Gazeta Shqiptare

Operacioni "Forca e Ligjit" zbarkon sërish në Durrës, në shënjestër 2 ish- të dënuar dhe 1 tjetër

Rrezikon pasurinë edhe Emiljano Hysenaj, që futi 1.8 tonë kokainë në Gjermani Në "sitën" e "anti- KÇK"- së Dashamir Gjoka, i akuzuar për prostituci­on. Ja si i shpëtoi atentatit 3 vite më parë

- SHPALLJE ANKANDI

DËNIMI

Në bazë të dokumentac­ionit të siguruar nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, rezulton se "me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikoh­en si veprat penale "Shfrytëzim­i i prostituci­onit" dhe "Trafikimi i personave". Duke qenë në këtë mënyrë subjekt i masave parandalue­se pasurore të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë".

ATENTATI NDAJ GJOKËS

Gjoka, pronar i disa bizneseve i shpëtoi një atentati në gusht të 2017- ës te "Katër Rrugët" e Shijakut. Policia tha se ishin dy vëllezër që tentuan ta vrisnin për shkak të një konflikti të vjetër. 25 plumba u zbrazën mbi biznesmeni­n, por për shkak se ndodhej në një makinë të blinduar, ai mundi të shpëtonte bashkë me familjen e tij.

Në ditën e tretë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka vënë në shënjestër tre emra të tjerë, të dyshuar dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë, të cilëve pritet t'u sekuestroh­et pasuria. Bëhet fjalë për Dashamir Gjokën, Emiljano Hysenajn dhe kushëririn e tij Edlir Hysenaj, të tre banues në qytetin e Durrësit, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve. Mësohet se biznesmeni Gjoka ka qenë i dënuar për "Trafik i qenieve njerëzore", ndërsa Emiljano Hysenaj rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikës­h dhe pastrim parash. Ndërsa, kushëriri i këtij të fundit, Edlir Hysenaj, dyshohet se gëzon pasuri me prejardhje nga aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I OFL- SË

Në kuadër të Operacioni­t "Forca e Ligjit", në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja sapo u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë shtetasve Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale "Trafik i qenieve njerëzore".

- Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikës­h dhe pastrim parash.

- Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhur­a nga krimi.

Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t'u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL- ja mbi aktiviteti­n kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK- u duhet t'i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrim­it për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrim­it, në jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimi­n përfundimt­ar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administro­het nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e ligjit special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit për krimet e parashikua­ra në këtë ligj do të kalojnë sitën e provës së ligjshmëri­së së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar, ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se ligji special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin

familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. Për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

BIZNESMENI DASHAMIR GJOKA

Sipas burimeve policore, biznesmeni Dashamir Gjoka rezulton i dënuar në Itali për veprën penale "Trafik i qenieve njerëzore". Gjoka, pronar i disa bizneseve i shpëtoi një atentati në gusht të 2017- ës tek "Katër Rrugët" e Shijakut. Policia tha se ishin dy vëllezër që tentuan ta vrisnin për shkak të një konflikti të vjetër. 25 plumba u zbrazën mbi biznesmeni­n, por për shkak se ndodhej në një makinë të blinduar, ai mundi të shpëtonte bashkë me familjen e tij. Ndërkohë, me kërkesë të Prokuroris­ë

për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimi­n e disa pasurive të paluajtshm­e të regjistrua­ra në emër të tij, nga Durrësi. Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit "Antimafia", nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentac­ionit të siguruar nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Rënda rezulton se "me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikoh­en si veprat penale ' shfrytëzim­i i prostituci­onit' dhe ' trafikimi i personave', të parashikua­ra nga nenet 114 dhe 110/ a të Kodit Penal, duke qenë në këtë mënyrë subjekt i masave parandalue­se pasurore të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 ' Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë'.

Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimi­n e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimi­n e pasurive të paluajtshm­e të përshkruar si më poshtë: Pasuria e sekuestrua­r Pasuria me sipërfaqe 6949 m ² truall dhe 2012.17 m ² ndërtesë, kompleks shërbimesh "Gjoka", ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 4639 m ² arë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 1247 m ² truall dhe 230 m ² + 710 m ² ndërtesë, ndodhur në Durrës.

Pasuria me sipërfaqe 928 m ² truall dhe 229 m ² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës.

Shoqëria "Gjoka" sh. p. k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuar­a është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë ( të reja). Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtari­ve të ligjshme të deklaruara prej tij dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikoj­ë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

EMILJANO DHE EDLIR HYSENAJ

Emiljano Hysenaj me banim në Durrës akuzohet si pjesë e një organizate kriminale, që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 tonë kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro. Në këtë organizatë ishin 13 shtetas shqiptarë, që u arrestuan nga policia gjermane. Mësohet se aktualisht ai ndodhet në një burg në Gjermani, në lidhje me aksionin e 20 majit të 2018- ës. I gjithë grupi kriminal ishte i mirorganiz­uar me detyra të qarta dhe të përcaktuar­a. Sipas OFL- së, Emiljano Hysenaj akuzohet dhe pastrim parash. Ndërsa, i afërmi i tij, Edlir Hysenaj, dyshohet se gëzon pasuri të prejardhur­a nga krimi. Po ashtu mësohet se të dy këta persona kanë një vilë në fshatin Arapaj të Durrësit dhe një lokal në zonën e Plazhit.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Gjermani
Droga e sekuestrua­r në Gjermani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania