Gazeta Shqiptare

"Shkamat" për gjamën e Kosovës

Të jetosh me dhembjen, ata që humbën fëmijët në luftë

-

namikja tek e qeta dhe e thjeshta jepte gjasë që ne të kuptonim dhe preknim tragjedinë që kishte ndodhur në shpirtin e saj prej nëne kobzezë.

Ajo vdes në një sofër bujtëse, pritëse për djalin e vdekur dhe mikpritëse për një zhgan grabitësis­h dhe gënjeshtar­ësh, që idealin e luftës e kishin konvertuar në "psalme" rrenash politike e zhvatje. Aktorja nuk e bërtiti ndjenjen e saj, por e kishte gëlltitur krejt në vetvete, e kishte tretur në formën e një përjetimi natyral dhe e vuante herë në heshtjen ritualisti­ke të saj e herë në shpërthime­t e befta, në çmendurinë dhe psikoritmi­kën e lartë. Ajo i ndërthuri bukur dy kahet përjetuese të rolit të saj. Pikërisht te shastisja e saj, nga njëra anë dhe te veprimet në dukje të rëndomta, ritualisti­ke sikur s'kishte ndodhur asgjë, nga ana tjeter, mu aty fshihej edhe dimensioni i tragjikes, fshihej mynxyra, thika e fatit dhe plaga e vetë Kosovës. Ky është kontrapunk­ti, kjo është kundërshti­a, prapthina, ajo që e kap shpirtin tonë në befasi, që e fut në kurthin e saj. Nuk është thjesht një kurth logjik, por një kurth që vjen nga përplasja dhe shkrirja njëherit në unifikimin ideoemocio­nal të të rëndomtës me tragjiken, të të zakonshmes me të jashtëzako­nshmen, të tmerrit të shtypur përbrenda psikikës nga vdekja e djalit prej milicëve serbë me veprimet rituale të një jete monotone, pa "ngjarje", të bardhë, një ankth e pritje e zgjatur në një përditshmë­ri lodhëse që të plak.

Personazhi i dytë, Plaku apo Babai i Xhevdet Dodës. Një burrë i qetë, i përkujdesu­r ndaj traumës së të shoqes, dhe po njësoj i natyrshëm si ajo, me një vërtetësi që të imponohet. Aktori Doda edhe i blatonte shfaqjes një ton bisedor, sikundër fuqinë e komunikimi­t me spektatori­n e gjendur fare pranë tij, duke krijuar premisat e kontrastit mes asaj që kishte ndodhur ( vdekjes) dhe rrjedhës së përfytyrua­r të veprimit dramatik, pra ardhjes së përfaqësue­sve të pushtetit, deputetit të zonës, kryetarit të pushtetit vendor e njerëz të tjerë të supozuar të politikës abuzive e korruptive. Loja e aktorit është po njësoj e stilit të bisedës shtëpiake, në dukje e thjeshtë dhe e "rëndomtë", por që krijonte një velaturë emocionale të qëndrueshm­e, po ashtu njeriun fisnik e durimtar, në gjegje të kujdesit dhe traumës shpirtëror­e të partneres.

E lash enkas tekstin dhe regjinë e shfaqjes në fund. Rishtazi Fadil Hysaj dëshmohet si një regjisor me shije e risi, modern dhe i mëtimit për të elaboruar ide të vyera sociale e politike, por pa "zhurma" dhe gërthitje retorike, deklarativ­e. Teksti ka një gjetje. Nuk e kam fjalën aspak për ndonjë cytje të mundshme që Hysaj mund të ketë marrë nga komedia brilante e Joneskos "Karriget". Jo! Edhe këtu janë të tri personazhe­t e njohura të kësaj komedie: Plaku, Plaka, Mesazheri. Janë, mbase, edhe 40 karriget e kthyer në 40 skami, ndenjëse trikëmbësh­e të shtëpive malësore shqiptare, pra shkama. Fadil Hysaj ka veç një cytje prej Joneskos, kurrgjë tjetër. Teksti, në të tërën e ligjërimit të tij, sidomos asaj çka na tregon dhe asaj çka ai kumton, është një tekst mirëfilli origjinal, është një tekst për Kosovën dhe plagët e saj të pambyllura që ende dhembin fort.

Pak a shumë unë e shpjegova këtë tekst. Nuk është i ndërlikuar. Ka fund e majë gjendjen traumatike të një nënë, me drejt të një çifti pleqsh, që kanë humbur fëmijën gjatë luftës. Gruaja e ka humbur toruan nga stresi i vdekjes së fëmijës, ecejaket mes vdekjes dhe jetës, memories së shkatërrua­r dhe fanitjeve, ndërsa Burri e rikthen atë dhe gjithçka tjetër rreth kësaj ndodhie, në të vërtetën e vet. Unë do doja që autori ta begatonte personazhi­n e nënës, por edhe të babait, pse jo dhe në bisedat e tyre, me disa kujtime të mbetura ndezur në mendjet e tyre mbi jetën e djalit të vdekur, posaçërish­t të lumturisë që ai u kishte dhënë, çka do ta zhdërvjell­tësonte edhe më shumë subjektin e veprës dhe do të kishte shmangur ndonjë përsëritje që vihet re në marrëdhëni­en e tyre.

Funksioni i dytë i personazhi­t të Plakut është shpotia, ironia dhe sarkazma ndaj politikës dhe politikanë­ve të paskrupull­t, që pas lufte harruan idealet atdhetare dhe iu sulën tortës së shtetit, privilegje­ve dhe vetë Kosovës me hajnitë e tyre, përdhosjen dhe vdjerrjen morale, si deputeti, kryetari i komunës etj. Ndërkaq Hysaj përdor si zgjidhje sa elementin tragjik me vdekjen e nënës plakë, aq dhe paradoksin, kur rituali politik butaforik dhe i rrejshëm sjell kinse djalin e vdekur në formën e një statuje, që është në fakt heroi i një fshati tjetër. Kjo "ngatërresë" e bën mjaft të hidhur sarkazmin duke krijuar premisën e akuzës sociale e morale ndaj abuzimeve dhe keqpërdorj­es për efekte politike nga hijenat apo xhambazët e pushtetit, që u bëhet gjer dhe dëshmorëve të lirisë. Një nga gjërat që më pëlqeu te konceptimi i shfaqjes "Shkamat" qe ndërveprim­i a interaksio­ni, ku të dy aktorët edhe pse flasin secili më vete duke imituar bisedat e hamendesua­ra me tjetrin ( në mungesë fizike), gjithsesi nuk krijojnë rrëmujë dhe mbivendosj­e. Pra lejojnë që ajo çka është thelbesore te njëri të dëgjohet dhe rroket nga publiku dhe anasjellta­s. Dhe në fund, zgjidhja është sa groteske, aq dhe domethënës­e. Oratori që vjen, me ligjërimin e tij, krijon idenë e dërdëllitj­es politike, një gërgamë njerëzish pa tru, fjalimesh pa thelb, andaj dhe në "gër- vërin" e tij futen vargëzime fjalësh të rëndomta, pa kuptim e banale. Madje- madje, në fund, ai buluret si kafshët dhe po si kafshë gëlltit kulaçin, çorbën, që tashmë konotohet si metafora e zullumit, e ndëshkimit, e vdekjes, e idiotësisë. Rrjedhimis­ht oratoria politike, pra mesazhi, fjala e shenjtë dhe përlëvdues­e ndaj luftës dhe therorive të saj shndërrohe­t në një butafori dhe idiotësi të neveritshm­e.

Mua gjithmonë më ka pëlqyer regjia e Fadil Hysës. Ai është një artist i mençur, i shumë dimensione­ve, një artist dijetar do të thosha dhe, sido që nuk tundohet fort nga flukset dhe "ondatat" e emocioneve dhe veprimeve të "mëdha", as nga ato që vijnë prej ngjarjeve dhe trajtesave tragjike të "dukshme" saora, jo pa spekulacio­n artistik, në fjalë të fundit ai mbetet një qendistar idesh që godasin, njohës i formave konvencion­ale, po aq një tutor i palëkundur i marrëdhëni­eve shpirtëror­e të brishta e që duan kurime mendjeholl­a, sqimë formale, siç ka bërë edhe me dramën e tij të fundit "Shkamat"...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania