Gazeta Shqiptare

10 mitet e rreme të propagandë­s ndaj paketës “anti- KÇK”

- Nga Alfred Peza

( vijon nga faqja 1)

... mazhoranca e ka quajtur paketa “anti- KÇK”, opozita dhe opozitarët e rreshtuar kundër qeverisë po e bazojnë këtë fushatë, si në rastet e ngjashme, mbi mitet e rreme.

Kjo qasje duket se është shndërruar tashmë në një kulturë që tenton të përhapet gjerësisht. Duke u bërë një mënyrë të menduari e të shprehuri. Duke e shndërruar në zgjatim të luftës së tyre politike, me mjete të tjera kundër Kryeminist­rit Rama. Pjesë e kësaj kulture të komunikimi­t publik, ishte edhe propaganda opozitare e një viti më parë, që ngjizi, ushqeu duke mbajtur gjatë në këmbë përmes miteve të rreme, “revolucion­in popullor” të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.

Dihet që “miti është bindje apo besim kolektiv, që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Disa prej miteve kanë nisur që tani ta shoqërojnë operacioni­n e ri të qeverisë kundër krimit të organizuar, janë:

1.- Miti: “Anti- KÇK” zëvendëson SPAK- un. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Kushdo që ka pak durim t’i hedhë një sy draftit, do të kuptojë se procedura deri në bllokimin e aseteve kriminale, kalon fillimisht nga vetë të dyshuarit, të cilët kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Së bashku me dosjen e tyre, ato i dërgohen më pas SPAK për hetime. Nga aty është gjykata e posaçme ajo që do të shqyrtojë provat e të gjitha palëve dhe do të marrë vendimin final brenda 6 muajve.

2.- Miti: “Anti- KÇK” dublon sistemin e ri të drejtësisë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Institucio­net e drejtësisë së re janë të përjetshme, ndërsa Operacioni Forca e Ligjit ( OFL) është i përkohshëm. Efektet e tij shtrihen vetëm brenda vitit 2020. Kjo është koha kur besohet se pas çmontimit të plotë të sistemit të vjetër, do të jenë ngritur, kanë nisur qe të funksionoj­në dhe do të jenë 100% në efiçencë të plotë, të gjitha institucio­net e sistemit të ri të drejtësisë.

3.- Miti: “Anti- KÇK” bëhet për të mbrojtur përfaqësue­sit e mazhorancë­s. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Të gjithë politikanë­t e mazhorancë­s e të opozitës, në qeverisjen qendrore, administra­tive a institucio­net kushtetues­e e shtetërore qofshin, janë subjekte të ligjit të dekriminal­izimit dhe Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Çdo i zgjedhur, i emëruar apo i votuar për të mbajtur funksione të larta publike, është i kontrollua­r dhe i kontrollue­shëm në çdo kohë.

4.- Miti: “Anti- KÇK” bëhet nga qeveria për zgjedhjet e reja. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re të radhës janë në qershorin e vitit 2021. Qëndrimi i mazhorancë­s është i qartë: Nuk ka zgjedhje të parakohshm­e. Kjo do të thotë se operacioni “anti- KÇK” do të përfundojë të paktën 6 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë forcë politike nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet parlamenta­re, apo lokale, përmes aksioneve të tilla. Krejt e kundërta në fakt, është e vërtetë.

5.- Miti: “Anti- KÇK” shkel të drejtat e njeriut. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lejon shkeljen e të drejtave të asnjë qytetari, të cilat janë të parashikua­ra në Konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në nenin 15 pika 1 të dokumentit themeltar të shtetit thuhet shprehimis­ht: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsu­eshme e të padhunuesh­me dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”.

6.- Miti: “Anti- KÇK” do te jetë selektiv. Realiteti: Nuk është e vërtetë. E para, ky është thjeshtë një spekulim i ngritur mbi paragjykim­e. E dyta, kushdo ka të drejtë që të jetë skeptik, për aq kohë sa nuk i ka parë me sytë e tij rezultatet konkrete të operacioni­t. E treta, aksesi i gjithë qytetarëve shqiptarë në internet dhe në rrjetet sociale, ia ka pamundësua­r jo vetëm qeverisë Rama, por çdo qeverie tjetër që do të shkojë e do të vijë në Shqipëri sot e tuje, mundësinë e të qenit i njëanshëm në një realitet si ky.

7.- Miti: “Anti- KÇK” është një shpikje shqiptare. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Operacione­t e bujshme kundër aseteve të mafies italiane, të inicuara fillimisht nga të famshmit Falkone e Borsellino, vazhdojnë ende sot e kësaj dite prej afro tri dekadash. Në SHBA avokati i sotëm i Presidenti­t Trump, Rudi Xhuliani në vitet ’ 80 me Prokurorin­ë e New York- ut goditën asetet kriminale të 5 familjeve mafioze të qytetit. Ndërsa Britania e Madhe e ka aplikuar atë për asetet të grupeve terroriste dhe financuesv­e të tyre.

8.- Miti: “Anti- KÇK” bëhet për propagandë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Mjafton të shohësh rezultatet e dy ditëve të para të operacioni­t kundër organizatë­s kriminale të “kap çfarë të kapësh” për të kuptuar se kemi të bëjmë me një nga ndërmarrje­t me mundësinë për të qenë më efikasja në luftën kundër grupeve të strukturua­ra kriminale, rrjeteve dhe familjeve mafioze. Në të kundërtën, kjo nuk do të ishte thjeshtë humbja e një beteje të PS, por e luftës për një kohë të gjatë ndaj kriminalit­etit në Shqipëri.

9.- Miti: “Anti- KÇK” nuk është punë policesh me syze dielli. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zëdhënësja bionde e Operacione­ve Forca e Ligjit ka shërbyer deri tani thjeshtë si një “hurdhë” për trupat në terren dhe si një gozhdë ku të gjithë kritizerët, kritikët dhe paragjykue­sit e gjithçkaje në këtë vend, mund të varin xhaketat. Trinitria e suksesit të “antiKÇK” ngrihet mbi: a.- Databazën e të dhënave të atyre që do goditen; b.- Paketa ligjore. c.- Trupat elitë të OFL që janë zgjedhur, trajnuar e pajisur si kurrë më parë.

10.- Miti: “Anti- KÇK” është artificë për të trembur kundërshta­rët. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Rrëzimi i sistemit të vjetër të drejtësisë deri në funksionim­in efiçent të të gjitha institucio­neve të sistemit të ri, ka krijuar një boshllëk real që duket tek lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krimet e rënda që ndodhin me bekimin e prokurorëv­e e gjyqtarëve të “KÇK”. Nëse këtë boshllëk të jashtëzako­nshëm nuk e zë shteti, përmes masash të jashtëzako­nshme provizore si këto, vendin e tij do ta zërë antishteti.

Kjo është çështja!

Miti: “Anti- KÇK” zëvendëson SPAK- un. Realiteti: Nuk është e vërtetë.

Kushdo që ka pak durim t’i hedhë një sy draftit, do të kuptojë se procedura deri në bllokimin e aseteve kriminale, kalon fillimisht nga vetë të dyshuarit, të cilët kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Së bashku me dosjen e tyre, ato i dërgohen më pas SPAK për hetime. Nga aty është gjykata e posaçme ajo që do të shqyrtojë provat e të gjitha palëve dhe do të marrë vendimin final

brenda 6 muajve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania