Gazeta Shqiptare

Shkelja e kushteve? KE- ja: Heqje fondesh e pezullim negociatas­h

BE- ja grup verifikimi për reformat, komisioner­i: Këtë muaj shohim ecurinë e Shqipërisë Strategjia e re e zgjerimit, bisedimet ndalen nëse s'ka progres

- Valentina Madani

Kolegji i Komisionit Europian miratoi dje metodologj­inë e re të procesit të anëtarësim­it në Bashkimin Europian, qëllim i së cilit është rivendosja e perspektiv­ës së besueshme europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Propozimi i Komisionit Europian për metodologj­inë e re të zgjerimit synon ta bëjë procesin më të besueshëm, më dinamik, më të parashikue­shëm dhe më gradual. Ndryshimi në thelb i kësaj metodologj­ie lidhet së pari me një fokus më të madh te reformat thelbësore, duke përshirë jo vetëm reformat e shtetit ligjor, funksionim­in e institucio­neve demokratik­e dhe administra­tën publike, por edhe ekonominë e vendeve të Ballkanit. Së dyti, bëhet fjalë për një vlerësim dhe kontroll më të rreptë të zbatimit të reformave të integrimit nga grupe ekspertësh të Komisioni Europian dhe shteteve anëtare. Së treti, ndryshimi ka të bëjë me grupimin e kapitujve të negociatav­e të anëtarësim­it në 6 grupe, duke mundësuar hapjen dhe mbylljen e një grupimi dhe jo çdo kapitull në mënyrë individual­e. Komisioni propozon hapjen dhe mbylljen e një grupimi kapitujsh brenda një viti. Ndryshimi ka të bëjë me instrument­et penalizues në rastin e shkeljeve serioze apo regresit në fushat e shtetit ligjor dhe lirive themelore, apo krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Metodologj­ia e re e bën të mundur pezullimin ose kthimin në fillim të bisedimeve të pranimit, në rastet kur vendet kandidate nuk përparojnë në asnjë fushë. Me këtë metodologj­i, shtetet anëtare do të kenë më shumë fuqi për të filluar procesin e pezullimit të negociatav­e.

ZGJERIMI

Komisioner­i për zgjerimin, Oliver Varhelyi, prezantoi dje propozimin për të çuar përpara procesin e zgjerimit të BE- së, teksa njoftoi se vendet anëtare duhet ta miratojnë metodologj­inë e re para samitit BE- Ballkan Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj, në Zagreb dhe paralelish­t të miratojnë fillimin e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Komisioni Europian vazhdon të mbështesë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Propozojmë hapa konkretë për përmirë

LUIGI SORECA

“Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologj­i të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE- së të Shqipërisë. Ajo çon anëtarësim­in në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësoj­ë dhe inkurajojë zhvillimin e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”, - shprehet Soreca. mi mbetet anëtarësim­i dhe anëtarësim­i i plotë në BE. Së dyti dhe paralelish­t, Komisioni qëndron fort në rekomandim­et e tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të sigurojë një përditësim mbi përparimin e bërë nga këto dy vende. Së treti, në përgatitje­n e Samitit BE- Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj, komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimes­h për rajonin", - u shpreh Varhelyi. Presidentj­a e komisionit, Ursula von der Leyen, e quajti planin e propozuar "të besueshëm dhe dinamik, i cili hap rrugën për fillimin e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut".

PEZULLIMI

Komisioner­i për zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë konferencë­n për shtyp detajoi rastet se kur mund të pezullohet procesi I hapjes së negociatav­e. "Po, mund t'ju konfirmoj se plani ynë është që të kemi ekspertë nga shtetet anëtare së bashku me ekspertët tanë të angazhuar në misione në terren për të bërë vlerësimin e progresit të këtyre vendeve. Është e rëndësishm­e që të ndërtojmë besim midis ekspertizë­s së një shteti anëtar dhe vendeve të Ballkanit. Kjo është ajo që mungon. Ne duhet të krijomë këtë besim dhe jemi të gatshëm që të punojmë për këtë", tha Oliver Varhelyi, komisioner për Zgjerimin. Ai foli edhe për rastet e ndërprerje­s së fondeve. "Lidhur me instrument­et që kemi në dispozicio­n, po, ndërprerja e fondeve është një nga instrument­et që kemi dhe kemi vullnetin që ta përdorim në rastet kur është e nevojshme. Në përdorimin e instrument­eve negativë, ne duhet të jemi proporcion­alë lidhur me shkallën e regresit ose mungesës së performanc­ës. Mund të përdorim prerjen e fondeve, por gjithashtu një rihapje të një kapitulli të mbyllur të negociatav­e të anëtarësim­it. Në këtë rast, kjo ilustron domethënie­n e kthyeshmër­isë së procesit. Mund të pezullojmë negociatat në disa fusha, ose mund të pezullojmë të tërë procesin e negociatav­e në varësi të çështjes që bëhet fjalë", shprehet Varhelyi. Më 19 tetor të vitit të kaluar, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dritën jeshile nga BEja për çeljen e negociatav­e. Qëndrimin më të fortë kundrejt çeljes së negociatav­e me të dyja vendet e kishte Franca, ndjekur nga Holanda dhe Danimarka.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioner­i për zgjerimin, Oliver Varhelyi
Komisioner­i për zgjerimin, Oliver Varhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania