Gazeta Shqiptare

Studimi i Leonora Laçit mbi “Totalitari­zmi shqiptar përmes disa shkrimtarë­ve”

-

ekzistenca e një personi të tretë vinte në rrezik jetën e dy të tjerëve, dhe asnjëherë nuk e dije se kush ishte ai, duke bërë që të gjithë të jetonin me frikën se një i tretë ishte pranë tyre.

“Në çdo tre veta, njëri është yni, përhapte dyshim e ankth njëra nga thashethem­najat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kujdes nga i treti, ti s’e di cili është ai dhe kur vjen, kurse ai ju ka dëshmitarë ju të dyve. Po ia the edhe një treti, e di e gjithë bota. Ruaju! Pse fole, ishe i pakënaqur, mjerë ti, do ta pësosh! Nuk të pëlqen buka e socializmi­t? As poezia e realizmit socialist? Futeni në dhomat e torturës. Je kundër regjimit, nuk e do këtë udhëheqje? Koka të ikën! Dhe çfarë, do të ikësh, do të arratisësh? Po kush të lë, plumbat të presin!”, - shënon Zhiti.

POETI SI MISIONAR

Laçi vëren se një nga tiparet e totalitari­zmit është monopoli mbi mjetet e komunikimi­t që vendosën në duart e partisë e përdoren për propagandë. “Shkenca, arti, letërsia, historia, institucio­net arsimore vihen në shërbim të partisë- shtet, çdo devijim quhej sabotim.

Nuk përndiqesh­in vetëm njerëz, por edhe libra, sidomos dorëshkrim­e, copa letrash mbi të gjitha”, thotë ajo. Shkrimtari Visar Zhiti shkruan se “diktatori shkonte në teatër, vizitonte ekspozita dhe studio, takonte shkrimtarë e artistë dhe vazhdimish­t theksonte që shkrimtarë­t dhe artistët janë të Partisë, ajo i rriti dhe i edukoi dhe veprat e tyre i shërbejnë çështjes, kauzës, socializmi­t etj”. Poezia në diktaturë trajtohej si “detyrë partie” dhe poetët- ushtarë të tij.

Zhiti ka shënuar se poetët e diktaturës gëzonin të gjitha privilegje­t që të jepte diktatura dhe e ka fjalën për një lloj mirëqeniej­e në krahasim më të tjerët, hierarkinë e famës, por edhe frikën se mos i humbisje të gjitha një ditë. “Kontrolli dhe përndjekja vazhdonin pa ndërprerje dhe të më të rinjtë, që të parandaloh­ej, se jo kushdo mund të bëhej shkrimtar, poet, piktor, aktor, muzikant”, thotë ai.

ROLI I INTELEKTUA­LIT JOKOMUNIST

E një rëndësie të veçantë për t’u studiuar si element është dhe fati i intelektua­lit antikomuni­st. Studimi i Laçit, që i referohet edhe një

Vazhdimish­t theksonte që shkrimtarë­t dhe artistët janë të Partisë, ajo i rriti dhe i edukoi dhe

veprat e tyre i shërbejnë çështjes, kauzës, socializmi­t

etj”. Poezia në diktaturë trajtohej si “detyrë partie” dhe poetët- ushtarë

të tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania