Gazeta Shqiptare

Anti-’ KÇK’ ‘ shënjestro­n’ dy të ' fortët' e radhës, iu kërkon pasuritë Ben Qimes dhe Saimir Taullaut

Kundërshta­ri i Aldo Bares i dënuar më parë për drogë u ka shpëtuar dy atentateve

-

Operacioni "Forca e Ligjit", i njohur edhe si paketa Anti"KÇK", iu dërgoi dje formularët paralajmër­ues dy "të fortëve" të Fierit dhe Lushnjës, duke i urdhëruar të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve. Në shënjestër të OFL janë vënë dy personazhe të njohur të botës së krimit, përkatësis­ht Saimir Taullau, nga Lushnja, dhe Arben Isufi, nga Fieri, ky i ditur i njohur me pseudonimi­n "Ben Qimja", i akuzuar për vrasje. Operacioni Forca e Ligjit deklaroni se Saimir Taullau më parë ka qenë i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitje e narkotikëv­e" në bashkëpuni­m. Ai është pronar i disa bizneseve dhe tashmë brenda 48 orëve duhet të justifikoj­ë si i ka ngritur, ndryshe do të sekuestroh­en. I dyti është Arben Isufaj ( Ben Qimja), i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Taullau dhe Isufaj duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për ndjekje të mëtejshme. Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar materialet për Altin Hajrin, Leonard Hajrin ( janë regjistrua­r dosjet) dhe Martin Bletën, Artan Docin, Ardjan Docin, Gentian Finiqin dhe G. M. në pritje të regjistrim­it.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Në vijim të operacioni­t Forca e Ligjit dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", në bashkëpuni­m; A. I., banues në Fier, i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale "Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së. Më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për ndjekje të mëtejshme. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikua­ra në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmëri­së së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. Gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar materialet për shtetasit: A. H., L. H., G. F., G. M., A. D., M. B. dhe A. D.

LIRIMI I BEN QIMES

Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorin­ë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombët­ar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimi­n e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine. Disa herë ai është arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimt­ar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

KUSH ËSHTË BEN QIMJA

Arben Isufi ( Ben Qimja) dyshohej se është marrë me aktivitet kriminale në Holandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderue­shme kokaine dhe heroinë. Arben Isufi dyshohet se ka trafikuar nga Holanda në drejtim të Italisë sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Në grupin kriminal, ku ai bën pjesë, i përbërë me 11 persona, ishin dhe dy korrierë grekë, ndërkohë pjesa tjetër sipas dokumentev­e italiane kanë qenë shtetas shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Fierit.

Sasia e drogës e sjellë nga Holanda në Itali, është shpërndarë në qytetin e Melegnanos. Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe "Ben Qimja" transporto­nte dhe mbante me qëllim që ta shpërndant­e sasinë e kokainës në Itali. Ai është arrestuar më parë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombët­ar droge dhe pjesëmarrj­e në organizatë kriminale.

KUSH ËSHTË SAIMIR TAULLAU

Në vitin 2017, i ka shpëtuar sërish një atentati, duke marrë vetëm një plumb. Ai njohët si biznesmen në Lushnje, por aktiviteti­n e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi e Itali. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si

autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, e cila kishte disa biznese,

duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi I Bares.

 ??  ?? Arben Isufi
Arben Isufi
 ??  ?? Saimir Taullau
Saimir Taullau

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania