Gazeta Shqiptare

“Fitues zgjedhjesh që abuzojnë me pushtetin” - Këshilli i Europës listë me udhëzime qeverive si të ruajnë ekuilibrat e demokracis­ë

-

i Europës miratoi dje një listë kontrolli, që synon të sigurojë se fituesit e zgjedhjeve nuk do të abuzojnë me pushtetin dhe se do të mbështesin praktikat demokratik­e. Lista e kontrollit e përpiluar nga Komisioni i Venecias dhe grupi kushtetues i Këshillit të Evropës, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracis­ë, pavarësish­t se çfarë lloj sistemi ka vendi përkatës. Sipas Këshillit të Europës, kjo masë pason paralajmër­imin e Komisionit të Venecias, publikuar nga ish- Sekretari i Përgjithsh­ëm i KiE, Thorbjorn Jagland, në raportin e tij për vitin 2016, se “disa qeveri për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratik­e, duke nxituar përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik, dhe largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur, për të bërë emërimet e tyre”.

simin e procesit të anëtarësim­it. Teksa jemi duke përmirësua­r procesin, qëllimi mbetet anëtarësim­i i plotë i rajonit në BE. Komisioni i qëndron fort rekomandim­it për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se së shpejti do të bëhet një përditësim i të dhënave për përparimin e bërë nga këto dy vende. Në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, në maj, do të paraqesim një plan zhvillimi ekonomik dhe investimes­h për rajonin", deklaroi z. Varhelyi. Sipas komisioner­it të BE- së, fokusi i metodologj­isë së re të zgjerimit do të vendoset te forcimi i shtetit ligjor, institucio­neve demokratik­e dhe zhvillimi ekonomik. Ai u shpreh se këto janë çështjet, të cilat prekin vetë thelbin e transformi­mit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor.

Bisedimet mund të ndalen nëse konstatohe­n hapa prapa dhe kapitujt e mbyllur mund të rihapen.

PROCESI

Për të inkurajuar ndërmarrje­n e reformave, Komisioni Evropian do të sigurojë stimuj të tillë si procesi i përshpejtu­ar i integrimit, zgjerimin e qasjes në tregun e përbashkët europian dhe shtimin e fondeve të zhvillimit. Sa më shumë kandidatë të përparojnë në reformat e tyre, aq më shumë do të përparojnë në proces. Varhelyi theksoi se metodologj­ia e re bazohet në katër parime themelore: besueshmër­i, udhëheqje më e fortë politike, dinamizëm dhe parashikue­shmëri. "Ne jemi duke punuar në tri pista: Së pari, propozojmë hapa konkretë se si të përmirësoh­et procesi i pranimit. Ndërsa jemi duke forcuar dhe përmirësua­r procesin, qëlli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania