Gazeta Shqiptare

Qeveria merr vendimin: 1427 persona do të punësohen në administra­të në 2020- ën

Tabelat e plota/ Numri i punonjësve të rinj në Presidencë, Kryeminist­ri e Kuvend Kontrata të përkohshme mujore dhe vjeçare, si do të kryhen pagesat

-

e 2 punonjës protokoll- arkivi në aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 1 specialist në DPPPP, dhe 10 specialist­ë të AKB- së, të përfshirë në lidhjen nr. 1, të sipërcitua­r, nuk zbatohet pika 3, e vendimit nr. 109, datë 6.3.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për vendosjen e standardev­e në kryerjen e disa aktivitete­ve me punonjës të përkohshëm në njësitë e qeverisjes qendrore",- theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

PAGESAT

Ndërkohë në vendimin e qeverisë bëhet me dije se pagesa për emërtesën "Punonjës arkivi ( DPA)", kryhet nga institucio­net përkatëse pas miratimit të listëpreze­ncës e shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave ( DPA). DPA- ja do të miratojë rregullat për përpunimin e fondit arkivor të mbartur e do të njoftojë për këto rregulla punëdhënës­it e Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë brenda një muaji pas miratimit të vendimit. Punonjësit me kontratë në funksionin "Specialist" do të paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucio­nit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucio­net e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV- a dhe në institucio­net në varësi të institucio­neve qendrore, nivelin IV- b. Përjashtim bëjnë specialist­ët e aparatit të Kryeminist­risë, të cilët paguhen në kategorinë e pagës së nivelit III- b, për të cilët nuk zbatohet pika 7 e vendimit nr. 109, datë 6.3.2019, të Këshillit të Ministrave. Punonjësit me kontratë në funksionin "Operator EDMRS" paguhen në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit "Operator" në vendimin nr. 717, datë 23.6.2009, të Këshillit të Ministrave, "Për pagat e punonjësve mbështetës të institucio­neve buxhetore dhe të nëpunësve të disa institucio­neve buxhetore", të ndryshuar. "Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korente, miratuar në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës ( MB), të Shtëpisë së Pushimit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar efektet financiare përballohe­n nga të ardhurat e vetë institucio­nit. "Ngarkohen ministritë dhe institucio­net të depozitojn­ë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre. Ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimi­n që, për 25 specialist­ë për këtë institucio­n, të bëjë detajimin e tyre në ministritë dhe institucio­net qendrore apo në institucio­net e varësisë së tyre. Pagesa e këtyre punonjësve bëhet nga institucio­ni ku do të kontraktoh­et",- thuhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania