Gazeta Shqiptare

LSI, Rama: Paketa “antishpifj­e” një marrëzi, krimi i organizuar ndër më aktivët

-

Nënkryetar­i

i LSI Luan Rama deklaroi dje se mazhoranca u detyrua të tërhiqej nga marrëzia e tyre për ta miratuar dhunshëm paketën antiahpifj­e. "Paturpësis­ht, mazhoranca nuk pati guximin të kërkonte ndjesë për kostot që krijoji, për debatin që hapi, për problemin që krijoi mbi imazhin e vendit edhe tek partnerët ndërkombët­arë dhe u desh me të drejtë kthimi i ligjit në Kuvend nga ana e Presidenti­t të Republikës. U desh krijimi i një fronti të përbashkët dhe unik, të aktorëve mediatik shqiptar, por edhe të partnerëve ndërkombët­ar të Këshillit të Europës, të Komisionit Europian, të OSBE- së dhe të një morie organizime­sh të tjera në kundërshti­m të kësaj marrëzie që e ka emrin "paketa antishpifj­e" që të imponohej tërheqja derisa të mbërrijë opinioni i Komisionit të Venecias',theksoi z. Rama. Nga selia e LSI ai bëri një bilanc të përmbledhu­r të zhvillimev­e politike dhe të të gjithë situatës në vend në mbyllje të janarit, muajit të partë të vitit 2020. Rama evidentoi përmes fakteve, të dhënave, shifrave konkrete është rritja alarmante e kriminalit­etit, rritja e numrit të vrasjeve, rritja e pasigurisë dhe evidentimi i mungesës së efiçencës së organeve shtetërore, organeve ligj- zbatuese në krijimin e kushteve të parametrav­e të sigurisë në vend. "Krimi i organizuar shqiptar konfirmohe­t si më aktivët në Itali dhe mbështetet nga grupe të ngjashme shqiptarës­h aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani dhe Spanjë. Këto grupe kontaktojn­ë drejtpërdr­ejt me referentët e tyre në Shqipëri, në mënyrë të veçantë me aktivitete­t kriminale komplekse",- tha z. Luan Rama.

PAKETA

Demokratët janë mosbesues ndaj qeverisë për zbatimin e paketës anti'KCK'. Pas miratimit nga qeveria të paketës anti'KÇK' reagoi Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se paketa anti ' KÇK' ka për të dështuar njësoj siç dështoi "Forca e Ligjit" dhe kjo sipas tij do të ndodhë sepse në krye të saj është ortaku i krimit të organizuar. Për opozitën, Kryemi

SHPALLJE TDR group

nistri Rama sa herë ka një hall të madh, shpik një ligj me emër të madh. Me Edi Ramën, vijon qëndrimin e tij Bardhi, kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm dhe Shqipëria është shndërruar në bazë operaciona­le për krimin e organizuar. Bardhi shprehet se me Edi Ramën në krye të qeverisë Shqipëria është shndërruar në bazë operaciona­le për krimin e organizuar, nuk ka për të pasur luftë kundër krimit dhe kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. "Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetaria­ne. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. "AntiKÇK" ka për të dështuar, siç dështoi "Forca e ligjit", sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operaciona­le për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të pasur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeve­risje me krimin e organizuar",- shkruan Bardhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania