Gazeta Shqiptare

DRITA E NATËS

-

Ka ndonjë tjetër që kërkon fat.

Nga kjo histori e djallëzuar na është mërzitur jeta.

Nga çdo anë me besim që na vret. Prapësepra­pë besojmë se kur era fryn e fryn nga një zjarr tjetër do t’ia shtijmë flakën malit.

Me një histori antihistor­i.

Në rrafshin tragjik për të gjetur provincën. Dhe për të zbuluar karakterin mashtrues të sojlinjve të rrejshëm. 4.

Një ditë nipi im Lisi më pyeti:

- Gjysh, Skënderbeu pse nuk po zbret nga kali?

I thashë:

- Nuk zbret se s’ka se ku mbështetet. S’ka se me kë të takohet.

Takimin me të tjerët sot nuk po e kupton. Ky fillim e ky fund i shekullit nuk është hera e parë.

Për Skënderbeu­n çdo luftë ka qenë luftë. Traditën e kishim për aq sa e kishim e për aq sa e kemi harruar.

Shkurt e shqip: Lëvizjet shkuan në anën tjetër.

Me fluturimin e ndonjë shpendi shtegtar, jeta po na vjen si fat i pashkruar.

Maskë për personazhe­t e Teatrit Kombëtar. Për personazhe të larta kombëtare e funksionar­ë të niveleve të larta, ku po don më mirë.

5.

Personalis­ht nuk dua të humbi edhe një shpresë.

Shpesh nuk e shoh as veten.

Ngatërrohe­m me kërkesat ku fati i njeriut ndodhet larg.

I çuditshëm është miku dhe armiku.

Nga fama e tyre shpesh më shpëton diçka pa e parë e pa e thënë.

Frika e njeriut nga njeriu është mungesë e besimit dhe frikë nga përsëritja.

Para pasqyrës, kur i paraqitem vetes, shpesh shqetësohe­m.

Larg mbretërisë së shpirtit edhe sa do të presim?

Aty ku ishim?

Aty ku jemi?

Në luftë me vetveten?

Qajmë ditën.

Qeshim natën.

6.

Gjatë pagëzimit të dytë nuk e di a do të kemi kohë të lirë për ta ruajtur gjuhën, kombin, artin.

Nëse më pyetni a ka kufi e di se ka kufi e s’ka kufi.

Pyetja është e thjeshtë.

Pse jemi kaq të verbër, nga zemra e plastë buza më shkoi në gaz.

Te njeriu ynë ka vdekur njeriu.

Nëse e gjithë kjo trokitje e përgjakur shkon edhe më larg, nuk e di se ku do të ndalemi ne që besonim se do të bëhet mirë.

Si fund, nuk është hera e parë.

Nga mashtrimet e mëdha çuditërish­t e çmendurish­t, pa kurrfarë peshe, me shumë thashethem­e personale jemi mësuar keq. Të vërtetën nuk e njohim dhe nuk e kuptojmë.

As buzëqeshja magnetike nuk na ndihmon. Gjatë bisedës së parë njeriun e shohim përtej pyetjeve tona.

Nga inati, kënga popullore nuk beson. Kështu na ishte kur na ishte.

Por as sot nuk po dimë se kah po shkojmë. Pasi e shtruam drekën patriotët mashtrues me njërën dorë mbi tjetrën, zunë poste të larta politike.

Me gjithë respektin ne shqiptarët nuk e kemi sekretin shtetëror.

Na paçin në qafë ata që na bënë shtet!...

Fundvit’, dhjetori 2019

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania