Gazeta Shqiptare

Disiplina, shtrëngatë ndaj Bylisit Reagon Goxhaj: Ju kam lënë Zotin

Gjobë edhe për Tiranën, e cila duhet të paguajë edhe dëmet e tifozërisë në "Air Albania Stadium" Tetë ndeshje pezullim mbrojtësit dhe dy për presidenti­n Kapllanaj

-

krijuara. "1. KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatore­ve në bazë të nenit 65/ 4/ a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 ( njëqindmij­ë) lekë. 2. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbl­eje dëmtimet e shkaktuara brenda 15- ditësh në stadiumin "AIR Albania" nga spektatorë­t përkatës sipas akt konstatimi­t të personave përgjegjës ne stadium. 3. KF Bylis për sjellje të gabuar të spektatore­ve në bazë të nenit 65/ 3/ c dhe 65/ 4/ a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 ( pesëdhjetë­mijë) lekë.

5. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo- Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/ 1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës. 6. Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/ 4 të KDS, dënohet me 8 ( tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti," ishin ndër vendimet kryesore të ditës së djeshme.

REAGIMI I GOXHAJT

Futbollist­i i Bylisit Jurgen Goxha reagoi brenda pak minutash për pezullimin me 8 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit Orlando Kuka duke tentuar t'i jepte fanellën e tij në takimin Bylis- Vllaznia 2- 2. Qendërmbro­jtësi i skuadrës mallakastr­iote i drejtohet anëtarëve të Komisionit të Disiplinës se "Zoti do t'jua çojë ( dënimin) atje ku ju dhemb më shumë!" duke lënë të kuptohet se nuk pajtohet aspak me këtë penalizim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës. Për shkak të rrëmujës së krijuar në sfidën Bylis- Vllaznia 2- 2, Disiplina vendosi të pezullojë për dy ndeshje presidenti­n e klubit mallakastr­iot Besnik Kapllanaj për përdorim të gjuhës jo- sportive dhe mungesë të "fair- play" pas takimit në "Adush Muça". Përveç kësaj, Bylisi u gjobit me 50 mijë lekë për sjellje të pahijshme të tifozëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania