Gazeta Shqiptare

Zamir Poda sjell në shqip "Fjalët e fundit të Falkones dhe Borselinos"

U vranë, sepse me veprën dhe punën e tyre si magjistrat­ë, ishin kthyer në simbolet e një shteti që kishte dhënë një goditje vdekjeprur­ëse për Koza Nostran

-

guar me të gjitha mënyrat me synimin për t'i deligjitim­uar.

Me mjaft interes është edhe parathënia e prokurorit Roberto Skarpinato, bashkëpunt­or i të dy magjistrat­ëve, dëshmitar i gjallë i shumë episodeve që trajtohen në libër, i cili në fund të saj, konkludon:

"… Realiteti që kemi jetuar dhe vuajtur me Xhovani Falkonen dhe Paolo Borselinon, tregon që ndryshe nga sa përsëritet nëpër ceremonitë zyrtare, kjo e keqe - mafie nuk është tërësisht vetëm jashtë nesh, është edhe "ndër ne".

Sa sipër do të thotë qe vrasësit dhe bashkëpunë­torët e tyre nuk kanë vetëm fytyrën e shëmtuar dhe të pamëshirës­hme të atyre që në skenën e krimeve kanë spërkatur duart me gjak, por edhe jo pak të tjerëve me shumë fytyra. Një takëm njerëzish me jaka te bardha që kanë frekuentua­r të njëjtat shkolla tona dhe që mbushin sallonet më të mira: kryeminist­ra, ministra, parlamenta­rë kombëtar e rajonal, presidentë të rajonit të Sicilisë, krerë të shërbimeve sekrete e të policisë, magjistrat­ë të lartë, avokatë që kullosin në parcela të arta, personazhe në majën e ekonomisë e të financës e shumë të tjerë.

Edhe pse janë evidentuar përgjegjës­i penale të vërtetuara nga vendimet përfundimt­are që kanë kushtuar lotë e gjak, ato janë anashkalua­r nga retorika publike boshe dhe nga një sistem mediatik që, përveç pak rasteve, ka ndriçuar e dhënë dritë të gjallë vetëm fytyrës së planetit - mafie, një botë e vrasjeve, kërcënimev­e, zhvatjeve, trafikut dhe e drogës…".

Xhovani e Paolo do të duhet të bënin një farë qeverisje të kujdesshme fjalësh në komunikimi­n publik. Dhe kjo, jo vetëm në kuadrin e sensit të përgjegjës­isë së tyre për shkak të rolit institucio­nal që mbulonin, por edhe për vetëdijen se fjalët e tyre mund të instrument­alizoheshi­n dhe ktheheshin në bumerang nga një botë e larmishme pushteti, që jetonte si e pavarur nga ekuilibrat ekzistuese, por ndërkaq e rrezikshme dhe e pakontroll­ueshme. Kjo botë që punonte jo përballë, duke tentuar t'i izolonte edhe brendapërb­renda zyrave të tyre me manovra të fshehta pushteti, hidhte pa pushim ndaj tyre një volum të jashtëzako­nshëm fjalësh të hidhura për t'i delegjitim­uar e neutralizu­ar, duke "gjuajtur" me "vigjilencë" çdo fjalë e përgjigje që jepnin, për t'i mënjanuar e shkatërrua­r përfundimi­sht".

Është një libër mjaft interesant, me vlera të mëdha aktuale, i dobishëm sidomos për prokurorë, gjyqtarë, oficerë te policisë gjyqësore, studentë, por edhe për çdo individ, intelektua­l apo njeri i thjeshtë, që kërkon të dijë më shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania