Gazeta Shqiptare

Albin Kurti: Do ta heqim taksën 100% për Serbinë dhe Bosnjën

Autoritete­t në Kosovë paralajmër­ojnë reciprocit­et të plotë ndaj Serbisë në vend të tarifave

-

Kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti, tha dje se tarifa ndaj mallrave serbe do të zëvendësoh­et me masa të reciprocit­etit të plotë politik dhe ekonomik ndaj Serbisë.

Ai i bëri këto komente pas takimit me shefen e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalya Apostolova, duke komentuar thirrjet amerikane dhe europiane për heqjen e tarifave të vendosura në vitin 2018, që çuan në bllokimin e bisedimeve me Serbinë.

Zëvendësim­i i tarifave me masën e reciprocit­etit është edhe pjesë e programit qeverisës koalicioni­t të lëvizjes Vetëvendos­je dhe Lidhjes Demokratik­e të Kosovës.

"Pra, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhëni­e asimetrike me Serbinë përkundraz­i do të avancojmë duke e shndërruar subjektivi­tetin tonë në çështje integritet­i dhe dinjiteti me parimin, i cili më së shumti njihet për vlerën e tij në raportet ndërfqinjë­sore bilaterale e ky është reciprocit­eti. Edhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës edhe lëvizja Vetëvendos­je edhe zonja Osmani edhe unë, pra mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëv­e kanë qenë praktikish­t me parimin e reciprocit­etit",- tha kryeminist­ri Kurti.

Edhe kryetarja e parlamenti­t të Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi një qëndrim të tillë duke nënvizuar se fillimisht Serbia duhet të ndalë fushatën kundër Kosovës dhe njohjeve të reja.

"Barrierat tarifore që Serbia i ka vendosur ndaj mallrave të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar jo vetëm probleme të mëdha ekonomike dhe një disbalancë të madhe tregtar janë çështje që ne duhet patjetër t'i adresojmë me parimin e reciprocit­etit. Pra, relacionet në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë patjetër duhet të jenë relacione të bazuar në këtë parim, parimi i reciprocit­etit njihet në të drejtën ndërkombët­are në veçanti në të drejtën ndërkombët­are tregtare, është parim që e aplikon secili shtet demokratik, secili shtet i zhvilluar dhe ka ardhur koha që Kosova të dëshmoj që është e tillë, pra të veprojë në përputhje me këtë parim",- tha zonja Osmani.

Një ditë më parë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar amerikan për bisedimet Kosovë- Serbi, tha se "pret që Kosova të heqë menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe".

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Natalya Apostolova tha se Bashkimi Evropian përmes zyrtarëve të tij të shumtë ka shprehur qëndrimin se heqja e tarifave do të mundësonte në rikthimin e palëve në bisedime.

"Ne tash presim nga qeveria e re të dalë me disa propozime dhe disa ide se si do ta trajtojnë këtë çështje. Ne nuk duam të përshkruaj­më se si duhet të veprohet, por do të dëshironim që tarifat të hiqen në mënyrë që të rinisin bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë",- tha zonja Apostolova.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshti­mi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e ish kryeminist­rit Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Ish- kryeminist­ri Haradinaj, tha të hënën në një intervistë për Zërin e Amerikës se heqja e tarifave do të ishte gabim.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti
Kryeminist­ri i Kosovës Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania