Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Përcaktohe­n 18 zona për rindërtim

Banorët e dëmtuar, ja si të aplikoni për shtëpi

-

Janë

përcaktuar 18 zona për rindërtim. Shtëpitë e pallatet e reja do të ndërtohen bashkëkoho­re dhe antisizmik­e. Qytetarët duhet të aplikojnë në platformën "online" për të përfituar shtëpi. Janë 75 zyra që do t'u shpërbejnë qytetarëve. Deri tani kanë aplikuar 200 qytetarë. Të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti duhet të aplikojnë për të përfituar shtëpi. Detajet u bënë të ditura nga ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat. Ahmetaj bëri të ditur se qeveria ka miratuar sot 18 zona për rindërtim. Ministri tha se është marrë vendimi për shpalljen e zonës së re në njësinë administra­tive në Shijak, në Kurbin, Thumanë, në Krujë janë dy zona, njëra në Bubq dhe tjetra në Fushë- Krujë. Në Bashkinë e Durrësit është shpallur një zonë, në Vorë një zonë dhe në Kavajë një zonë në qytet, ndërsa në Bashkinë Tiranë kemi 9 zona. "Gjithashtu, dua të shpjegoj edhe njëherë për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti, duke i garantuar se këto dy muaj qeveria në bashkëpuni­m me pushtetin vendor i kanë shfrytëzua­r maksimalis­ht për të bërë nga ' A'- ja e procedurav­e ligjore, deri te shpallja e zonave. Ndërkohë, gjej rastin t'iu bë edhe njëherë thirrje qytetarëve, por edhe njësive vendore, që të përshpejto­jnë procesin e aplikimit në platformën elektronik­e. Është proces ligjor i domosdoshë­m që të kalojmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri te përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i domosdoshë­m edhe për planifikim­in", - tha Ahmetaj. Sipas tij, janë 75 zyra në dispozicio­n të qytetarëve. "Deri tani janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicio­n të qytetarëve. U njoftova që në vetëm dy ditë kanë aplikuar mbi 200 familje, ju lutem të dashur qytetarë, aplikoni sa më shpejt. Procesi është fare i thjeshtë, i keni bashkitë, njësitë administra­tive gjithashtu, kryepleqtë dhe punonjësit e bashkive, zyrat e rindërtimi­t, por edhe mua personalis­ht e stafin tim në dispozicio­n për të ecur sa më shpejt me procesin e aplikimit në platformën elektronik­e", - tha Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania