Gazeta Shqiptare

Manjola Cuku u masakrua nga bashkëshor­ti, reagon motra: Do marrim hak deri në 7 persona

"Iu thaftë dora atij monstre! Djali një vjeç u gjet te trupi i nënës, donte të pinte" "Konflikti nisi për shtëpinë. Manjola ishte me urdhër mbrojtjeje, se Lulzimi e plagosi me thikë në janar të këtij viti"

-

Rrëqethëse është ng jarja e ndodhur disa ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit, ku burri i kthyer nga emigrimi në Greqi, Lulëzim Cuku, rrëmbeu thikën dhe i mori jetën bashkëshor­tes në banesën e tyre, ku ndodheshin edhe fëmijët. Pasojat më të rënda po i pësojnë vogëlushët e Manjolës dhe Lulzimit, të cilët kanë parë gjithçka me sytë e tyre. E teksa mediat aluduan për lidhje jashtëmart­esore të së ndjerës me persona të tjerë, për "JOQ. al" ka reaguar ditën e djeshme motra e viktimës. Ajo flet me tone të ashpra, teksa bën me dije se kjo është një plagë shumë e madhe për ta. E motra kërkon që të respektohe­t trauma që fëmijët dhe gjithë familjarët po kalojnë.

GRUAJA SHKRUAN:

"Unë që po ju shkruaj jam motra e së ndjerës: Manjola Cuku ( Lika), e cila mbrëmjen e së dielës u vra nga bashkëshor­ti i saj. Duke qenë se ne kemi 1 dhimbje, 1 plagë e cila po na vret të gjithëve, duhet të lexojmë portalet e dëgjojmë emisionet që flasin për tragjedinë tonë, në vend që të na lenë të qajmë motrën edhe të mendojmë për ' Traumën' që kanë pësuar fëmijët edhe si t'u vijmë ne ndihmë atyre ta kalojnë këtë gjendje, dëgjojmë dërdëllitj­e të pakuptimta edhe ' baltë' mbi motrën tonë të ndjerë". Në vijim ajo jep detaje në lidhje me problemet familjare që Manjola ka pasur, në veçanti me dy vëllezërit e bashkëshor­tit, Dashamir e Fatos Cuku. Sipas motrës së Manjolës, ata i kanë mbushur mendjen burrit të së ndjerës se ajo ka një lidhje jashtë martesore, në mënyrë që "ta hinin qafe" dhe gruaja të shkonte bashkë me fëmijët në Greqi. Gjithçka për shkak se Dashamiri, i cili jetonte në Peshkopi, donte të merrte shtëpinë e çiftit e të jetonte aty, pa paguar qiranë, gjë për të cilën, Manjola nuk ka rënë dakord. Të gjithë konfliktet nisën në fund të vitit që lamë pas, me kthimin e Lulzimit nga Greqia. Ai, në janar të këtij viti, pas debateve të shumta, ka qëlluar të shoqen me thikë në dorën e djathtë dhe ka qenë vajza e tij e madhe që ka parandalua­r një tragjedi të mundshme, e cila u finalizua vetëm disa ditë më parë. Pasi i shoqi e ka qëlluar me thikë, familjarët e Manjolës e kanë marrë atë dhe fëmijët nga shtëpia e tyre dhe kanë bërë edhe kallëzim në polici në lidhje me ngjarjen. Madje, motra e Manjolës bën me dije se e ndjera ka marrë edhe urdhër- mbrojtjeje.

RRËFIMI

"Po ju shpjegoj vetëm disa detaje të vogla ( pjesa tjetër do shqyrtohet me prokurorin­ë). Manjola ka pasur disa debate në lidhje me shtëpinë me kunetërit e saj, 2 vëllezërit e Lulzimit, Dashamir Cuku, Fatos

Cuku. Dashamiri jetonte në Peshkopi dhe donte që bashkë me familjen të rrinte në shtëpinë e Manjolës derisa të mbaronte shkollimin e fëmijëve që të mos paguante qira. Ndërkohë Manjolës i thoshte ' Ju shkoni në Greqi', por kjo s'ka pranuar. Pas kësaj, Dashamiri me forcë i ka marre dokumentet e shtëpisë dhe i ka fikur internetin. Në nëntor të 2019- ës, kthehet Lulzimi edhe nisën konfliktet, ku vëllezërit i thoshin që ka dashnor ndaj nuk vjen. Po si mundet kunati të ndërhyjë në çështje familjare dhe të marrë shtëpinë e tyre, ku me mund e sakrificë donin të ndërtonin një familje të shëndetshm­e? Pas kësaj, në janar 2020, në sy të fëmijëve në grindje e sipër, Lulzimi qëllon me thikë në dorën e djathtë Manjolën, ku vajza e madhe e ka ndaluar që të mos përfundont­e në tragjedi. Menjëherë pas kësaj, ne familjaret shkojmë të marrim Manjolën dhe fëmijët. Pas kësaj, bëmë edhe denoncim në polici dhe kërkuam urdhër mbrojtje. Pas disa ditësh qëndrimi te prindërit e saj, Manjolën e telefonont­e i shoqi duke i kërkuar të

rikthehet. Manjola duke menduar për të ardhmen e fëmijëve dhe familjen e bashkuar rikthehet, sado që ne kemi kundërshtu­ar, sepse mund ta përsëriste sërish atë veprim". Në vijim, e motra bën thirrje dhe apel për mediat e të gjithë shoqërinë që të mendojë për fëmijët e ngelur jetimë, të cilët kanë kaluar traumë dhe janë tërësisht të shokuar. Të vegjlit janë zgjuar në mes të natës të tronditur, teksa kanë parë të ëmën të mbuluar në gjak. Rrëqethëse janë detajet që motra e të ndjerës jep, sa u takon fëmijëve të ngelur jetimë, ku më i vogli, i cili është vetëm 1 vjeç, është gjetur mbi trupin e së ëmës duke kërkuar të pijë gjoks, ndërsa dy të tjerët janë tërësisht të traumatizu­ar.

AJO SHTON:

"Ju lutem, mos flisni për gjëra ku nuk keni asnjë informacio­n, por mendoni për fëmijët. Më datë 04.02.2020 kemi lëvizur bashkë me fëmijët në Peshkopi për të gjetur psikolog, por duke qenë se vendi këtu s'na e ofron këtë mundësi, askush s'na e merrte përsipër, sepse është çështje shumë e rëndë. Edhe

21

situata e tyre është tepër e rënduar. Mendoni pak të zgjoheni në mesnatë dhe të gjeni nënën tuaj të mbyllur me çelës nga jashtë në banjë të mbuluar me gjak! Janë gjetur të 3 fëmijët sipër trupit të nënës duke iu lutur të hapte sytë. Djali 1- vjeçar donte të pinte qumësht, sepse akoma ushqehej me gji. Kemi plot 3 net që fëmijët as nuk hanë, flenë, por tremben edhe rrinë të habitur. Si do jetë jeta e tyre tani? Cila do jetë e ardhmja e tyre? Kush do jetë nëna për ta? Kush do i shkollojë"? Mes dhimbjes, e afërmja e të ndjerës mallkon rëndë autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa shton se gisht në këtë "punë" të ndyrë ka edhe Dashamir Cuku, vëllai i Lulzimit, pasi gjurmët e këmbëve të tij plotë gjak janë gjetur në vendngjarj­e. Ajo shton se nëse drejtësia nuk do të vërë dorën e saj në këtë rast, do të jenë familjarët që do të bëjnë vetëgjyqës­i dhe do të lajnë gjakun e motrës së tyre deri në 7 persona". Gruaja e përfundon kështu rrëfimin e saj për këtë ngjarje tepër të rëndë:

"Dora e atij ' monstre' u thaftë deri në rrëzë! Ai fyt ju

20

preftë, siç ia preu motrës sime, sepse kishte frikë se do ngelte pa shtëpi pas urdhrit që mori. Vëllai i tij, Dashamir Cuku, është bashkëpunë­tor në vrasje sepse janë gjetur gjurmët e këmbëve plot gjak të të dyve. Ai pasi policia u largua për në morg, pse duhet ta lante shtëpinë nga gjaku bashkë me nusen e tij Ronetën? Ne do i shkojmë deri në fund kësaj tragjedie. Nëse shteti, drejtësia nuk vendos gjë, gjaku i motrës sime do lahet deri në 7 persona. Dua t'i them Familjes Cuku: Ajo shtëpi ku Manjola ime ka punuar në parukeri dhe Lulzimi në kurbet, të cilët as fëmijët e tyre nuk i kënaqën duke shkuar me pushime diku, ku ajo ka qëndruar si roje në atë shtëpi plot nder duke i rritur ata fëmijë bashkë me ndihmën e prindërve të saj me ushqime dhe veshmbathj­e. Ata kurrë nuk do mund ta marrin atë shtëpi. Ajo është e fëmijëve dhe e asaj që la shpirtin aty. Nëse burgu nuk do e kalbë Lulzimin bashkë me Dashamirin, do t'ju kalbë toka, sepse ne nuk do rrimë duarkryq. Mos e paçi pikën e hajrit o fëlliqësir­a të ndyrë…."

 ??  ?? Viktima Manjola Cuku
Viktima Manjola Cuku
 ??  ?? I arrestuari Lulëzim Cuku
I arrestuari Lulëzim Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania