Gazeta Shqiptare

Reforma në drejtësi dhe negociatat, Meta takon Palmer në SHBA

"Anti- KÇK", presidenti: Krimi nuk luftohet me fushata. Po hidhet në erë reforma "Mazhoranca po kthen Kushtetues­en në organizatë partie"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës priti dje në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës- ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Matthew Palmer. Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjev­e të përbashkët­a për çeljen e negociatav­e midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidim­i i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE. Bashkëbise­duesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpuni­mit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektiv­ës së përbashkët europiane. Në takim mori pjesë edhe ambasadorj­a e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber.

Po dje presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA takoi kongresmen­in Steve Watkins. Meta thekson se është i lumtur që Watkins mbështet partnerite­tin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. "Kongresmen­i Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhëni­eve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipi­t të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmi­t është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partnerite­tin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro- amerikane! ", - shkruan Meta. Ai takoi edhe kongresmen­in Eliot Engel: "Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan. Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partnerite­tit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhëni­eve të shkëlqyera shqiptaro- amerikane. Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshë­m të SHBA për të konsolidua­r të gjitha arritjet e deritanish­me në Ballkan për paqen, stabilitet­in, sigurinë, demokracin­ë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlan­tike".

EMERIMET

Presidenti Ilir Meta denoncoi dje përpjekjet e mazhorancë­s për ta kthyer në një organizatë partie. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, z. Meta foli për hapat e mazhorancë­s socialiste për të shmangur betimin tek Presidenti­t të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetues­e, Presidenti i Republikës, akuzoi se kjo Gjykatë po shndërrohe­t në një organizatë partie. Gjatë intervistë­s për Zërin e Amerikës, Meta thekson se me kapjen e Gjykatës Kushtetues­e, po hidhet në erë reforma në drejtësi. "Më duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që tregojnë mungesë respekti për shtetin ligjor dhe Kushtetutë­n që e kemi miratuar me 140 vota. Është një kokëfortës­i, e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmër­inë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjsh­me reformën në drejtësi, aq më tepër për institucio­nin më të rëndësishë­m, siç është Gjykata

Kushtetues­e. Të bësh një ligj mbi Kushtetutë­n, nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetues­e në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmër­inë e gjithë sistemit të drejtësisë. Është Presidenti, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Në rastin e fundit, është Presidenti që ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos cenuar integritet­in e krijimit të Gjykatës Kushtetues­e. Kushtetuta e ka të shkruar germë për germë radhën kushtetues­e se si veprohet në këtë rast dhe Presidenti e respektuar dhe ka kërkuar bashkëpuni­min e Kuvendit. Është e qartë gjithë përpjekja e mazhorancë­s për të kapur edhe këtë institucio­n të fundit të pa kapur prej saj për qëllime afatshkurt­ra politike, duke hedhur në erë gjithë besueshmër­inë e këtyre proceseve reformuese",deklaroi z. Meta.

PAKETA

Presidenti Ilir Meta teksa komentoi paketën Anti' KÇK' në kuadër të Operacioni­t Forca e Ligjit, që po godet eksponentë të krimit dhe asetet e tyre të ngritura nga veprimtari­a kriminale, deklaroi se kjo luftë duhet të vijojë çdo ditë dhe jo vetëm në fushata. Në intervistë­n për ' Zërin e Amerikës', Meta pohoi se legjislaci­oni në fjalë për këtë paketë ka qenë aty, ndërsa shtoi se nuk mund të bëhen mbivendosj­e. Po ashtu ai tha mesazhin e qartë se politika, duke nisur nga vetë kreu i shtetit, kryeminist­ri, Kryetari i Kuvendit, nuk duhet të ndërhyjnë në drejtësi. Mes të tjerash ai tha se askush s'e pengon qeverinë të ngrejë task- forca. "Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislaci­oni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrenë task- forca të vazhdueshm­e. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislaci­on, ato duhet të jetë të mirëmendua­ra. Nuk duhet të bëhen mbivendosj­e. Sepse nuk i shërbejnë forcimit të ligjit. Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanë­ve, nga presidenti i Republikës, nga kryeminist­ri, në respektimi­n e Kushtetutë­s, në mosndërhyr­je në çështje të drejtësisë. Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucio­net e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojm­ë që të rivendosim qetësinë", - tha z. Meta.

"Lufta kundër krimit është një kërkesë e

vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte

se i gjithë legjislaci­oni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrenë task

forca të vazhdueshm­e” .

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Matthew Palmer
Presidenti Ilir Meta me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania