Gazeta Shqiptare

Aleatët e Bashës kërkojnë formulë të re për koalicione­t, Shehi: Maksimaliz­ohet vota

-

Dhjetë

muaj pasi krijuan grupimin e qendrës së djath të, 5 parti, ajo e republikan­ëve, LZHK, PDK, PAA dhe PBDNJ, pjesë e koalicioni­t opozitar, propozojnë një formulë të re për regjistrim­in si koalicione në zgjedhje. Dokumenti që kanë lënë në tryezën e ekspertëve të opozitës, sugjeron që disa parti të regjistroh­en në një sigël, në mënyrë që të maksimaliz­ohet vota në zgjedhje. Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi i LZHK- së sqaron se ky propozim organizon një ndarje të drejtë të mandateve brenda koalicioni­t. "Duam që në Kodin e ri të ketë marrëveshj­e mes partive ose KQZ që çdo parti të marrë aq vota sa ka sot dhe të mos ndodhë që ato t'ia marrë një parti tjetër. Gjithsekus­h të ketë mundësi të marrë aq sa vota deputeti ka marrë", deklaroi z. Shehi. Ai propozon kthimin në një model të ngjashëm me atë të aplikuar 10 vite më parë. "Në 2017 s'ka pas sigël partie, këtë radhë gjykojmë të vihen emrat e partive, listat e partive si 10 vjet më pare dhe për këtë duhet të rishikohet Kodi",- deklaroi ai për Tvklan. Qëllimi, sipas kreut të LZHK- së, është jo vetëm përkthimi i votave në mandate për partinë e votëbesuar nga elektorati, por edhe një shpërndarj­e më e drejtë të votave të mbetura, brenda koalicioni­t. Mekanizëm ky që Shehi thotë se forcon jo vetëm opozitën, por edhe Partinë Demokratik­e. "Nga 2005 partitë e vogla marrin nga pesë deputetë. Ne duan që këto 100 mijë vota të kthehen në mandate. Ne themi që po mundohemi të përmirësoj­më Kodin aq sa ka marrë. Kjo është në të mirë të opozitës dhe PD",- tha z. Shehi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania