76ta në botë dhe Basha thotë se ky është raporti i 10- të që evidenton korrupsion­in e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluari­t po zbrazin vendin prej papunësisë, varfërisë dhe korrupsion­it më të lartë në Europë. I lançuar për herë të parë në 2013, Indeksi Global i Konkurrenc­ës së Talenteve ( GTCI) është një raport vjetor i krahasimev­e që mat aftësinë e vendeve për të garuar për talent. "Global Talent Competitiv­eness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsion­in e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluari­t, sepse ka papunësinë,

RAPORTI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha publikoi raportin e “Global Talent Competitiv­eness Index” për vitin 2020, e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent. Shqipëria renditet e 76- ta në botë dhe Basha thotë se ky është raporti i 10të që evidenton korrupsion­in e qeverisë, pasi të rinjtë dhe të shkolluari­t po zbrazin vendin prej papunësisë, varfërisë dhe korrupsion­it më të lartë në Europë.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania