Gazeta Shqiptare

"Anti- KÇK", Rama: Opozita ka ushqyer krimin. Basha: Të rrethojnë kriminelët

LSI: Shqipëria u kthye në lavatriçe e parave të pista

- Valentina Madani

Opozita shprehet mos besuese për zbatimin e paketës "AntiKÇK". Sipas Partisë Demokratik­e, Edi Rama nuk mund të luftojë krimin dhe korrupsion­in, pasi pushteti i tij varet prej tyre. Ndaj, PD- ja i konsideroi dje si propagandë, paralajmër­imet e kryeminist­rit për të goditur krimin e organizuar me ligjin special "Anti- KÇK". Për të vërtetuar të kundërtën, ajo e sfidoi kreun e qeverisë që luftën ta nisë nga persona konkretë me të shkuar kriminale, të akuzuar se kanë përfituar tendera publikë në kundërshti­m me ligjin, për shkak të njohjeve me njerëz të pushtetit. Ish- deputeti Enkelejd Alibeaj, në një dalje nga selia e PD- së vendosi në pikëpyetje funksionim­in e paktës "Anti- KÇK" dhe sfidoi kryeminist­rin duke i kërkuar që ta nisë zbatimin e ligjit nga trafikanti Edmond Bego, për të cilin tha se është mik i Taulant Ballës dhe Erion Veliajt. "Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të mbuluar bashkëqeve­risjen e tij me krimin. Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombët­ar i drogës, Edmond Bego, nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca. Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialiste, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrj­a në tender personat e dënuar për trafik ndërkombët­ar droge", theksoi z. Alibeaj. Ai kërkoi: "Le ta nisë zbatimin e ligjit ' Anti- KÇK' me goditjen e trafikantë­ve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin,

KRYEMADHI

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, gjatë vizitës në SHBA takoi shqiptarët e Nju Xhersit. Kryemadhi ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptare Amerikane në Riverdale dhe shkollën islame "Miraxh". Ajo dhuroi disa libra për fëmijët shqiptarë kur theksoi se nuk duhet të humbasë lidhja me atdheun dhe gjuha amtare shqipe. Kryetarja e LSI- së falënderoi Burim Zhutën, Imam Tahirin dhe drejtuesit e këtyre institucio­neve për punën në shërbim të komuniteti­t shqiptar në SHBA.

 ??  ?? Presidenti i PE- së, David Sassoli, dje në parlament
Presidenti i PE- së, David Sassoli, dje në parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania