Gazeta Shqiptare

Frika e të tretit e poeti misionar, letërsia si detyrë partie

- Fatmira Nikolli

Një studim i Leonora Laçit pranë Institutit të Stu dimit të Krimit dhe Pasojave të Komunizmit, ka marrë në konsiderat­ë totalitari­zmin shqiptar duke e gjykuar atë përmes shkrimtarë­ve që u përndoqën. Studimi vë në peshore tiparet e fenomenit totalitar dhe shfaqjet e tij në vendin tonë gjatë viteve - dhe si këto tipare u adaptuan në Shqipëri. Veprat e shkrimtarë­ve të burgut At Zef Pllumi, Arshi Pipa, Sami Repishti, Visar Zhiti, kanë qenë burimi kryesor referencia­l.

“Shkrimtarë­t shqiptar përmes romaneve, poezive apo studimeve kanë shprehur më së miri aspekte të tipareve totalitari­ste të shfaqura në Shqipëri. Shqipëria kishte një komunizëm shumë ortodoks. Regjimi i saj ishte një përzierje mes stalinizmi­t, nacionaliz­mit etnik dhe elementeve të maoizmit në pushtet do thoshte kryeredakt­ori i ‘ Gazetës së zgjedhjeve’ polaku Adam Micnik në një intervistë të vitit “, thotë Laçi. Arshi Pipa kujton shembullin personal, kur sapo doli nga burgu dhe e kishte të vështirë të siguronte jetesën. Ju desh të takonte ministrin e Arsimit Ramiz Alia të cilin e kishte pasur student në Liceun e Tiranës. “Pritja ishte qytetare dhe menjëherë pas kësaj më caktuan mësues të gjuhës shqipe në një shkollë fillore. Librat në përdorim ishin të renduar nga letërsia e Partisë. Gramatika duhej të mësohej nga shartimi i këtyre në mendjet brishta të nxënësve”, kujtonte ai.

Laçi, në konferencë­n e Ndërkombët­are Shkencore “Të mohuar nga regjimi” arrin në përfundimi­n se komunizmi shqiptar ishte thjesht një kopje e bolshevizi­mit, pa asnjë origjinali­tet të vetin. Dhe si ideologji tërësisht totalitare, stalinizmi depërton në të gjitha sferat e veprimtari­së njerëzore, si politika, etika, ekonomia, filozofia, arti dhe shkencat dhe çdo formë tjetër të menduarit dhe praktikë. Sami Repishti shkruante se “çdo ditë e ma shumë kisha përshtypje­n se, eksperienc­a komuniste në Shqipni, kishte marrë karakterin e aventurës që shkelmonte logjikën e përfundime­t logjike”.

ROLI I TË TRETIT

Mandej Laçi vë në dukje konceptin dhe peshën e pranisë së të tretit. Termi është sjellë disa herë nga shkrimtari Visar Zhiti për të sqaruar një aspekt të rëndësishë­m që pa të, ekzistenca e komunizmit nuk do të ishte aq e gjatë, ndonëse ai nuk e përmend termin “spiun”, por preferon ta quajë “I treti”. Kjo nënkuptont­e që në një bisedë mes dy vetëve shkrimi të Anila Shukës, tregon se së jashtmi, situata e një intelektua­li rezulton më e pafavorshm­e se e një njeriu që merret me punë fizike: të burgosurit që zotëronin një zanat të thjeshtë kishin shans të ishin më të nevojshëm se një intelektua­l. Ndaj edhe konkurrenc­a për ta ulur veten sa më poshtë ishte shumë e madhe; kush kishte qenë profesor, thoshte se ishte mësues, kush kishte qenë gazetar thoshte se ishte tipograf e kështu me radhë. Sepse kush nuk zotëronte një zanat mbetej të hapte gropa. Dhe këtu hynin intelektua­lët. “Intelekti në totalizimi­n e tij në kamp u shpall jokompeten­t. Si vegël e vlefshme në përballimi­n e detyrave të vëna para nesh, ai abdikoi”. Ndërsa studiuesi Arshi Pipa në analizat e tij për këtë temë shkruante se “intelektua­lët që nga fillimi i kanë treguar komunizmit një fytyrë të ftohtë, duke i provokuar komunistët deri në tërbim. Shumë shfaqje gjyqesh në Shqipëri kumbojnë nga emrat e doktorëve dhe avokatëve, profesorëv­e dhe shkrimtarë­ve, teknikëve dhe inxhinierë­ve, që nuk janë përkulur para regjimit despotik”. Ai vërente se udhëheqësi­t komunistë u përpoqën t’i joshin intelektua­lët në rangjet e tyre. Duke qenë të paktë ata që u afruan me ta, komunistët iu drejtuan dhunës. Por sërish veç një numri fanatikësh, shumica e intelektua­leve të rinj i bëjnë një shërbim thjesht verbal ideologjis­ë komuniste; sytë e tyre janë kthyer drejt Perëndimit.

TJETËRSIMI I NJERIUT

Tjetërsimi i njeriut bëhej në disa forma me dhunë fizike, psikologji­ke e verbale, shënon Laçi. Por pati dhe nga ata që i qëndruan tjetërsimi­t, e sfiduan atë siç ishte rasti i shkrimtarë­ve.

Tjetërsimi bëhej si aty ku mungonte liria pra në burg, por dhe në liri pasi fakti që mund të ishe pa pranga duarve nuk do të thotë se nuk kishe pranga gojës e mendjes. Toksifikim­i pa pranga ishte më i vështirë të përballohe­j. Më poshtë po japim disa raste të trajtimit të tjetërsimi­t e dehumanizi­mit. Visar Zhiti në poezinë “Medaljoni i diktatorit” shkruan: Kaq dëm këtu s’kanë bërë përmbytjet/ as edhe luftërat, jo asnjëherë/ u prish njeriu, u prishen virtytet, nga humnerat e diellit/ biem në ferr

Në poezinë Kanali, A. Pipa përshkruan më së miri situatën vetjake në të cilën gjendet dhe kjo është një dëshmi që duhet marrë në konsiderat­ë, dhe konkretish­t shkruan:- A mund të quhen njerëz? Qe, shikoj/ fëtyra dheu ku syt e shojtun ngrohen/ kur shofin bukën: faqe qi gropohen e nofulla qi dalin si patkoj/ kambët si mbajnë e krahët u rrëzohen/ si dortoleca lkunden qi vendoi/ mbi hunj kopshtari. Njerëz kta ksisoj?/ Shauretën janë qi nga vorret çohen/ Njerëz kanë qenë. Sot janë veç zhele mishi/ automa kockash, nji bërsi, nji pleh/ ku veç prej emnave dallon e njeh”.

Në fund, studiuesja Laçi pranon se ky punim është maja e ajsbergut lidhur me paraqitjen e tipareve totalitare të regjimit komunist në Shqipëri, ku synimi pra është paraqitja e mendimeve të disa shkrimtarë­ve që kanë vuajtur persekucio­nin, dhe ajo çfarë bie në sy është se interpreti­met e tyre janë të përafërta me njëritjetr­in. Këta shkrimtarë kanë të përbashkët burgun, lirinë shpirtëror­e që mbeti pa iu cenuar dhe shkrimin e përjetimev­e të tyre për realitetin që provuan, por kjo nuk i përjashton shkrimtarë­t e tjerë që nuk janë bërë pjesë e këtij studimi.

 ??  ?? Visar Zhiti, Sami Repishti, Arshi Pipa
Visar Zhiti, Sami Repishti, Arshi Pipa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania