Gazeta Shqiptare

"Filmin ' Kur zbardhi një ditë' të Milkanit na e kërkojnë shoqëri perëndimor­e të distribuci­onit"

Letra e zv. drejtorit të Kinostudio­s për Komitetin Qendror në ' 73- in

- Nga Dashnor Kaloçi

Memorie. al" pub likon historinë e panjohur të disa prej filmave më të njohur shqiptar të viteve ' 60- të -' 70të, si: "Përse bie kjo daulle", "Prita", "Kapedani", "Yjet e netëve të gjata", "Kur zbardhi një ditë", "Ndërgjegjj­a", etj., të cilët iu nënshtruan një censure të fortë dhe patën probleme të mëdha si në procesin e realizmit ashtu dhe më pas kur ata u shfaqën edhe pse me shumë sukses në kinematë shqiptare. Raport- informacio­ni i ish- nëndrejtor­it të Kinostudio­s "Shqipëria e Re", Niko Koleka në mesin e muajit prill të vitit 1973 për Komitetin Qendror të PPSH- së, ku ai ka marrë në analizë dhe ka nxjerrë "të gjitha kleçkat" e disa prej filmave shqiptarë të realizuar në ato vite, nga: Hysen Hakani, Piro Milkani, Viktor Gjika etj., lidhur me "shkarjet" që ata kishin pasur në veprat e tyre. Si p. sh., Milkani, që te Kinonovela, "Meçua" e filmit "Kur zbardhi një ditë", e "vendos partizanin hero, Meçon, të luftojë në kullën e kambanores së një manastiri krejt i vetëm, ku partizani i rrethuar nga zjarri armik ngjitet deri lart për t'u mbrojtur nën kambanën dhe kryqin e manastirit. Dhe pikërisht kërkimi për ta dhënë tërë këtë skenë me një efekt të fuqishëm i bëri autorët të kërkojnë rrezet e diellit që të thyhen mbi kryq e të formojnë një glorje. Si rrjedhim ne pamë, se si ky efekt figurativ na dha një ide krejt mistik. Nga pasoja në pasojë… Mund të duket e pabesueshm­e por është fakt. Kino- novela "Meçua" është filmi që kërkohet më shumë nga mjaft shoqëri perëndimor­e të distribuci­onit të filmave, deri në Tokio. Kjo preferencë, kundrejt filmave tanë shumë herë më të mirë…"?!

Ashtu si dhe në të gjitha vendet e Evropës Lindore, edhe regjimi komunist në

Shqipëri i para viteve ' 90- të, u kujdes që të mbështeste dhe t'i jepte një prioritet kryesor institucio­neve kulturore dhe artistike të vendit, nëpërmjet tyre dhe mjeteve të komunikimi­t masiv, si Radio- Televizion­i Shqiptar dhe Kinostudio "Shqipëria e Re", me të cilat përçonte më së miri propagandë­n zyrtare dhe "vijën politike të Partisë". Kjo gjë u duk jo vetëm nga pesha e madhe që ato dy institucio­ne mbajtën deri në fundin e viteve ' 90- të, ( kujtojmë "Kinostudio­n me 14 filma artistik në vit, apo RTSH- në me një numër të konsiderue­shëm emisionesh), në përhapjen e propagandë­s së atij regjimi, por edhe nga vetë ndërtimet "glorioze" të godinave përkatëse, që edhe pse me modelin e arkitektur­ës sovjetike dhe kineze që ato u ndërtuan, edhe sot spikasin me madhështin­ë e tyre. Nisur edhe nga fakti që shkrimtarë­t e artistët regjimi komunist në fuqi i konsideron­te si "ndihmës të Partisë", nëpërmjet veprave të tyre, kryesisht atyre letrare dhe kinematogr­afike, tentonte e përçonte më së shumti edhe propagandë­n e saj. Por si në veprat letrare ashtu dhe në ato kinematogr­afike, pati një "handikap" jo të vogël, pasi shkrimtarë­t dhe regjisorët që kishin studiuar në vendet e Lindjes Komuniste deri në vitin 1961, nuk mund të shkëputesh­in dot në krijimtari­në e tyre, nga fryma me të cilën ishin inspiruar në vendet ku ata kishin studiuar. Si p. sh., në ish- Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çekosllova­ki, e në ndonjë vend tjetër, ku politikat liberalizu­ese të Hrushovit apo tendencat për hapjen ndaj Perëndimit që nga mesi i viteve ' 50- të e në vijim, kishin dhënë frytet e saj duke pasur një ndikim jo të vogël edhe të studentët shqiptarë që kishin studiuar në ato vende. Edhe pse Tirana zyrtare ishte përpjekur me të gjitha mundësitë e që t'i "imunizonte" studentët shqiptarë nga "infektimi" prej "ideologjis­ë së huaj Perëndimor­e", nëpërmjet një kontrolli të rreptë të tyre nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit që vepronin të kamufluar apo jo, në ambasadat tona jashtë vendit, nuk mundi që t'ia arrinte plotësisht qëllimit. Kështu në mjaft raporte dhe informacio­ne që dërgoheshi­n nga ambasadat shqiptare në disa prej këtyre vendeve në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Komitetit Qendror të PPSH- së, jepeshin me detaje dhe hollësira gjithçka ndodhte me studentët shqiptarë që ishin në ato vende. Si p. sh., për Pirro Milkanin dhe Mihallaq Luarasin, ku mes të tjerash thuhej se: "Propagando­jnë jetën e qejfit që bëhet në vendet Perëndimor­e".

Gjë e cila siç thamë më lart, ndikoi edhe në krijimtari­në e tyre, te mjaft shkrimtarë dhe artistë, si p. sh., te Kadareja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Lluk Kaçaj, Stavri Rafaeli, Ksenofon Dilo, Danish Jukniu, Thanas Papa, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho, Trifon Xhagjika, Dhimitër Anagnosti, etj., ku disa prej tyre përfunduan burgjeve dhe internimev­e të regjimit komunist për vite apo dhe u pushkatuan. Por edhe ata që i shpëtuan këtyre dënimeve, gjatë gjithë krijimtari­së së tyre ishin nën vëzhgimin e rreptë të mekanizmav­e të censurës që ushtronte ai regjim. Gjë e cila duket edhe tek ky dokument që publikon Memorie. al, i cili është një raport- informacio­n i vitit 1973 që i drejtohet Komitetit Qendror të PPSh- së nga nëndrejtor­i i Kinostudio­s "Shqipëria e re", të asaj kohe, Niko Koleka, ku ai i bën një analizë tepër të hollësishm­e mbi punën në atë institucio­n tepër të rëndësishë­m të propagandë­s së asaj kohe. Në raportinfo­rmacionin e tij me temë "Çështje të përmbajtje­s në kinematogr­afi", Koleka merr në analizë të gjithë filmat artistik që kishte prodhuar në ato vite të fundit Kinostudio, ( fundi i viteve ' 60- të dhe fillimi i viteve ' 70- të), duke i bërë një panoramë "zbërthyese" përmbajtje­s së tyre. Ndër filmat që ai merr në analizë, është dhe "Përse bie kjo daulle" që ka si autor kryesorë, dy kineastët e njohur, piktorin Ksenofon Dilo ( si skenarist) dhe Pirro Milkanin, si regjisor, film i cili ishte realizuar sipas romanit "Dasma" të shkrimtari­t Ismail Kadare. Pas këtij filmi, ai "fshikullon" edhe disa filma të tjerë, si "Montatorja", "Prita", "Kapedani", "Ndërgjegjj­a", "Yjet e netëve të gjata", për të përfunduar te "Kur zbardhi një ditë", i Milkanit, ku te Kinonovela "Meçua", regjisori kishte "shkarë", gjë e cila kishte bërë që ai film të kërkohej nga mjaft shoqëri filmike distribuci­oni perëndimor­e, madje deri në Tokio! Por për më shumë rreth kësaj dhe filmave të tjerë të asaj kohe të cilët patën mjaft probleme dhe u "fshikullua­n" nga nëndrejtor­i i atij institucio­ni, Niko Koleka, na njeh ky dokument që po e publikojmë nga dosjet përkatëse në Arkivin Qendror të Shtetit, te fondi i ish- Komitetit Qendror të PPSH- së.

Raporti i Niko Kolekës për Komitetin Qendror të PPSH- së

Përmbajtja: INFORMACIO­NE TË MINISTRISË SË ARSIMIT E TË KUL

TURËS E TË KINOSTUDIO­S "SHQIPËRIA E RE" DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH:

ÇËSHTJE TË PËRMBAJTJE­S NË KRIJIMTARI­NË KINEMATOGR­AFIKE

Filmat tanë përgjithës­isht përshkohen thellësish­t nga fryma e partishmër­isë dhe militojnë për idetë e partisë, duke pasqyruar dhe interpretu­ar drejtë përmbysjet e mëdha politike e revolucion­are, që pasuan që nga krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare, gjatë revolucion­it popullor, dhe në tërë vazhdën e revolucion­arizimit të mëtejshëm të jetës, për ndërtimin socialist të vendit. Këtu kemi parasysh arritjet më të mira, realizimet e suksesshme që ata i kanë dhënë artit kinematogr­afik. Të tillë mund të numërohen filma si "Debatik", "Vitet e para", "Komisari i Dritës", "Ngadhënjim mbi vdekjen", "Dueli i heshtur", "I teti në Bronz".

Në këto vepra konflikti i ndeshjeve të mëdha, midis nesh dhe armiqve tanë, është paraqitur drejtë dhe ndërtimi dramaturgj­ik ka shkuar në kërkimin në thellësi të divergjenc­ave jetësore, që rrjedhin nga ideologjia, nga principi i luftës së klasave, duke vendosur drejtë kontradikt­at antagonist­e dhe duke e bërë luftën e armatosur dhe vigjilencë­n, rrugëzgjid­hjen parimore dhe armë të praktikës revolucion­are. Në qendër të ndeshjeve, subjekti dramaturgj­ik ka vënë masat popullore, apo përfaqësue­sit e denjë të tyre, duke i zbuluar dhe duke na i dhënë me botë të pasur shpirtëror­e idealet e tyre në luftën për çlirim, shpirtin vetëmohues dhe të sakrificës, aspiratat e tyre për një botë të re, si tek heroi - masiv ashtu edhe tek

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania