Gazeta Shqiptare

Vrau me sëpatë bashkëfsha­tarin pas sherrit për varrin, gjykata lë në burg 42- vjeçarin

Ngjarja horror në Korçë, autori i krimit vuan nga probleme mendore Me flokët kapur bisht dhe sytë fokusuar në një pikë, Zamir Topi refuzon t'u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit

-

Gjykata e Korçës ka dhënë dje masën "ar rest me burg" ndaj 42vjeçarit Zamir Topi, i cili katër ditë më parë vrau me sëpatë bashkëfsha­tarin Dashnor Osmani. Ngjarja horror ndodhi të martën në qendër të qytetit juglindor, në afërsi të "Pazarit të vjetër'. Me bluzë sportive, flokët kapur bisht dhe me sytë gjithë kohës të fokusuar në një pikë, Zamir Topi ka refuzuar t'iu përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit. Madje ai ka refuzuar të japë dhe gjeneralit­etet në sallën e gjyqit. Avokati i caktuar kryesisht kërkoi në vazhdim të hetimeve, që autori i vrasjes t'i nënshtrohe­j ekzaminimi­t të gjendjes mendore, pasi ka disa vite që kurohej për çrregullim­e psikike. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Ishte vetë dëshmia e 42vjeçarit që hodhi dritë mbi ngjarjen e rëndë, pasi ai rrëfeu arsyet që e kishin çuar në krimin e rëndë. Të dy prej kohësh ishin në një konflikt për një vend në varreza. Dashnor Osmani kishte varrosur të atin pranë varrit të nënës së autorit, ndërkohë që të dy ishin prej 5 vitesh në këtë konflikt, duke mos arritur asnjëherë dakordësi për zhvendosje­n e eshtrave të të atit të viktimës larg varrit tjetër. Burimet nga qendra e shëndetit mendor bënë të ditur se, Zamir Topi është person me probleme mendore. Të njëjtat burime thanë se 42vjeçari është i kartelizua­r pranë kësaj qendre dhe ka qenë nën kujdesin e mjekëve.

KONFLIKTI

Mësohet se viktima dhe autori ishin prej pak kohësh në konflikt me njëri- tjetrin. Sipas burimeve policore, dy bashkëfsha­tarët ishin konfliktua­r fillimisht për një varrezë. Vendi i varrezës i zënë nga viktima ka qenë shkaku që bashkëfsha­tari i tij Zamir Topi ka shkuar dje në vendin ku shiste Osmani dhe pas një debati verbal e ka goditur me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë u bënë shumë kalimtarë të rastit si dhe tregtarë që ushtrojnë aktiviteti­n në zonë. Pak orë pasi vrau bashkëfsha­tarin e tij Dashnor Osmani në Korçë, autori krimit është rrëfyer para oficerëve të policisë. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka deklaruar para grupit hetimor se shkak për këtë ngjarje u bë sherri që kanë pasur më parë me viktimën, që sipas tij i kishte dëmtuar varrin e nënës. Sipas tij varri i nënës, ndodhej pranë varrit të të afërmit të viktimës, ndërsa akuzonte këtë të fundit se i kishte dëmtuar qivurin. Teksa shprehte pendesë për krimin, 42- vjeccari Zamir Topi është shprehur se edhe dje kishte debatuar me viktimën, tregëtar bananesh, ndërsa pasi ishin zënë verbalisht ai e qëlloi në kokë me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen. "Nuk doja ta vrisja. I kërkova që të rregullont­e varrin e nënës time, pasi ishte dëmtuar ngaqë aty afër ishte dhe varri i të afërmit të tij. Por ai nuk pranoi. Jam penduar shumë", tha autori në polici. Ndërsa, ka dyshime se autori vuan nga çrregullim­e mendore. Një dëshmitar i vrasjes më sëpatë në Korçë tregoi për "Gazeta Shqiptare" momentet pas ekzekutimi­t të Dashnor Osmanit. Ai tha se koka iu mbulua menjëherë, ndërkohë njerëzit rrotull thërrisnin. Po ashtu ai bën me dije se u lajmërua menjëherë ambulanca apo policia, por ai nuk ka dijeni ku është goditur shitësi i bananeve, pasi ishte mbuluar i gjithi me gjak. "Ishin mbledhur njerëzit këtu. Morëm 127 për ambulancën dhe më pas Policinë. Kokën ia kishin mbuluar. Dukej që shkumbavit­ej koka nga mbrapa. Nuk e di ku është qëlluar se ishte mbuluar me gjak. Dëgjoheshi­n njerëzit që thërrisnin"- tha dëshmitari.

 ??  ?? 42- vjeçari Zamirr Topi, dje në gjykatë
42- vjeçari Zamirr Topi, dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania