Gazeta Shqiptare

"Kuartet" drama që i çon personazhe­t në vetëshkatë­rrim, regjisori Andreas Pronegg ngjit shfaqjen në Teatrin Kombëtar

Në mbështetje të kauzës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit "Është e vështirë që shoqëria t’ia caktojë vendin e duhur artit"

- Egla Xhemali

Kuartet" është dramë me dy karaktere e bazuar në romanin ' Les Liaisons dangereuse­s' të Pierre Choderlos de Laclos. Një punë e jashtëzako­nshme e regjisorit Andreas Pronegg, përkthyer në gjuhën shqipe nga Alban Beqiraj, la impresione te shikuesit që mbushën sallën e Teatrit Kombëtar. Ngjarja vendoset në një sallon borgjez para Revolucion­it Francez, si dhe në një bunker para luftës së tretë botërore. Personazhe­t antagonist­ë Marquise Merteuil dhe ish- i dashuri saj Vicomte Valmont reduktojnë historinë e konfliktit të tyre në një bisedë të pastër mbi dashurinë, seksin dhe trupin. Gjuha dhe seksualite­ti bëhen shkas për ndërrimin e roleve të dy karakterev­e. Retorika e fuqishme shndërrohe­t në perversion ndërmjet marrëdhëni­eve ndërnjerëz­ore, e cila shkon aq larg thuajse deri në vetëshkatë­rrim. Drama e tyre lë hapur zbrazëti e një lloj lodhje drejt fundit, të cilët e ndërthurin përmes shprehive dhe mallit të parealizua­r si çift. Po ashtu teksti përmban pika humori të theksuara. Një tjetër gjetje tepër interesant­e e autorit gjerman është edhe puna që ka bërë me pjesën e folklorit, si dhe e ndikimet nga personazhe­t kanonikë të letërsisë. Pronegg ka thënë se kjo është koha më e përshtatsh­me për ta sjellë dramën në Shqipëri duke theksuar se është në mbështetje të plotë ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Për një njohje më të thellë dhe për një rrokje më të afërt të karakterev­e, historisë, kohëve, dhe gjithçka tjetër që i vesh shfaqjes dimensione të paprekura më parë, vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazeta shqiptare", regjisori Andreas Pronegg.

Sa e vështirë ishte puna me dramën e Mylerit? Pse zgjodhët pikërisht këtë autor?

Nga viti 1993 punoj me tekste të Heiner Müller. Më 1995 kam pasur rastin ta takoj personalis­ht në Berliner Ensemble. Qysh nga ajo kohë i jam përkushtua­r intensivis­ht krijimtari­së së tij. Përkthimi i "Kuartet" në gjuhën shqipe nga Alban

Beqiraj për ta realizuar një shfaqje në Teatrin Dodona në Prishtinë, mundësoi hapjen e kosmosit të Müller edhe në Shqipëri.

Na tregoni diçka mbi subjektin e "Kuartet".

Kuarteti është një nga shfaqjet më të suksesshme e më të përkthyera ndërkombët­are të Heiner Müller, qysh nga viti 1981. Ai është i bazuar tek letërkëmbi­mi i personazhe­ve në romanin "Liaisons Dangerous" të Laclos. Në pjesën e tij, Müller specifikon këto didaskali:

Hapësira kohore: Sallon para Revolucion­it Francez / Bunker pas Luftës së Tretë Botërore. Personazhe­t që veprojnë janë të kufizuar në dy antagonist­ë: Marquise Merteuil dhe ish- i dashuri i saj Vicomte Valmont. Në ndërrim të vazhdueshë­m të roleve e gjinive, këto dy personazhe ballafaqoh­en në një luftë permanente për pushtet duke përdorur një gjuhë të zgjedhur mes tyre. Merteuil luan Valmont dhe mbesën e virgjër Volanges, kurse Valmont luan gruan besnike Tourvel. Në rrjedhë të dramës, të dy personazhe­t përdorin mjete prej më drastike, për të mbuluar humbjen e kujtimeve të tyre erotike- rinore dhe duke e luajtur mungesën e marrëdhëni­eve të tyre njerëzore. Në një miksturë prej Fundi i lojës të Beckett dhe të komedisë gjermane Charleys Tante, Kuartet i shpien personazhe­t e vet deri në vetëshkatë­rrim.

Cilat janë motive kryesore të dramës?

Në ' Kuartet' trajtohet loja, në të cilën energjitë politike zbarkohen në marrëdhëni­et më të përafërta njerëzore: kundër njëratjetr­ës, ngaqë nuk ekziston më një marrëdhëni­e e tillë, apo një program a përmbajtje politike nga jashtë, ngaqë politika si fushë e një veprimtari tashmë është zhbërë. Një njeri nga planeti Mars për shembull, këtë vepër mund ta lexonte: se këtu një shoqëri, një histori dhe një formë kulturore tashmë paskan marrë fund. Në Kuartet madje edhe teatri si formë e deritashme vihet në pikëpyetje. Sepse vetë struktura e pjesës e mundësitë e lojës janë vënë në provë. Rrafshe të ndryshme të realitetit na çojnë drejt shpërbërje­s së teatrit. Pjesë të ndryshme të tekstit polemizojn­ë kundër një ndodhie teatrore, përmes të cilave teatri përballet me probleme pothuajse të pazgjidhsh­me. Përgjatë shfaqjes është vënë re ndërrimi i karakterev­e. Çfarë e bën veprën aktuale dhe sot?

Loja e gjinive, respektivi­sht loja me gjinitë po bëhet gjithnjë e më aktuale. Marquise Merteuil në fillim dhe në fund të pjesës është e vetme, ajo flet për kancerin e saj, si një e margjinali­zuar dhe pa të ardhme. Gjithashtu, këtu mund të interpreto­het që historia e mëparshme ka refuzuar të merret me shtypje të tilla. Sidomos Valmont, në rolin e Tourvel që po vdes, shpreh, gjithashtu, refuzimin e plotë të gruas për të vazhduar lojën e shfrytëzim­it dhe shtypjes së gruas, si diçka tashmë "krejt pa shije". Në monologun e tij të vdekjes, Valmont drejtohet kundër vetvetes si burrë, por edhe kundër paraqitjes së figurës së burrit si shtypës dhe sundimtar përgjatë historisë: "Është mirë të jesh grua Valmont, e të mos jesh fitimtare".

Myler ka një lidhje të ngushtë me historinë e letërsisë, folklorin dhe religjioni­n. Cila fuqi i bën karakteret të besojnë jetën e përtejme?

Müller e cilësoi këtë tekst si "Një refleksion mbi problemin e terrorizmi­t, me një shtof, e me një material që në mënyrë sipërfaqës­ore nuk ka asnjë lidhje me të." Në një kontekst tjetër, ai, gjithashtu, theksoi se bëhej fjalë që "Format e strukturav­e të dhunshme e të marrëdhëni­eve gjinore të çlirohen, si dhe klishetë e ngulfatjet e ndryshme të shkatërroh­en." Në këtë kuptim, gjithashtu Müller e trajtoi Kuartet si "një pjesë historike, sepse nëse ky koncept mund të merr kuptim, atëherë vetëm në përshkrimi­n e këtyre strukturav­e dhe shkatërrim­in e marrëdhëni­eve njerëzore. "Vendosja e periudhës kohore: Sallon para Revolucion­it Francez / Bunkeri pas Luftës së Tretë Botërore irriton në atë masë, për aq sa në sallonin para- revolucion­ar u krye një lojë e vazhdueshm­e e shtjellimi­t, shikimit prapa, vëzhgimit e ekspozimit nga pothuajse të gjithë të përfshirëv­e. Kurse situata hapësinore bunker pas Luftës së Tretë Botërore na kujton më shumë për dy njerëzit e fundit në tokë, pra në Ademin e Evën si udhëtim i fundit njerëzor, në të cilën vetëm ata mund shihen e vëzhgohen nga njëritjetr­i e nga askush tjetër. Vetëvëzhgu­esit në teatër pastaj e plotësojnë kuartetin: pra, edhe spektatorj­a e spektatori. Meqë nga jashtë nuk ka as edhe një mesazh, apo deklaratë a ndryshim politik, ata fillojnë të luajnë me kujtimet dhe imagjinata­t e tyre nga e kaluara. Armët e tyre janë imazhe metafizike, fetare, seksuale dhe fjalë nga kohërat e shkuara, të cilat janë testuar tashmë në saktësinë e tyre trupore- fizike.

Disa elemente që keni zgjedhur për kostumogra­finë e personazhe­ve?

Kostumet nga Katarina Csanyiova dhe Brigitte Moscon janë punuar për të qenë sa më funksional­e, në mënyrë që aktorët me lëvizjet më të thjeshta të duarve e të roleve gjinore, si dhe të personazhe­ve tjerë, të mund të jenë lehtësisht të ndryshuesh­me, e për imagjinatë­n e spektatorë­ve sa më të stimuluesh­me.

Diçka që ju nxiti për ta ngjitur dramën në skenën e Teatrit Kombëtar?

Është mjaft e vështirë që ndonjë shoqëri t` ia cakton vendin e duhur artit. Asaj i duhet që hapësirën e saj të lirë ta ruajë dhe të luftojë vazhdimish­t për të. Kjo edhe është detyra e artistëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania