Gazeta Shqiptare

Ish- kreu i "bandës së Durrësit", Lulzim Berisha, bën deklarimin e pasurisë brenda 24 orëve

Aksioni "anti- KÇK", Berisha rezulton "trokë", Kadastra i lëshon vërtetimin: Nuk ka asnjë pronë Akuzohet për pengmarrje­n dhe vrasjen e Jan Prengës OFL i sekuestroi pasurinë, vetëdorëzo­het në Han të Hotit i kërkuari Ardian Doçaj

-

SHKODËR - Ardian Doçaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës është vetëdorëzu­ar dje në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Tashmë ai është në prangat e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, të martën Operacioni "Forca e Ligjit" i sekuestroi pasurinë Ardian Doçajt. Po ashtu, ai ishte një nga tre shkodranët e shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, bashkë me Aldo Majnishtën, 26 vjeç dhe Artan Doçajn, 36 vjeç. Këta të fundit nuk shpëtuan gjithashtu nga operacioni i djeshëm në Shkodër, ku 26- vjeçarit iu sekuestrua një banesë njëkatëshe në lagjen "Skandërber­g", kurse 36vjeçarit një banesë trekatëshe në Hot të Ri.

LIDHJA E ARDIAN DOÇAJT ME VRASJEN E JAN PRENGËS

Më 2 shkurt të 2019, rreth dy javë pas pengmarrje­s së Jan Prengës mesditën e 17 janarit në Kamëz, u shpallën në kërkim Aldo Majnishta, Artan Doçaj dhe Ardian Doçaj. Këta presona dyshohet se kanë kryer veprime aktive dhe kanë bashkëpunu­ar gjatë pengmarrje­s së Jan Prengës po mesditën e 17 janarit. Tashmë, ai një ditë pasi OFL i sekuestroi banesën dykatëshe në Shkodër, tri automjetet dhe një motor, ka vendosur të dorëzohet, pasi ka qenë jashtë Shqipërisë. Ardian Doçaj, Aldo Majnishta dhe Artan Doçaj dyshohet se janë pjesë e bandës së Dukagjinit, dha bashkëpunu­ar me Hajrat e Shijakut si dhe me Dritan Rexhepin nga Vlora për të rrëmbyer Jan Prengën, vëllain e Astrit Prengës, i cili mbante peng ngarkesën prej 300 kg në Angli, e porositur nga një anglez, por droga e kishte origjinën nga Ekuadori dhe ishte porositur te një shqiptar, Dritan Rexhepaj, i cili

PASURIA E LUL BERISHËS

Pavarësish­t faktit se Berisha në Kadastër rezulton pa prona, në fakt ka ai ka disa aktivitete. Mësohet se Lulzim Berisha ka në administri­m një bar- kafe me qira, një makinë tip "BMW", e cila është blerë me një vlerë 1 milion lekë si dhe ka 40% të aksioneve në shoqërinë "RAJAN 2007". Aksionere në këtë shoqëri është dhe e motra e tij, Luljeta Berisha dhe shtetasi me inicialet E. Sh.. Bëhet e ditur se kjo shoqëri furnizon me karburant anijet e peshkimit, ndërkohë që vetë Lulzim Berisha tha se burimet e tij financiare janë të ligjshme. ndodhet ende dhe sot në burg. Pikërisht dyshohet se Rexhepaj dha urdhrin për pengmarrje­n e Jan Prengës, vëllain e madh të Astrit Prengës për t'i bërë presion këtij të fundit. Gjatë transporti­mit për tek resorti "Golden" në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, nga goditjet Jan Prenga ndërroi jetë. Trupi i tij ende dhe sot nuk gjendet. Por, për vrasjen e tij janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili. Ky i fundit akuzohet se ka fshehur dhe groposur trupin e vdekur të Jan Prengës. Më tej, Altin Hajri është shpallur në kërkim. Ish- kreu i organizatë­s së trafikut ndërkombët­ar të heroinës në Itali dyshohet se ka gisht në këtë ngjarje. OFL filloi punën menjëherë me Altin Hajrin duke i sekuestrua­r resortin "Golden" në Shijak, aty ku u mbajt Jan Prenga pas pengmarrje­s dhe vrasjes më 17 janar të 2019. Dyshohet se për vrasjen e tij kanë bashkëpunu­ar tri banda kriminale, nga Shkodra, Shijaku dhe Vlora.

E. Sh.. Bëhet e ditur se kjo shoqëri furnizon me karburant anijet e peshkimit, ndërkohë që vetë Lulzim Berisha tha se burimet e tij financiare janë të ligjshme,

KËRKESA E OFL- SË

Operacioni "Forca e Ligjit" i dërgoi të martën një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht. "Në vijim të Operacioni­t ' Forca e Ligjit' informojmë opinionin publik se në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve: L. B., 49 vjeç, lindur dhe banues në rrugën ' Adria', Durrës, drejtues i një grupi kriminal, autor i veprave penale ' Grupi i strukturua­r kriminal', ' Trafikim i narkotikëv­e', ' Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale'. Ky shtetas, në vitin 2012 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur lirimin e tij me kusht", tha zëdhënësja e OFL. Lulzim Berisha figuron pronar me 40% i një kompanie të hidrokarbu­reve, pronar i një policie private dhe bashkëpron­ar i një kompanie tjetër. Ai i dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite, i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.

I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha ka qëndruar fizikisht 10 vjet e tetë muaj në burg. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës së Apelit u llogarit se ai kishte shlyer 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë nga dënimi i tij prej 25 vjetësh, pasi ka përfituar 3 ulje të mëparshme dënimi, një ulje të katërt nga amnistia e vitit 2012 dhe nga koha e gjatë e qëndruar në paraburgim. Përveç matematikë­s së ditëve të burgut, Lulzim Berisha ka bindur Gjykatën e Apelit të Durrësit se, "është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrim­in e tij në shoqëri". Për këtë gjykim, treshja e gjyqtarëve është bazuar te raportet pozitive të administra­tës së burgjeve si dhe në një karakteris­tikë familjeje të lëshuar nga kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako më 8 korrik 2016.

"Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për t'u punësuar në ndonjë subjekt privat", citohej shkresa e ish- kryebashki­akut Vangjush Dako në vendimin e lirimit. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit ka marrë gjithashtu vlerësimin se Lulzim Berisha "shfaq një gjendje shumë të rënduar psikologji­ke për shkak të kohës së gjatë të dënimit të vuajtur", pendesën e tij për krimet dhe faktin se dy prindërit e tij janë të sëmurë rëndë dhe jetojnë vetëm.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Berisha
Lulzim Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania