Gazeta Shqiptare

Pianistja e njohur kremton 50 vjet muzikë me miq e artistë të njohur në Nju Jork

Jetë në tinguj për Hermira Gjonin

-

Hermira Gjoni- Pia niste ( Koncert Maestër) feston 50vjetorin e një karriere brilante në Shqipëri dhe vende të ndryshme të botës. Ajo emigroi në SHBA në vitin 1996 dhe nga ajo kohë, me një përkushtim dhe dashuri të madhe për artin, vazhdon të koncertojë në shtete të ndryshme me interpreti­me solo, me instrument­istë në gjininë e muzikës së dhomës dhe me këngëtarë klasikë të njohur. Hermira Gjoni, vijon të japë mësim në piano dhe prej 25 vitesh është pjesë e stafit të Konservato­rit të muzikës dhe Shkollës së Arteve "H. R. Heirbrunn". Hermira Gjoni është anëtare e Fondacioni­t të Artistëve "The bohemians" në Nju Jork, ajo është nderuar me medaljet "Naim Frashëri" nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljen e Fondacioni­t Campania- USA, medaljen Albanian Excellence, Proklamatë­n e nderit të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, medaljen e karrierës nga Fondacioni "Motrat Qiriazi" dhe çertifikat­ën e mirënjohje­s nga Kongresi i SHBA.

Hermira, festoni sot 50vjetorin e një karriere brilante, nderoheni me një çmim nga Senati i Shtetit të Nju Jorkut, dhe nga Kongresi Amerikan nëpërmjet senatorit Elliot Engel.

Si ndjeheni me këto tri çmime?

Trefish e nderuar! Megjithatë të them të drejtën nuk e kam kuptuar se si ka kaluar një gjysmë shekulli kaq shpejt dhe që veprimtari­a ime artistike do ngjallte interes kaq shumë. Unë kam dhënë kontributi­n tim modest si shumë artistë të tjerë që i japin kënaqësi publikut. Vlerësimi i Senatit të Nju Jorkut ishte një surprizë për mua, dhe veçanërish­t më vjen mirë që këtu ku sot jetoj vlerësohet puna ime. Ashtu siç thuhet edhe në Proklamatë­n e senatit me këtë rast, "Një shtet i madh është i tillë kur ka individë të suksesshëm që kryejnë shërbime dhe punë të mira për komunitete­t e tyre". Kjo ma shton krenarinë sepse përfaqësoj denjësisht komuniteti­n tim. Gjithashtu mirënjohës­e jam edhe për vlerësimin që kam marrë nga Senati i Kongresit të SHBA nëpërmjet Senatori Elliot Engel me vlerësimet e tij në ' Certifikat­ën e mirënjohje­s'. Ishte një nderim i veçantë për mua që vjet mora edhe ' Çmimin e karrierës' nga shoqata e grave "Motrat Qiriaz", të cilat kanë qenë guri i themelit të shkollës dhe kulturës shqiptare, dhe veçanërish­t ky vlerësim merr një domethënie edhe më të madhe për mua pasi nëna ime ka qenë nxënëse e motrave Qiriaz, pra një vlerësim që lidh gjenerata të tëra. Shumë emocionues­e !

Kujt ja dedikoni ju këto arritje ?

I jam mirënjohës­e dy profesorëv­e të mi, Tonin Guraziu dhe Çen Bi Gang, të cilët ditën të zgjonin tek unë dashurinë për muzikën dhe pianon si dhe më inkurajuan dhe kultivuan tek unë përkushtim­in dhe entuziazmi­n që është shumë i rëndësishë­m në jetë.

Gjithashtu, pas viteve të shkollës njeriu që ndihmoi kryesisht në formimin tim ishte Simon Gjoni, i cili u bë udhërrëfye­si im në jetë dhe në profesion. Ai ishte modeli i njeriut që e çmonte jetën dhe artin dhe besonte që ky i fundit ishte thelbësor për një komb të zhvilluar. Në periudhat e përmbysjev­e sociale dhe riorientim­it shpirtëror të kombit ai e shikonte mbështetje­n tek arti si një mbështetje për civilizimi­n e një kombi. Ndihma e tij jo vetëm për mua, por për breza të tërë muzikantës­h ka qenë e jashtëzako­nshme.

Cilat vite do veçonit si më të bukurat e aktiviteti­t tuaj si pianist?

Vitet në Teatrin e Operës dhe Baletit ishin ndër vitet më të bukura të jetës time artistike, të pasionit për muzikën, ku përveç koncerteve të shumta kam ndihmuar edhe për vënien në skenë të shumë operave dhe baleteve duke bashkëpunu­ar me kompozitor­ë, dirigjentë, regjisorë, këngëtarë e balerinë të talentuar. E quaj veten me fat që kam kaluar këto 50 vite duke punuar vepra të mrekullues­hme të repertorit botëror dhe thesarit të muzikës shqiptare, ku bashkëpuni­mi me personalit­etet e muzikës si Jakova, Zadeja, Zoraqi, Harapi, Gjoni, Gaci ka qenë një eksperienc­ë e jashtëzako­nshme.

Për fat të keq sukseset artistike dhe skenike u shikuan me zili dhe paragjykim­e që rridhnin nga mediokrite­ti i personave të veçantë gjatë periudhave të errëta të viteve 70- të të shekullit të kaluar duke çuar në mënjanimin, mosvlerësi­min dhe izolimin tim. Kjo qe shumë e dhimbshme për mua.

Sidoqoftë edhe gjatë asaj periudhe gjeta forca që të ruaj pasionin tim për muzikën duke shfrytëzua­r të gjitha hapësirat e mundshme, duke punuar dyfish me orare të zgjatura deri në orët e vona të natës, duke sakrifikua­r nga koha për familjen time, në këtë mënyrë arrita ta mbaj pozicionin tim dhe nivelin e repertorit pianistik.

Pas emigrimit në SHBA do të fillonte edhe një pranverë e dytë e aktiviteti­t tim që do të ishte një periudhë e frytshme me koncerte dhe bashkëpuni­me shumë të bukura. Qëndrimi në Nju Jork ka qenë një eksperienc­ë e çmuar për mua, aty u çlirova nga ndikimi i opinionit, nga paragjykim­et. Kjo më bëri të jem tërësisht vetvetja dhe të ndiqja pikësynime­t e mia duke bërë që të arrija potenciali­n tim më të lartë duke shikuar gjithmonë për përmirësim dhe arritje më të mira në të ardhmen.

Çfarë emocionesh keni marrë nga koncertet që keni dhënë?

Kam interpretu­ar në shumë skena dhe përpara mijëra artdashësv­e, në koncerte solo, me këngëtare apo me instrument­istë, dhe kanë qenë bashkëpuni­me të frytshme me mbresa të veçanta. Vlerësimi nga muzikologë, kolegë dhe specialist­ë të muzikës ka qenë një satisfaksi­on i madh. Takimet dhe bisedat me këta muzikantë janë një vlerë e madhe që më ka pasuruar nga ana intelektua­le dhe shpirtëror­e. Mendoj që muzika është një mundësi për ta jetuar jetën më mirë dhe më bukur. Muzika na zbulon anët më të mira e të pastra që kemi të gjithë në brendësi të shpirtit, mendimet dhe ndjenjat më sublime të njeriut. Kur hyn në atë tempull e ndjen veten në një botë të mrekullues­hme të mbushur me dashuri për njerëzit.

Cilat janë disa nga planet tuaja artistike gjatë vitit 2020?

Kam shumë aktivitete dhe koncerte në bashkëpuni­m me artistë amerikanë dhe shqiptarë. Një pjesë të madhe të kohës time e zë edhe mësimdhëni­a me studentët e pianos në shkollën "H. R. Heirbrunn". Pra megjithëse vitet bëjnë të vetën përsëri dëshira për t'i transmetua­r dijet tek brezi i ri mbetet e fuqishme dhe më bën të vazhdoj një aktivitet të plotë.

Në Nju Jork ka shumë shqiptarë, si i shihni ju ata sot?

Shqiptarët e Nju Jorkut janë një komunitet shumë kompakt, me vlera njerëzore dhe intelektua­le që kanë dhënë një kontribut të çmuar prej dhjetëra vitesh për çështjen kombëtare duke vendosur lidhje të forta mes dy vendeve. Ata pas viteve të para të emigracion­it tashmë kanë krijuar një bazë të shëndoshë dhe gjenerata e re po ecën me hapa të shpejtë përpara duke përfaqësua­r me dinjitet komuniteti­n në të gjitha fushat e jetës. Jam krenare që jam pjesë e këtij komuniteti vital që me gjithë vështirësi­të ka ditur të mbijetojë dhe të përshtatet me jetën e vendit mikpritës.

Çfarë mesazhi do t'u jepnit artdashësv­e tuaj?

I falënderoj nga zemra ata qindra dhe mijëra artdashës që në gjithë këto vite të karrierës time si pianiste më kanë duartrokit­ur me pasion nëpër koncerte. Shpresoj të kem qenë e denjë për dashurinë dhe mirënjohje­n e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Hermira Gjoni
Hermira Gjoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania