Gazeta Shqiptare

Soreca: "Forca e ligjit", po e monitorojm­ë nga afër

Kryediplom­ati: BE do të japë 6 milionë euro për efikasitet­in në kufi Ardi Veliu: Nuk do të ketë asnjë tolerancë

-

Po monitorojm­ë nga afër zbatimin e ligjit, sepse për ne është e rëndësishm­e mënyra se si do të zbatohet". Kështu u shpreh ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, për aksionin e rëndësishë­m "Forca e Ligjit". Prej pak ditësh ka nisur në Shqipëri vërtetimi i pasurive jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por dhe të elementëve të krimit, të cilët nëse nuk justifikoj­në atë që kanë, do iu sekuestroh­et direkt. "Më pyesni sikur unë jam prokuror apo në krye të Operacioni­t Forca e Ligjit, por nuk jam. Ajo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishë­m të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE- së është e rëndësishm­e mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojm­ë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut", tha Soreca. Kryediplom­ati i BE- së deklaroi se shumë shpejt do të takohet me kreun e SPAK- ut për t'u siguruar që ligji të zbatohet në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmër­oi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata presona, që do të jenë subjekt i paketës "Anti- KÇK". "Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementu­ar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo preson që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë", deklaroi Veliu. Zbatimi i paketës "Anti- KÇK" po monitorohe­t nga Bashkimi Europian, siç u shpreh dhe diplomati. Ambasadori, Luigi Soreca, në krah të drejtorit të Policisë së Shtetit, në pikën doganore të Kakavijës ku ishin për inspektim vlerësoi bashkëpuni­min e policisë shqiptare me FRONTEX, duke theksoi se përgjatë 2019 u ndaluan mbi 10 mijë klandestin­ë. Për të rritur efikasitet­in e policisë në kufi, BE do të japë 6 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania