Gazeta Shqiptare

OFL, apo e thënë ndryshe, policia personale e Ramës…

- Nga Artur ZHEJI

( vijon nga faqja 1)

... se shpikja e kujt është pra ky korpusi i ri policor, OFL. Por, megjithatë, gjykuar së jashtmi dhe nga rreshtimi, nga veshjet, nga jelekët e rinj dhe syzet e zeza me një dizenjim të veçantë, duken të mirëveshur dhe të devotshëm. Askush nuk e di, se çfarë do bëjnë në të ardhmen, forcat “Shqiponja” për shembull, do mvaren nga këta të OFL- së, apo këto shqiponjat tashmë do të fluturojnë ulët, sepse radhën e kanë OFL- istat me syze të errëta?

Apo forcat elitë të FNSH- së, forcat e famshme të ndërhyrjes së shpejtë, që i kemi parë edhe me maska antiterror nëpër aksione të rrezikshme…

OFL, shfaqet me një look, paksa ndryshe, ku bien në sy, gjyzlykët e zeza…

Syzet e errëta fshehin sytë, por janë të pamjaftues­hme për të maskuar fytyrën nga krimi i organizuar, që i njeh edhe pa syze. Nga ana tjetër, dihet se “çunat e krimit”, mbajnë dhe ata shpesh syze të errëta dhe kapuça alpinë! Por mbi të gjitha, “çunat e krimit”, që janë edhe “çuna problemati­kë” në kohë zgjedhjesh, kanë xhepin e ngrohtë me shumë para, kanë makinat më të shpejta dhe mbi të gjitha, ata kanë dhe numrat e duhur të telefonave të duhur, të shefave të duhur, në celularët e tyre.

Mirëpo këto ditë, ashtu sikundër bëmë me dije, hyri në skenë një korpus i ri policie, ku bien në sy, gratë police dhe sidomos “spikerja” e tyre, me tipare të ftohta gjermanike…

Që gocat bionde me syze të errëta të OFL- së së fushatës së re anti- krim, të kenë pra ndonjë shans të vërtetë, që të fitojnë ndonjë betejë të vërtetë në qoftë se do ketë ndonjë luftë të vërtetë kundër krimit, nuk duhet të tradhtohen në mes të rrugës nga kryeshefat e tyre. Sidomos kur afron fushata zgjedhore dhe çunat problemati­kë me syze të zeza, shndërrohe­n si nëpër përralla, në çunat që mbledhin votat e duhura për pushtetin. Ah, po në qoftë se qeveria po përgatit personazhe­t dhe aktorët e filmit të ri serial dhe televiziv: “Lufta kundër krimit 2020”, mund të thuhet se këto policet bionde, me flokë të oksigjenua­ra me kaq kujdes në parukeri, janë jashtë çdo dyshimi, një yll i vërtetë. Dhe së bashku ato krijojnë, një gati “racë” të re policësh mod

Syzet e errëta fshehin sytë, por janë të pamjaftues­hme për të maskuar fytyrën nga krimi i organizuar, që i njeh edhe pa syze. Nga ana tjetër, dihet se “çunat e krimit”, mbajnë dhe ata shpesh syze të errëta dhe kapuça

alpinë!

Por mbi të gjitha, “çunat e krimit”, që janë edhe “çuna

problemati­kë” në kohë zgjedhjesh, kanë xhepin e ngrohtë me shumë para, kanë makinat më të shpejta dhe mbi të gjitha, ata kanë dhe numrat e duhur të telefonave

të duhur, të shefave të duhur, në celularët e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania