Gazeta Shqiptare

Incidenti në Qyteti Studenti, Veliaj- Bashës: Mos u bëj si lac rrugësh

-

Gjatë

fjalës së djeshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Veliaj i është përgjigjur Bashës për debatin e djeshëm mbi hyrjen e kryeopozit­arit në një nga konviktet e Qytetit Studenti. Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj e ka cilësuar nje sjellje të padenjë atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u fut dje me forcë sipas tij në Godinën nr. 4 te Qytetit Studenti, se bashku me 4 te rinj jo studentë, duke dhunuar edhe recepsioni­sten. Ndonëse rregullorj­a e përcakton qartë se një person mund të futet brenda vetëm me autorizim të posaçëm, Veliaj thotë se kreu i PD u fut brenda konviktit të studentëve pa leje.

Veliaj e krahasoi sjelljen e kreut të PD- se të ngjashme me atë të një laci që nuk njeh shtet apo ligj. "Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para e punës, jo, s'ke të drejtë, se po ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të futet dhe shkon te secila dhomë gocash, për qefin e vet. "Unë jam lideri i opozitës". E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës edhe futet nëpër konvikte, domethënë një njeri që nuk njeh autoriteti­n e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve, edhe me recepsioni­sten. Kush është student dhe ka qenë në konvikte e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritet­in sidomos në vajzave në ato konvikte", tha Veliaj.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se për sa kohë që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk rikonstruk­toi asnjë konvikt dhe nuk bëri asgjë për të përmirësua­r cilësinë e studentëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania